Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-05-07, 11:27   #12
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mendjemprehtėsia
Na rronte njėherė njė prijės i ri, qė njihej jo vetėm pėr trimėrinė por kryesisht pėr karakterin e harbuar e tekanjoz. Njėherė thirri me plakun e fshatit tė rripte njė gur, e pastaj tė pėrgadiste njė drekė pėr tė ftuarit e tij.
Plaku,i zėnė ngushtė u kthye nė shtėpi i vrerosur dhe i tregoi vajzės sė tij tė vetme pėr urdhėrin e ēuditshėm tė prijėsit. Vajza ishte e re,shumė e bukur por edhe shumė mendjeprehtė.
Ajo e qetėsoi tė atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte. Dhe me tė vėrtetė, nė mėngjes shkoi te babai i saj me njė thikė nė dorė dhe i tha:”Jepja kėtė thikė prijėsit dhe i thuaj ta therė nė fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepėsh e t’i marrėsh lėkurėn”.
Plaku veproi tamam ashtu siē e mėsoi e bija. Prijėsi u zemrua dhe i tha:
- Ku ke ndėgjuar or plak,qė tė therret guri? Mos kėrkon tė tallesh me mua?
Plaku u pėrkul tėrė nderim dhe iu pėrgjigj:
- Nuk guxoj tė tė kundėrshtoj o prijės,po ku ėshtė ndėgjuar tė rrjepėsh lėkurė nga njė gur?!
Prijėsit i pėlqeu pėrgjigja dhe duke marrė vesh se fjalėt e plakut dilnin nga mendja e sė bijės, u martua me tė.
Vėshtirė e pati prijėsi me gruan e tij tė re. Ajo doli mė e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cėnoi keq sedrėn e sėmurė tė prijėsit,aq sa vendosi tė ndahet prej saj,megjithėse e donte si mė parė.
- Unė po shkoi pėr gjueti,por ki mendjen:po qe se ti para kthimit tim do tė zgjidhėsh qoftė edhe njė ēėshtje,me mua nuk ke punė mė,do tė ndahemi njėherė e mirė.
Kaloi njė ditė,dy apo mė tepėr dhe te fqinjėt erdhi njė mik.Natėn pela e mikut polli njė mėz. Nė mėngjez miku,kur mori vesh lajmin u gėzua shumė, por tė zotėt e shtėpisė filluan tė ngulnin kėmbė se mėzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.
Filluan tė grindėshin dhe pėr tė sheshuar problemin vendosėn tė ftojnė gruan e prijėsit. Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesė. Ajo kėrkoi ndjesė pėr vonesėn duke u shfajėsuar se rrugės,duke ardhur,pa pėrroin qė kishte marrė zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletė tė thata.
Tė gjithė u habitėn. Edhe miku edhe tė zotėt e shtėpisė.
- Zjarrin e shuajnė me ujė e jo me fletė tė thata,e pastaj,ku ėshtė dėgjuar qė tė digjet uji?!- thanė ata.
Gruaja e prijėsit qeshi nėn buzė dhe u pėrgjigj:
- Po qė se e keni tė qartė se kjo nuk ndodhė,si nuk mund tė kuptoni se qerrja s’mund tė pjellė mėza?
Nė kėtė mėnyrė u zgjidh edhe grindja nė dobi tė mikut.
Kur u kthye nga gjyetia,prijėsi mori vesh qė grueja e tij kishte shkelur porosinė qė i kishte dhėnė. Ai u gėzua dhe i propozoi gruas tė marrė me vete gjithēka dhe ēfardo qė do e tė largohet nga shtėpia e tij e tė shkojė te tė sajtė,apo ku tė dėshirojė.
- Mirė, unė pranoj, por para se tė largohem dėshiroj tė hamė sė bashku darkėn e fundit tė lamtumirės, - u lut ajo dhe,pasi mori pėlqimin e tė shoqit,shtoi sofrėn.Gjatė darkės ajo e dehu tė shoqin,pastaj,me kujdes,qė tė mos e zgjonte,e ngarkoi nė qerre dhe sė bashku me tė u nis pėr te prindėrit e saj.
Rrugės prijėsi u zgjua dhe i habitur qeshi:
- Ku po mė qon kėshtu?
E shoqja, si gjithnjė,u pėrgjigj qetė:
- Si ku? A mė urdhėrove tė largohem nga shtėpia jote dhe mė lejove tė marr me vete gjithēka qė mė nevojitet dhe ēfarėdo qė dua? E pra,unė ty tė dua mė tepėr dhe asgjė tjetėr.Prandaj dhe tė mora vetėm ty pėr tė prindėrit e mi.
Prijėsi i habitur me mendjen e mprehtė tė gruas u kthye nė shtėpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.



Populli nuk thotė kot:” O ZOT, NA RUAJ MENDJEN”.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 10-05-07 nė 11:31
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė