Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-07-11, 20:19   #247
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ē'fare keni lexuar apo lexoni momentalisht?




Borsh,Finiq 13.9.2004

Endje mėngjesore me barkun bosh. Ende janė hijet aq tė gjata sa ta arrijnė gjallėrisht xhaminė mbi kreshtėn shkėmbore. Nė njė gjysmė ore gjendem lart. Disi i frikėsuar prej gjarpėrinjve. Mbi cilin gur mund tė shėlliheshin ata nė diell? Por nuk mė ngecet kėmba nė asnjė gur dhe nuk rrėzohem. Xhamia pėrbėhet prej njė kubi dhe njė motivi tetėkėndėsh kubeje. Model i thjeshtė gjeometrik. Thjeshtėsi ballas peizazhit tė maleve. Nėpėr dritare fryn njė erė qė tė ngrin. Kubeja ėshtė plot tė ēara. Nė ēdo ēast mund tė rrėzohet, porsi njė traditė. Dy topat tė ndryshkur qėndrojnė si njė pėrmendore e ngulur nė dhe. Nė kapėrcyell tė njė viti tė papritur, viti 1918. Tė zbresėsh bashkė me barinj britės. Limonada e fundit prej Borshi. Lamtumira me autobusin e orės 11. Udhėtim i ngadaltė nėn koncert borie. Kėrcėllitjet e basėve turq dhe tė kitarave elektronike qė tė ēajnė lodrėn e veshit, s’i lėnė udhėtarėt tė flenė. Ruletė ruse rrugėsh. Ngjitje e njė vajze tė ndrojtur flokėgėshtenjė. Sytė e saj pas syzeve tė diellit s’mundem t’i shoh. Pas pirgut tė plehrave qė digjen shtrihet Saranda. Gjumė i pasdrekes me sufllaqe. Njė papagall i verdhė qė nuk do tė lozė me gjirafėn e verdhė prej druri. Vėzhgoj pėrplasjen e dallgėve nė derėn e njė frigoriferi.
Hakimi i jep makinės si i ēmendur pėr nė Finiq. Banakierja nuk kėndon mė, i kushtohet familjes. Por mė njeh mua menjėherė. Atėherė po, njė kėngė e butė mėrgimi. Njė burrė i vjetėr flak shpejt e shpejt llogarinė dhe ia mbath: vrasje e dyfishtė pas adhuruesit e sė bijės qė tani jeton nė Itali. Nė Vrion , seancė pyetjesh nė kafene. Pėrbrenda, dėshpėrim shqiptar: bujtinarja thur me shtiza, burrat luajnė me letra. Tė gjithė kėngėtarėt janė nė Greqi, njėri jeton ende kėtu. Ai mė qeras me uzo si raki. Kujtimi ėshtė zhdukur edhe pse fotografitė qėndrojnė ende tė varura nė mur. Njohje me Fredin, sipėrmarrėsin e ndėrtimit. Duket si supermodel! E do Shqipėrinė sa ē’e dua unė dhe ėshtė kureshtar pėr gjithēka tė huaj. Nė Shqipėri qeni qenkėsh varrosur. Shqipėria qenkėsh e varfėr; ai mė dhuron pėr qejf ca lekė: pėrherė ka ai nė majė tė gjuhės njė barsoletė greke. Pastaj shfaqje modeli pėrpara derės sė kafenesė. Jashtė perde resh tė portokallta, re pluhuri mbi lopė tė zeza. Nė varrezėn ku po bie muzgu nuk i gjej mė gurėt e varreve tė kėngėtarėve tė zbardhulur. Ndoshta nesėr. Nė rrugėt mbrėmėsore dėgjoj veē njė fjalė: kėndon.

Sarandė, Starje, 14.9.2004

Vizitė tek Osmani, rapsodi i vjetėr. Me krenari mė tregon videon e ditėlindjes sė shtatėdhjetė e pestė. Fotografi nė ballkon. Po Amira? Isha vėnė nė kėrkim tė dyqanit tė gabuar dhe dyqanin e gabuar s’e kisha gjetur. Sytė e saj tė kaltėr pėr tėqarė mė njohin nė ēast. Dua ta ftoj pėr njė kafe. Ajo ka punė. Pastaj del e vėrteta: ajo ėshtė e fejuar qė 20 vjeēe, i fejuari 30. Kemi njė problem. Nėse unė bie nė sy nė kafene me tė, mund tė ma numėrojnė me lule tė ballit. Kam papritmas frikė. Nė lėvizjet e saj ka diē tė nxituar. Unė blej shpejt e shpjet njė ėmbėlsirė tė vogėl tek ajo dhe i premtoj se nesėr do tė shkoj pėrsėri pėr tė blerė byrekun. Pastaj dėgjoj vecc shushurimėn e pishave. Korfuzi laget nė mjegull. Unė i vihem udhės gjarpėruese pėr nė Starje.
Fshati ėshtė i njohur pėr kėngėt e tij shumėzėrėshe tė grave. Nė anė tė rrugės shqiptarėt kėpusin manaferra. Starja duket e vulosur mė fort prej blegtorisė sesa prej kėngėve grarishte shumėzėrėshe. Rreshtave tė shkrimeve mbi lapidarin e heronjve u ka dalė boja. Rrugėt janė moēalore dhe bien era urinė. Braktisje. Dshati, pėrveē njė shkollė rrėnojė, nuk ka asnjė qendėr pėr tė qenė. Ai shtrihet mbi tri lagje tė hallakatura nė shpat tė malit. Unė ndalem nė mė tė shpėrfillurėn pjesė tė vendit, nė tė cilėn jetojnė ende veē tri gra me familjet e tyre. Pranė burimit takoj mė nė fund nja dy vendės. Lista ime me kėngėtare. PO, kėtu paskėshin kėnduar me dy zėra dhe me iso. Por tani, u duhet tė ruajnė lopėt, tė kujdesen pėr fėmijėt. Njė kėngėtare e vjetėr, Alida, thuhet se qenkėsh ende. Ajo jeton atje lart: nė anėn tjetėr tė shtratit tė gurtė tė lumit tė tharė. Alida ėshtė njė zonjė plakė e pėrzemėrt me thjeshtėsi tė brishtė. Ajo rri si tė kishte lėshuar rrėnjė nėn drurin e dardhės sė shtėpisė sė vet. Nė tė vėrtetė, atė mund ta fotografosh vetėm bardhezi. Nė oborrin e saj numėrohen njėqind dhen, dy kuaj, dhe plot pula. E bija dhe i shoqi ngrihen nė kėmbė ndėrsa ne ulemi. Dikur ajo paskėsh kėnduar. Po tani? Njė tjetėr grua,si e dalė nga njė pikturė, me shikim tė hutuar trazohet nė ndodhi. Nexhmija: dhėmbė fragmentarė, lėkurė e errėt, petk me kuadrate tė zeza e tė portokallta. Alidės i duhet tė kėndojė. Sė fundi shfaqen Nexhmija dhe Alida me fustan mbrėmjeje: bezhė e blu me kėpucė me taka. Nexhmija ka vėnė njė rreth koke tė zi nė flokėt e gjatė e tė bardhė. Me njė siguri prej somnambulėsh ato marrin rrugėn e lagur prej shiut. Nuk pranojnė asnjė ndihmė. Gjatė udhės rekrutojmė Teutėn flokėkuqe pėr iso. Vajza e saj e hirshme e merr pėr shaka ftesėn pėr tė kėnduar me ne. Mbėrrijmė nė qendrėn e fshatit pranė shkollės. Errėsohet, por aty nuk ėshtė kurrkush. Megjithėse i pashpresė, pėrpiqem t’i mbush mendjen njė gruaje te burimi qė tė kėndojė me ne. Nja dy burra qė ishin aty pėrqark dhe taksisti i vendit nuk reagojnė aspak. Tė kėndojnė? Kjo qenkėsh punė grash nė fshat. Njė plakė me zė angullitės na mban me muhabet. Pėr tė kėnduar nuk do. Ne jemi vetėm tre- gjithēka duket e kotė. Shkolla ėshtė mbyllur. Nuk kemi vend pėr tė bėrė regjistrime. Nis shi mė gjyma. Teksa ndalemi para shtėpisė sė Teutės, unė pėrpiqem sė paku pėr njė ccast ta kandis atė nė shtėpi. Vetėm pėr tė shkruar njė tekst. Pasi kėngėtaret ulen nė divan, bėhet papritmas gjithēka e thjeshtė: thėrrasin njė fqinje dhe ia marrin kėngės. Alida merr pėrsėri zėrin e parė si para 50 vjetėsh. Repertori pėrbėhet kryesisht prej kėngėsh dashurie dhe dasmash qė shoqėrohen edhe me valle. Me zgjatjen e koncertit, isoja merr njė kumbim tė mprehtė e tė thekshėm. Njė djalė i ri zė vend te dera. Taksisti i vendit pėrfshihet me hare nė pjesėn e isos. Rakinė e fortė tė vendit ai e pi drejt e prej shishes dhe i nis njė muhabeti (bisedė e kėnduar) me zonjėn e vjetėr Alida. Njė kuvendim i improvizuar. Tradita gjallon. I riu i pavėnė re te dera merr fjalėn nė greqisht. Ai qenkėsh nipi i Alidės. Flet me zė tė ashpėr. Kur mund t’i dėgjojmė regjistrimet? Pėr ēfarė mė duhen mua regjistrimet? Porsi njė hije qėndron tani nė derė edhe njė zotėri me kasketė e me syze me skelet tė trashė. Ėshtė djali i Alidės. Njė rojtar i paepur i traditės sė tė kėnduarit nė familje. Pranė tij njė bari ogurzi qė ngjan si prift. Fytyrė e gjatė si nga tė El Grekos dhe mjekėr e zezė. Ai tregohet i papajtueshėm. Unė u dashka ta fshij kėngėn e fundit. Jo. Tė gjitha regjistrimet e mbrėmjes duhet t’i fshij. Qenkėsh njė kėngėtar i shkėlqyer. Paska edhe nj dėshmi pėr kėtė. Ai s’mund tė lejojė qė e ėma tė kėndojė pa miratimin e tij dhe pa para. Nexhmija ikėn e turpėruar nga dhoma. A do tė munden tė tjerėt ta qetėsojnė kėtė njeri? Alida hesht dhe buzėqesh, ndėrsa toni i tė birit bėhet gjithmonė e mė i mprehtė. Shoferi i taksisė ėshtė nė anėn time. Me fjalė e gjeste tė mėdha, ai thotė se kėto gra kanė kėnduar vetėm pėr qejf dhe pėr tė mė ndihmuar mua. Pyetjet bėhen ekzistenciale. Pronė e kujt janė kėngėt? E kėngėtarit, e familjes, e etnomuzikologut? Unė mendoj: e tė gjithė fshatit. Nipi dhe biri i dėgjojnė regjistrimet. Nė mėnyrė tė pėrsėritur, ata kėrkojnė: “Fshiji, fshiji”. Prej dėshpėrimit, i ofroj tė birit para. Duart u bėjnė shenja tė forta mohimi. Kėto kėngė nuk kanė ēmim. Gjendja qetėsohet pasi ndizet televizori. Pėr ē’ėshtė kjo dramė? Njė ēėshtje nderi? Shprehje e vetvetes? Rivendosje hierarkish?
Nė taksinė e raki-pirėsit shpėrthejmė nė hare. Ai pyet nėse i kisha fshirė vėrtet regjistrimet. Natyrisht qė jo. Nipi dhe taksisti mė rrahin krahėt. Nėse do t’i kisha fshirė, do tė isha njė njeri i rrezikshėm. Dredha-dredha ecim mbi udhėn e gurtė nė fushė, tė ndezur prej njė muzike me klarinetė me zėrin ngritur gjer nė shurdhim. Meloditė shtillen e shtillen. Shoferi i taksisė nxjerr njė shishe raki, e pi me njė frymė dhe godet me tė xhamin e pėrparmė. Mos ndodhem gjė nė njė film tė Kusturicės? Por gjithēka ėshtė e vėrtetė. Edhe qyteti i errėt qė shtrihet para nesh. Ne jemi tė pandriēuar si tė gjithė tė tjerėt. Me shpejtėsi tė frikshme u shmangemi makinave qė vijnė pėrballė dhe goditjeve prej gropave. Nė barin e hotelit taksisti tjetėrsohet. Fshatari ndihet zot shtėpie dhe vė kėmbėn mbi taketuke. Nė kuzhinė grabit ca thelpinj hudhre qė i ha me njė ngėrdheshje tė gjerė pėr t’u mbrojtur prej syrit tė keq. Udhėtojmė pėr nė tė dytin hotel tė qytetit.Restoranti: vendi i preferuar i elitės sė vetėshpallur. Bufeja e madhe shkon pėr llogari tonė. Tri broka verė e kuqe e bėjnė botėn tė vijė vėrdallė. Unė lėkundem. Mendimet mė lidhen nyje. Ndoshta lumturia ėshtė e tillė. I kam shpėtuar regjistrimet e mia. Regjistrimet e mia tė para me kėngėtare. Si i vdekur bie nė shtrat.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė