Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 13:21   #33
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mbretėreshė Evangjelia

Mbretėreshė Evangjelia

Nje here e nje kohe, na ishin dy vellezer, Arturo dhe Matiani..
Arturo, na ishte vellai i madh, dhe Matiani ishte vellai i vogel.
Nje dite prej ditesh, kur te dy vellezrit po shetisnin neper rrugicat e fshatit, Arturo takoi Evangjelien…

Ajo ishte shume e bukur!
Arturo u dashurua marrezisht me bukuroshen Evangjelie, mirepo edhe Evagjelia e pelqeu Arturon se ishte djal i pashem…
Arturo me pas vendosi te shkonte te shtepia e Evagjalies, per te takuar prinderit e saj dhe t’u kerkonte atyre doren e Evagjelies per nuse…
dhe ashtu beri…
Me pas ata u martuan bashk.
Ne shtepin e Artuos dhe Matianit, gjendja ekonomike ishte shume e rende, dhe nuk kishin as buke te hanin…
keshtu nje dite prej ditesh vellai i madh Arturo, vendosi te iki ne kurbet, ne Turqi…
ai u largua duke i premtuar gruas se tij se nje dite do kthehej serish pran saj, dhe ajo te mos e harronte se ai e donte shume.
dhe Evagjelia e donte shume Arturon, dhe u deshperua shume nga largimi i tij per ne kurbet.
Nderkohe, pas pak kohesh, vellai i Arturos, Matiani, ne bindjen e plot te tij se vellait te vet do t’i ndodhte dicka e keqe ne kurbet dhe nuk do kthehej me,,,i kerkon Evagjelies te martohej me te…mirepo Evagjelia nuk pranoi, se e donte shume Arturon dhe i kishte dhen fjalen se do e priste ate deri ne vdekje…
Keshtu Matiani u nevrikos dhe e rrahu shume Evagjelien dhe e groposi te gjall Evagjelien ne nje varr me gure..dhe iku ne shtepi..
Pas pak, aty pran varrit, kalon nje Bej, hipur ne nje kal te bardhe,,ne nje cast ai po degjonte disa renkima sikur vinin nga larg,,,
Zebret nga kali dhe po degjonte me imtesi,,,kur u afrua tek varri me gure, kuptoi se renkimat po vinin prej aty…
E zbuloi varrin dhe aty gjeti Evagjelien e bukur qe e kishte varrosur te gjall i kunati i saj i keq, Matiani.
Beu filloi ta pyes Evagjelin se, cfare i kishte ndodhur…?, ajo i tregon historin atij se, si i kunati i saj i’a kishte bere…
Ajo i’u lut Beut qe ta merrte me vete dhe ta largonte nga aty, se ne shtepin e saj nuk kthehej dot serish..
Dhe Beu e mori me vete Evagjeline e bukur!
Pasi vajten ne shtepin e Beut, Beu i tha Evagjelise se ajo duhej te punonte qe te rrinte aty, dhe e beri sherbetoren e shtepis.
Evagjelia u gezua qe Beu e mbajti ne shtepi dhe i dha edhe pune…
Beu ishte i martuar dhe me nje femij, ai kishte nje djal.
Por ne shtepin e tij ai kishte punesuar edhe nje hamall, i cili merresh me blegtorine dhe bujqesin ne shtepin e Beut.
Beu dhe e gruaja e tij ishin shume te kenaqur qe kishin nje sherbetore si Evangjelia, ajo u bente te gjitha punet e shtepise dhe ishte shume e sjellshme…ata e moren shume per zemer Evangjeline…edhe Evangjelia ishte shume e kenaqur qe punonte ne nje familje te mire.
Nje dite prej ditesh, hamalli shkon per dru ne pyll, kur ai kthehet nga pylli me mushken me dru, i therret Evangjelise per ta ndihmuar ate qe te shkarkonin mushken me dru..dhe Evangeli e ndihmonte..
Ai nisi perdita qe te kerkonte ndihmen e Evangjelise…
Nje dite hamalli i thot Evangjelise se kishte ren ne dasiuri me te dhe i kerkon qe te martohen…
Por Evangjelia nuk pranzi, dhe ajo i thot se ishte e martuar dhe se do priste burrin e saj Arturon te cilin e donte shume dhe se ishte e bindur qe nje dite do bashkohej prap me te.
Hamalli u merzit shume me Evangjeline, dhe vendosi qe te hakmerrej ndaj saj!
Mirepo ai e dinte se te zotet e shtepise, e kishin shume per zemer Evangjeline, dhe nuk po gente dot nje menyre se si te hakmerrej ndaj saj…
Nje nat hamalli, priti deri vone sa fjeten te gjithe, merr nje thike edhe vete ther te birin e Beut, me pas ai shkon e vedos thiken posht jastekut te Evangjelise.
Kur zgjohen ne mengjes Beu me gruan e tij dhe ven ne guzhine per te ngren mengjesin, ēuditerisht, si asnje dite tjeter ata vune re se djali i tyre, i cili cdo dite ngihej shpejt ne mengjes, ate mengjes ai nuk po dukej!
Te dy bashke, Beu me gruan e tij shkuan tek dhoma e djalit dhe e gjejn djalin te vdekur. ...

__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė