Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-07-08, 11:35   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Pasardhėsit e heronjėve tė “Lahutės sė Malsisė” e zhvendosėn betejėn nė Amerikė

Nikollė Shala, nip i Vocėrr Balės, prijės i dragonjėve nė Kėngėn e 16-tė tė “Lahutės sė Malėsisė” erdhi nė Amerikė me betimin se do tė ecte nė gjurmėt e gjyshit, dhe se gjakun e tė atit, axhės dhe dajave, qė u vranė vetėm pse ishin shqiptarė, nuk do ta harronte… Pasuri e dije do t’i vinte nė ndihmė tė ēėshtjes shqiptare. Beteja e dragonjėve me kuēedrėn nuk ishte braktisė, vetėm ishte ndėrruar sheshi i betejės, nga Malėsia nė Amerikė.

NGA DALIP GRECA

Komuniteti shqiptar ka shumė aktivistė qė i janė pėrkushtuar ēėshtjes shqiptare, kanė shkrirė pasurinė pėr tė, por askund nuk ndjehen pėr ē’ka kanė bėrė; nuk rrahin gjoksin; pėrkundrazi, heshtin, ndėrkohė qė disa tė tjerė mashtrojnė ; vetė apo me ndihmėn e miqėve po pėrpiqen ta rishkruajnė historinė e diasporės sipas dėshirės sė tyre duke e paraqitur veten si epiqendėr nė vorbullėn e ngjarjeve. Pa t’i dėgjosh kur flasin nėpėr tubime ata apo miqtė tė tyre se pa ta historia e diasporės do tė kishte ngecur nė vend.
Eshtė dashur shumė kohė pėr tė bindur, qė tė flasė pėr Illyria-n, Nikollė Shalėn, njė nga nismėtarėt e lėvizjes pėr organizimin shqiptare nė SHBA nė fund tė viteve ’80 e fillimin e viteve ‘90; njė ndėr 6 shqiptarėt qė iu bashkuan ish kongresistit republikan, Joseph DioGuardi dhe ia nisėn takimeve me senatorė e kongresistė pėr ēėshtjen shqiptare. Ėshtė ndėr investuesit e parė pėr krijimin e Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Nuk ka kursyer pasurinė e vet pėr fe e Atdhe.
Po kush ėshtė Nikoll Shala? Kush ishin parardhėsit e tij dhe pėrse e la vendlindjen, sheshbetejėn, ku Vocėrr Bala kishte mundur kuēedrėn, ndėrkohė qė tė bijtė e prijėsit tė Dragonjėve u vranė pas shpine prej Kuēedrės?

Prijėsi i dragonjėve, Vocėrr Bala

Historia e merr fillesėn tek rrėnjėt, sa mė tė thella janė ato, aq mė jetėgjatė mbetet vetė historia. Kush ka lexuar “Lahutėn e Malėsisė” tė Atė Gjergj Fishtės, i ka rėnė nė sy heronjtė rreth tė cilėve kėndohet Kėnga e 16-tė, qė mban titullin”Kulshedra”. Ėshtė pikėrisht kėnga qė i vendos ngjarjet nė Malėsi: Nė Dukagjin shpėrthen stuhia: kulshedra kėrkon tė marrė gjakun e njė varre tė vjetėr. Janė ngritur dragonjtė e Shqipėrisė nga tė katėr anėt dhe bashkohen pėr tė luftuar kundėr pėrbindshit. Poeti Fishta i njeh me emra dragonjt, di dhe mjetet e luftimit tė Kulshedrės. Dragojtė, tė cilėve u prinė Vocėrr Bala, luftojnė me trimėri dhe e plagosin Kulshedrėn, e cila tėrhiqet nė shpellė. Dragojtė ia mbyllin grykėn shkambit. Ora e Dukagjinit, shend e verė pėr fitoren, therrėt motrat e tjera e pėrgatit darkėn pėr dragojtė e lodhur.
Po cilėt ishin dragojtė? Ata ishin trimat, qė Fishta i njihte me emėr. Ndėr ta edhe Vocėrr Bala, gjyshi i Nikollė Shalės. Ja se si kėndon Fishta:


N’atė Bigė tė Shalės ka dalė Kulshedra,
Me shtatė krena e gjashtė parė kthetra,
E pėr krye ka i sy n’ballė,
Bishtin gjatė, me i mrrijtė nė zallė:
Qi t’ju hedhė e tuj pėrdredhė,
Tue tingėllue e tu turf’llue,
Zjarm e surfull tue flakrue,
krepa e gur tue rrokullue,
Dukagjinin don me shue,
Pėr nji dhunė qė i baka Shala:
Kur Dragonin Vocėrr Bala,
Fėmijė tu kenė, n’nji shpellė tė malit
N’gjumė e ndeshka, e i sy prej ballit
Zjerrė ia paska me njė hu,
Kah ia ngulka deri nė tru.
Asht ndezė flakė t’anė Biga e Shalės…


Pra Vocėrr Balėn Fishta e paraqit trim tė cartun, i cili qė nė fėmini nuk i tutej syri tė matej me Kuēedrėn. Ai paraqitet si prijės i Shalės, si dragoi qė nuk ka frikė tė matet me pėrbindshin.
Vocėr Bala ka histori nė tė gjithė Malėsinė. Ai ishte i vetmi qė me menēuri e trimėri, i fitonte betejat me sllavėt. Janė proverbiale historitė qė tregohen rreth tij pėr tė nxjerr lejet pėr ndėrtimin e Kishės sė Guci. Sapo ai nxirrte njė leje nė njė truall tė pėrshtatshėm, sllavėt gjenin njė arsye pėr ta prapsuar, por njė ditė ai doli fitues dhe Kisha u ngrit madhėshtore aty ku donte ai. Por zgjuarsia pa trimėri nuk shkojnė. Trimėria nuk i mungonte Vocėrr Balės. Edhe sot rrėfimet rreth trimėrisė sė tij kanė formėn e legjendave, ashtu siē i paraqit dhe At Fishta, si luftė dragojsh me Kuēedra… Po pėrse pasardhėsit e Vocėrr Balės e zhvendosėn sheshbetejėn e luftės kundėr kuēedrės nga malet shqiptare nė Amerikė? Le tė ndjekim rrėfimin e Nikollė Shalės, djalit tė Mark Vocėrr Balės, pra tė birit tė Vocėrr Balės.



__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante