Tema: Perralla!!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 23:45   #35
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Drejt mirėsisė vrapo !

Drejt mirėsisė vrapo !


Me ta dėgjuar, i moshuari iu afrua dritares dhe pasi e hapi atė, e pyeti dallėndyshen: Ēfarė kėrkon o zog i vogėl?
Dallėndyshja iu pėrgjigj: Neve na erdhi koha e shtegėtimit…Shoqet e mia po shkojnė tufa-tufa, ndėrsa unė mendova pėr ty qė je njė njeri i vetmuar, sikurse edhe unė jam njė zog i vetėm… Sa mirė do tė ishte sikur tė mė lejoje tė kalonim bashkė kėtė stinė tė ftohtė dimri… Tė lutem mė prano nė shtėpinė tėnde, se kėtu jashtė tė ftohtėt sapo ka filluar!
Nė netėt e gjata e tė ftohta tė dimrit do tė ndajmė sėbashku hallet dhe do tė shpėtojmė nga vetmia…
I moshuari, i dėgjoi fjalėt e zogut tė vogėl dhe u mendua…Mirėpo, krenaria e tij vetiake nuk e pranoi njė kėrkesė tė tillė dhe pa as njė as dy i tha dallėndyshes: Jo!
Tė nesėrmen, nė tė njėjtėn kohė dėgjoi tė qukiturat e dallėndyshes sė vogėl…
Pėrsėri ajo kishte ardhur pėr t'ju lutur tė moshuarit me dėshirėn dhe kėrkesėn e saj…
Por, pėrsėri nga plaku mori tė njėjtėn pėrgjigje: Mos kėmbėngul, pasi kėtė s'mund ta pranoj! Njerėzit do tė pandehin se kam dashur ta kaloj vetminė me njė zog tė vogėl dhe do tė mė vėnė nė lojė!
Ditėn e tretė, zogu erdh po nė tė njėjtėn orė pranė dritares…
Iu lut dhe iu pėrgjėrua plakut por mė kot, pėrgjigjja e tij ishte e prerė: Jo!
Me tė rėnė errėsira, plaku filloi tė mendojė pėr zogun dhe fjalėt e tij dhe pas pak u bind se ai kishte tė drejtė dhe se ata tė dy mund tė kalonin dimrin sėbashku duke i bėrė shoqėri tė mirė njėri- tjetrit.
E ēfarė ka?- tha me vete plaku, tė lė pas krahėve krenarinė time budallalleske, e tė ndaj ēdo natė dimri me njė zog tė vogėl e tė ėmbėl…
Pasi u mendua gjatė e gjatė, vendosi ta pranonte zogun e vogėl nė shtėpinė e tij, sapo ai tė vinte tė nesėrmen.
Ditėn tjetėr nė mėngjes, plaku iu afrua dritares dhe me dėshirė tė madhe po e priste kohėn nė tė cilėn do tė vinte dallėndyshja e vogėl pėr tė qukitur nė dritaren e tij dhe pėr tė pėrsėritur pėrpara syve dhe veshėve tė tij tė njėjtat fjalė e tė njėjtėn kėrkesė, por njė gjė e tillė nuk ndodhi…
Njė mėrzi e thellė e pushtoi zemrėn e tij dhe duke u ngrohur pranė sobės sė vjetėr, pėshpėriti me vete: Ndihma qė mund t'i jepja atij zogu tė vogėl, nė kėto ditė tė ftohta ishte e rendėsishme, por…
Ditėt kaluan dhe netėt e errėta tė dimrit shkuan, por dallėndyshja nuk erdhi mė nė dritaren e plakut tė moshuar…
Tashmė plaku e kishte vendosur se me tė kaluar ditėt e ftohta tė dimrit dhe me tė ardhur pranvera, ai do ta kėrkonte dallėndyshen e pasi ta gjente atė nuk do ta braktiste mė…
Ditėt pasuan njėra-tjetrėn dhe nė njė ditė tė bukur pranvere, nė qiellin e pastėr filluan tė duken tufat e para tė dalėndysheve shtegtare qė ktheheshin sėrish nė atė vend…
I moshuari, filloi tė kėrkonte pėr tufėn e dallėndyshes sė vogėl dhe pas pak e gjeti atė…
Duke i vėshtruar me vėmendje tė gjitha dallėndyshet e asaj tufe, vuri re se asnjėra prej tyre s'i ngjasonte dallėndyshjes sė vogėl, prandaj duke mos humbur kohė, iu drejtua tė parit tė tufės, duke i thėnė: Unė kėrkoj njė dallėndyshe tė vogėl nga tufa e juaj… Dhe filloi t'i tregonte pėr tė dhe historinė e tij nė ditėt e para tė dimrit.
Ndėrkohė, pasi kishte dėgjuar tė gjithė ngjarjen, i pari i tufės iu pėrgjegj: Eh! Njė plak i urtė kėrkon njė dallėndyshe tė vogėl, por ai harron se mosha e dallėndysheve ėshtė vetėm gjashtė muaj, jo mė tepėr…!
Sa keq!
Njeriu kėshtu ėshtė!
Me tė vėrtetė! Jeta, sa shumė tė fshehta dhe ideale strehon nė brendėsinė e saj, ndėrkohė qė ne njerėzit jemi aq tė zėnė, saqė nė shumė raste na mbesin pa i zbuluar!

Pėrktheu Elona Sytari
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė