Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-06-04, 21:01   #5
VARDARI
 
Anėtarėsuar: 14-05-04
Vendndodhja: Gostivar
Postime: 221
VARDARI e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Enver Hoxha pushkatoi keta anetare te Byrose Politike: Koci Xoxe, Beqir
Balluku, Abdyl Kellezi, Koco Theodhosi, Kadri Hazbiu; ndersa Mehmet Shehu dhe
Nako Spiru vrane veten.
U pushkatua dhe ish anetarja e B.P. Liri Gega. U pushkatua kandidati i B.P.
Petrit Dume.
U pushkatuan anetaret e K.Q.: Hito Cako, Fecor Shehu dhe Llambi Zicishti.
U burgosen dhe u internuan anetaret e Byrose Politike: Sefulla Maleshova,
Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Liri Belishova, Pandi Kristo.
U burgosen dhe u internuan anetaret e K.Q. : Ymer Dishnica, Nesti Kerenxhi,
Naxhie Dume, Gjin Marku, Maqo Como, Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Mihallaq
Zicishti, Kadri Hoxha, Thoma Deljana, Piro Dodbiba.
Vrane veten Pirro Gusho, Ndue Marashi, Zija Kellici.
U burgos Kryetari i Komisjonit te Kontrollit dhe Revizjonimit te Partise Koco
Tashko.
U pushkatua gjenerali Dalip Ndreu.
Asnje anetar i larte i partise apo qeverise nuk eshte vrare nga armiqte e
jashtem apo te brendeshem. Te gjithe jane vrare dhe burgosur nga partia e
tyre.
Vrasja e shokeve nga diktatori eshte nje nga treguesit e nje diktature. Ne
kete diktatura Komuniste Shqiptare ka nga treguesit me te larte.

182
Bedri Spahiu eshte ndoshta figura me interesante e udheheqesve komuniste
Shqiptare.
Kete Robespier Shqiptar revolucjoni e vuri ne postin e Prokurorit te
Pergjithshem me graden Gjeneral Major. Ai ish prokurori i tmerrshem i
komunisteve.
Ai kerkoi me dhjetra denime me vdekje ne gjyqin special te 1945, ne gjyqin e
deputeteve me 1947 dhe ne gjyqin e Koci Xoxes me 1949.
Me 1 Mars 1945 fillon procesi kunder 60 te pandehurve; kryetar gjyqi ish Koci
Xoxe dhe prokuror Bedri Spahiu. Jepen 17 denime me vdekje.
Me vone ai denon me vdekje dhe shokun e tij Koci Xoxe.
Por shpejt kuptoi egersine e sistemit dhe ndahet prej diktatorit duke u denuar
prej tij.
Kaloi 35 vite ne burg te rende dhe internim.
Eshte i vetmi qe ka kerkuar ndjese publike per ate qe ka bere.
Nuk ka dyshim qe letrat e tij te burgut derguar Kryeministrit Mehmet Shehu dhe
Kryehetuesit te Republikes jane ner me te rendesishmet e derguara nga burgjet
Shqipetare. Jane me shume rendesi qe keto i shkruan ish Prokurori i
Pergjithshem.
Aty mund te kuptojme thashethemet, intrigat dhe kompllotet qe i benin njeri
tjetrit udheheqesit komuniste.
Aty shohim tmeret dhe torturat qe egzistonin ne burgjet politike, se cfare
sitemi i padrejte ish sistemi i drejtesise dhe ai i vuajtjeve te denimit. Kjo
me gojen e ish Prokurorit te Pergjithshem, e atij qe filloi denimet dhe
pushkatimet e panumurta.
VARDARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė