Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-07-11, 20:19   #248
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ē'fare keni lexuar apo lexoni momentalisht?

Korkyra, 1.10.2004

Qetėsi e ndėrprerė nate. Prej orės katėr avionėt nisin fluturimet sėrish. Zhurma gris heshtjen. Mbi jastėkun pranė meje gjendet njė degė jasemini me njė lulkė qė mė ngazėllen. Me mėngjesin e papritur: ėshtė njė orė mė vonė. Avioni im thuajse ka ikur. Taksia fluturon. Edhe dhjetė minuta nga ngritja. Tė gjitha hyrjet janė tashmė tė mbyllura. Tepėr vonė. Prej dritares sė mbikėqyrjes sė fluturimeve shoh avionin tim qė lėviz nė pistėn e ngritjes. Ka ēaste kur e urrej pėrpikėrinė gjermane. Marr njė biletė tė re. Kam ndjesinė e humbjes sė njė dite.
Ulem nė varrezėn nė anė tė aeroportit. Pa fund qiparisa tė gjatė. Njė prift murmuron litaninė e vet nėn zhurmėn e avionit. Ajri ėshtė i ngopur me temjan. Varret mbartin shenjat e kohės sė tyre: vazo tė harlisura, virgjėresha tė mbuluara nga myshku, fierishta palmash, kurora lulesh dhe pėllumba. Prej shkėmbinjsh dalin zambakė, prej kryqesh qiparisa. Unė zgjedh stola tė ndryshėm, kėndvėshtrime tė ndryshme pėr vėzhgimet e mia. Gėlltis njė pjepėr sheqer tė ėmbėl. Disa stola janė aq tė favorshėm saqė mund ta mbėshtes kokėn nė rrėnjėt e qiparisave. Uria dhe mushkonja tė vogla me vija tigri nuk mė lėnė tė fle. Mendimet e mia qarkojnė mjegullt rreth Lidias.Njė gushėkuq i pajetė shtrihet mbi mermerin e bardhė. Nė sy njė grerėz.
Nga pas varrezės zbuloj mbetjet e kullės sė limanit tė Paleopolit. Hedh ngadalė hapat pėrpara. Tempulli i Artemisės: njė tufė gurėsh tė hallakatur dhe kolonash tė gėrryera. Ndjek njė instinkt mbi tjetrėn majė tė malit. Poshtė meje laguna e Korfuzit. Pranė njė vile nė stil britanik. Dritaret e dyqaneve tė thyera si koha. Eci mė tutje pa kthyer kokėn pas.
Dhe papritmas gjendem te shkallėt qė tė ēojnė nė Parajsė.
“Mon Repos” quhet parku me vilėn, heraneumin, tempullin dorian dhe amfiteatrin. Det dhe vela tė bardha nė mes tė aromės sė fortė tė pishave. Zhgėnjimi pėr humbjen e fluturimit shndėrrohet nė mirėnjohje pėr ditėn e dhuruar. Shikime drejt fortesės sė vjetėr. Sipėrfaqja godet nėn blu tė bruztė anės shkėmbinjsh. Ēdo vėshtrim nė anėn tjetėr, nė Shqipėri, ėshtė njė lamtumirė. Pasi i rihap sytė, bukuria ende nuk ėshtė zhdukur. Qilim rozė manushaqesh nėn gjigantė xhungle dhe tė gjitha llojet e palmave. Njė kishė rrėnoje me lule tė vyshkura nė altar. Njė park peizazhi anglez nė Mesdhe. Njė kalim gurėsh nė det, ku peshq vija-vija notojnė si nė njė akuarium ė madh. Njė qen i ēmendur pas zogjsh qė rend tutje tėhu nėpėr bregdet pa kapur asnjėherė asnjė prej atyre topthave me pupla. Njė tempull dorian nė det. Dielli praron majat e pemėve. Vrapues nė gėmushė.
Shqipėria duket e afėrt pėr t’u arritur ndėrsa unė pėshpėrit poezinė e Lidias. Pastaj marr ēantėn prej varrezės. Natyrisht qėndron ajo nė stolin ku unė e lashė para disa orėsh. Nė varrezė nuk vjedh kush. Kafe me vėshtrim nėpėr natė dhe regėtima e vagullt e Konispolit. Gruan e varrmihėsit e ndjekin shtatė mace. Disa drita mbi varrezė, ndriēim spitali pėr turmat e turistėve nė aeroport.
Fragment nga ditari

Njė ditar pa ekzotizmit e Ballkanit

Ditari i etnomuzikologut gjerman Eckehard Pistrick, sot lektor nė Universitetin Martin Luther nė Halle, doli nga shtypi njė vit mė parė nga njė shtėpi e vogėl botuese nė Gjermaninė Qendrore, Destinativo. Autori pėrcjell kujtimet, pėrjetimet, emocionet dhe paradokset e njė Shqipėrie rurale nė tranzicion. Ditari bazohet nė disa ekspedita terreni tė ndėrmarra nė vitet 2004-2006 nė Shqipėrinė e Jugut (veēanėrisht nė krahinat e Sarandės, Gjirokastrės dhe Ēamėri) dhe nė Greqinė e Veriut, duke gjurmuar tradita tė kėngės polifonike,tė deklaruar trashėgimi botėrore nėn mbrojtjen e UNESCO-s qė nga viti 2005. Kėrkimi i tij nė tė dyja anėt e kufirit ngjason me labirinte,qė shpesh ngėrthejnė dhe zhgėnjim brenda. Porse ai zbulon gradualisht njė praktikė kulturore qė i kapėrcen kufijtė e skenės sė festivaleve, njė praktikė qė ka zėnė vend nė zemėr tė jetės sė pėrditshme, qė shėrben esencialisht si njė mėnyrė pėr tė komunikuar dhe kuptuar botėn. Pėrmes botimit tė ditarit tė tij, Pistrick i mjegullon kufijtė midis njė shkrimi tė detajuar etnografik dhe njė letėrsi gjysmė tė trilluar .Koncepti estetik i librit, qė shoqėrohet edhe nga njė CD me regjistrime tė bėra gjatė punės nė terren, synon tė ndėrlidhe shijet pėr tė lexuar dhe dėgjuar, duke dhėnė njė imazh tekstual, por edhe akustik, tė kėngėtarėve qė ai ka takuar. “Tjetri” nuk perceptohet nė kėtė libėr as si njė i huaj e as si informant. Nė tė kundėrtėn, ai ėshtė njė mik potencial, i cili duhet respektuar sipas parimeve tė tij etike. Pėrmes njė stili objektiv, telegrafik, autori pėrpiqet tė evitojė edhe grackat joshėse tė ekzotizmit tė ballkanizmit. Ditari i tij shfaq ndryshimet kulturore qė shpesh nuk janė lehtėsisht tė dukshme, nė shoqėrinė shqiptare, por mbi tė gjitha ky ditar pėrbėn njė analizė tė vetvetes, mė saktė se si terreni e ndryshon studiuesin dhe si studiuesi ndryshon terrenin e tij.

Marrė nga Aleph
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė