Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-05, 15:03   #32
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Leni Luci, ish-kryetare e Bashkisė sė Laēit, rrėfen pėr dėnimin e bashkėshortit

"Sigurimi montoi atentatin ndaj Enverit mė 1984"

Dashnor Kaloēi


Plot 2O vjet mė parė, mė 22 dhjetor 1984, Gjykata e Lartė nė Tiranė dėnoi me vdekje katėr intelektualė me origjinė nga Kosova, tė cilėt akuzoheshin se kishin dashur tė vrisnin me atentat Enver Hoxhėn, kur ai do tė vizitonte Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė. Po cilėt ishin ata persona, ēfarė tė kaluare kishin dhe si qėndron e vėrteta e dėnimit tė tyre? Lidhur me kėtė, dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" Leni Luci, ish-kryetare e Bashkisė sė Laēit dhe bashkėshortja e Namik Lucit, njėrit prej tė dėnuarve tė atij grupi, i cili u konsiderua mė i rrezikshmi, pas Mehmet Shehut. Krahas rrėfimeve sė zonjės Luci, nė kėtė shkrim po japim edhe dėshmitė e rralla tė Shefqet Kelmendit e Sejfulla Tetės, tė cilėt u dėnuan me vdekje nė atė proces gjyqėshqiponj, tė akuzuar si atentatorė tė udhėheqėsit kryesorė tė partisė.


Zonja Leni, me pak fjalė cila ka qenė e kaluara e bashkėshortit tuaj Namik Luci?
Namiku u lind nė vitin 1940 nė qytetin e Pejės, nė Kosovė. Por, duke mos e duruar dot dhunėn e shtypjen qė u bėhej kosovarėve nga regjimi i Titos, nė vitin 1961 ai bashkė me dy shokė tė tij u arratisėn dhe erdhėn nė Shqipėri. Por ėndrra e tyre u venit shumė shpejt, pasi ata u akuzuan si agjentė tė UDB-sė dhe u mbajtėn tė lidhur nė qelitė e hetuesisė dhe mė pas tė internuar nė kampet e fshatrave tė Myzeqesė. Pas shumė peripecive, Namiku u lejua tė ndiqte studimet e larta nė degėn Inxhinieri Kimike, vitin e parė tė sė cilės e kishte mbaruar nė Jugosllavi. Pas diplomimit me rezultate tė larta, ai u emėrua si inxhinier kimist nė Uzinėn e Superfosfatit nė Laē, ku punoi me pėrkushtim deri kur e arrestuan mė 1984.

Si e kujtoni arrestimin e Namikut?
Arrestimi i Namikut ka ndodhur nė prilli 1984. Siē mė ka treguar Namiku, vite mė vonė kur ai u lirua nga burgu, atė ditė, si zakonisht, ai piu kafen e mėngjesit me miqtė e tij nė klubin e Pallatit tė Kulturės nė qytetin e Laēit, ku banonim ne asokohe, dhe u nis pėr nė uzinė nė kėmbė. Teksa kishte bėrė gati gjysmėn e rrugės dhe kishte ecur nė deri nė periferi tė qytetit, diku fare pranė fushės sė sportit, tek kėmbėt e tij ndaloi njė makinė e vogėl ("Gaz") dhe njė zė nga brėnda saj iu drejtua duke i thėnė: "Namik, pse nė kėmbė, hajde me ne nė makinė". Namiku flaku cigaren qė s'e hiqte kurrė nga dora dhe hyri brenda nė makinė, duke menduar se ata qė e ftuan do t' ishin tė njohurit e tij. Por, nė vend tė pėrshėndetjeve qė priste, tė panjohurit i thanė se nė emėr tė popullit ai ishte i arrestuar.

Kur e mėsuat ju arrestimin e tij?
Unė nė atė kohė vazhdoja punėn si mėsuese e gjuhės dhe letėrsisė nė gjimnazin e qytetit dhe si zakonisht ndodhesha nė punė, ndėrsa katėr djemtė tanė (Iliri, Petriti, Visari dhe Ani), ku mė i madhi ishte 17 vjeē dhe mė i vogli 9-vjeē, ishin nėpėr shkolla. Ndonėse arrestimi i Namikut kishte bėrė bujė tė madhe nė tė gjithė qytetin, unė dhe fėmijėt nuk dinim gjė fare. Kur ai u vonua dhe nuk po vinte nė shtėpi si zakonisht, ne filluam tė shqetėsoheshim dhe unė nxora djalin e madh, Petritin, qė tė pyeste disa nga shokėt e babait. Nė fillim ne kujtuam se mos Namiku kishte shkuar me shėrbim nė Elbasan, siē ndodhte jo rrallė, dhe ai nuk kishte pasur mundėsi pėr tė na njoftuar. Me kėto mendime dhe shpresa njėkohėsisht ne e kaluam atė natė dhe gjithēka qė kishte ndodhur e mėsuam vetėm tė nesėrmen e arrestimit tė tij".

Kush ua dha lajmin pėr arrestimin e Namikut dhe a u bėnė kontroll nė shtėpi, siē ishte rregulli nė atė kohė?
Lajmin pėr arrestimin e Namikut ne na e dhanė disa nga njerėzit dashamirė tė familjes sonė, pasi, siē thashė, arrestimi i tij kishte bėrė bujė nė tė gjithė qytetin, ku ai kishte njė njohje tė madhe me shumė miq e shokė, qė e donin dhe e respektonin si koleg dhe si pedagog i shkollės sė mbrėmjes pa shkėputje nga puna. Kontrollin e banesės na e bėnė qė tė nesėrmen e arrestimit tė Namikut, ku mė shumė se dhjetė njerėz tė Sigurimit e kthyen pėrmbys tė gjithė shtėpinė, duke shikuar me imtėsi gjithēka ndodhej aty. Pas gati dy orėsh kontroll, ata u larguan, duke mos gjetur asgjė kompromentuese.

Ku e izoluan Namikun dhe ēfarė u fol nė atė kohė pėr arrestimin e tij?
Namikun e kishin izoluar nė qelitė e Hetuesisė Speciale tė Tiranės, dhe atė gjė unė e mėsova pas disa ditėsh, kur mė thėrritėn edhe mua pėr tė mė pyetur. Lidhur me arrestimin e Namikut, nė atė kohė qarkulluan shumė fjalė dhe u thanė versione nga mė tė ndryshmet. Por ndėr ato mė kryesoret, qė mė janė ngulitur nė kujtesė, ishin ato ku thuhej se grupi ku bėnte pjesė Namiku ishte njė nga grupet mė tė rrezikshme qė ishte zbuluar ndonjėherė nė Shqipėri, pas atij tė poliagjentit Mehmet Shehu, dhe se Namiku nuk kishte qenė kosovar, por serb, dhe emri i vėrtetė i tij ishte Namikoviē. Po kėshtu, thuhej se mė 1981 nuk kishte qenė nėna e tij ajo qė kishte ardhur nga Kosova pėr ta vizituar nė qytetin e Laēit, por njė agjente e UDB-sė, e veshur si plakė. Nė fjalėt e shumta qė u pėrhapėn nė atė kohė thuhej se Namiku kishte qenė agjent i vjetėr i UDB-sė dhe tė gjitha lėvizjet e tij prej vitesh ishin kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit, i cili e kishte survejuar atė hap pas hapi.

Cilat ishin marrėdhėniet e Namikut me familjen e tij nė Pejė tė Kosovės?
Deri nė fundin e viteve '70 me familjen e tij nė Kosovė Namiku kishte lidhje vetėm me letra, dhe vetėm mė 1981 nėna e tij erdhi pėr njė vizitė nė shtėpinė tonė. Po kėshtu, desha tė shtoj se aty nga viti 1974 nė shtėpinė tonė nė qytetin e Laēit na erdhi pėr vizitė edhe aktori i njohur Bekim Fehmiu, tė cilin Namiku e kishte kushėri tė afėrt.

A fliste Namiku kundėr regjimit nė fuqi tė asaj kohe dhe a e ndiente ai se do tė arrestohej, apo ajo gjė i erdhi krejt papritur?
Namiku kishte shumė pakėnaqėsira ndaj regjimit komunist tė asaj kohe dhe dy ndėr gjėrat kryesore, pėr tė cilat ai fliste shpesh dhe me mua, ishin: trajtimi i keq i kosovarėve nė Shqipėri dhe kushtet e kėqija ekonomike e financiare me tė cilat pėrballeshin punėtorėt nė vendin tonė. Kėtė dy probleme ai i njihte mirė, pasi kishte qenė vetė i internuar pėr disa vjet nė kampet e fushave te Myzeqesė dhe gjithashtu shikonte dhe njihte edhe hallet e punėtorėve kudo ku ai punonte nė Laē apo Elbasan. Namiku shprehej hapur me disa nga shokėt e tij edhe pėr teknologjinė e prapambetur qė ekzistonte nė vendin tonė, dhe thoshte se qeveria shpenzonte pa kriter atje ku nuk duhej, duke nėnkuptuar bunkerėt e tunelet qė gjendeshin kudo. Por ajo qė e mundonte mė shumė ishte Kosova, tė cilėn Namiku e kishte plagė nė zemėr dhe me shokėt e rrethit tė ngushtė ai thoshte se ajo ishte tradhėtuar prej Enver Hoxhės. Po kėshtu shpeshherė nė biseda me miqtė e tij ai shprehej se, kur tė bashkohej Kosova me Shqipėrinė, ai do tė bėhej drejtor i kompleksit minerar tė Trepēes. Por megjithė kėto, arrestimi i erdhi krejt pa pritur.

Ēfarė ndodhi me familjen tuaj pas arrestimit tė Namikut?
Pas asaj qė ndodhi, mua mė hoqėn nga puna si mėsuese nė gjimnazin e Laēit dhe mė ēuan punėtore tė thjeshtė nė Kombinatin e Drurit. Nisur nga situatat qė u ndodhėm, dy djemtė e mėdhenj, Iliri dhe Petriti, i ndėrprenė shkollat dhe u futėn nė punė krahu. Ndonėse Laēi ishte njė qytet ku nuk ndihej shumė lufta e klasave, ne nuk mund t'i shpėtonim dot opinionit qė mund tė krijohej pėr njė familje me tė dėnuar politik. Megjithatė pati mjaft njerėz qė na u gjendėn afėr dhe na ndihmuan, si nė Laē ashtu dhe nė Mamurras ku unė punova pasi mė hoqėn nga arsimi. Ndėr ta dua tė veēoj shokun e Namikut, Osman Dedėn, qė na u gjend pranė nė ditėt mė tė vėshtira pa pyetur pėr pasojat qė mund tė kishte.

Pėr ēfarė akuzohej Namiku dhe si u trajtua gjatė procesit hetimor?
Namiku akuzohej pėr shumė gjėra, por akuza kryesore qė i bėhej ishte ajo se nė bashkėpunim me tre intelektualėt: Estref, Shefqet e Selim Kelmendin (me origjinė nga Kosova), kishte tentuar tė bėnte njė atentat ndaj Enver Hoxhės, kur ai do vizitonte Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė. Namikun e mbajtėn pėr mė shumė se 9 muaj nė Hetuesinė Speciale tė Tiranės dhe gjatė asaj kohe ndaj tij dhe pjesėtarėve tė tjerė tė grupit janė pėrdorur tė gjitha mėnyrat pėr t'i detyruar qė t'i pranonin ato akuza qė u bėheshin. Pėrveē torturave fizike, Namikut i bėnin presion psikologjik, duke i vėnė pėr tė dėgjuar disa kaseta tė incizuara me pėrgjimet qė na ishin bėrė nė shtėpinė tonė. Aty dėgjoheshin qartė zėrat e fėmijėve tanė tė vegjėl dhe hetuesit i thonin: "Nuk ke pėr t'i dėgjuar mė kurrė kėta zėra, nė rast se nuk pranon akuzat qė tė bėhen". Namikut i thoshin t'i pranonte akuzat, pasi shokėt e tij i kishin pranuar dhe kur ai kėrkoi ballafaqim i sollėn Estref Kelmendin, tė cilin e kishin bėrė kockė e lėkurė. Kur Namiku e pa Estrefin nė atė gjendje, pėr ta shpėtuar nga vuajtjet e mėtejshme, pranoi tė firmoste pėr akuzat qė i bėheshin. Gjatė gjithė periudhės 9-mujore, mė thėrrisnin vazhdimisht edhe mua nė Hetuesi, duke mė pyetur dhe duke mė bėrė presione nga mė tė ndryshmet.

Kur u zhvillua gjyqi ndaj Namikut dhe kush ishte tjetėr nė bankon e tė akuzuarve tė atij grupi?
Gjyqi ndaj Namikut dhe tė ashtuquajturit grup ku bėnte pjesė dhe ai, u zhvillua nė Tiranė nė fundin e nėntorit dhe fillimin e dhjetorit 1984. Pėrveē Namikut, me sa di unė, nė atė grup ishin dhe Shefqet Kelmendi, Estref Kelmendi, Selim Kelmendi, Sejfulla Teta, Pirro Prifti e ndonjė tjetėr, qė s'e kujtoj dot, tė cilėt u akuzuan se nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kishin dashur qė t'i bėnin atentat Enver Hoxhės, kur ai do tė vizitonte Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė. Ndaj tyre kishte dhe akuza tė tjera, por kjo ishte ajo mė kryesorja. Unė u lejova qė tė asistoja vetėm nė njė séance, pėr 10 minuta, ku nuk u tha asgjė. Mė pas ne na nxorėn jashtė, duke na thėnė se gjyqi do bėhej me dyer tė mbyllura, pasi kishte sekrete shtetėrore.

A kishte pasur Namiku njohje mė parė me ata persona?
Namiku njihte vetėm Estrefin, Shefqetin e Selimin, tė cilėt, ashtu si dhe ai, ishin emigrantė kosovarė, ndėrsa dy tė tjerėt aty i shikonte pėr herė tė parė. Pra, tė gjitha akuzat qė u bėheshin atyre ishin tė montuara nga Sigurimi i Shtetit dhe Hetuesia e Pėrgjithshme.

Ēfarė dėnimi iu dha Namikut dhe pjesėtarėve tė tjerė tė atij grupi?
Vendimi pėr dėnimin e Namikut dhe pjesėtarėve tė tjerė tė atij grupi u dha nga Gjykata e Lartė mė 22 dhjetor 1984, ku katėr nga tė pandehurit u dėnuan me vdekje, kurse tė tjerėt me 25 vjet burg. Por mė pas Kuvendi Popullor ua fali jetėn dhe i la nga 25 vjet burg. Namiku u dėnua me 18 vjet, dhe njė pjesė tė dėnimit e vuajti nė Qafė-Bari e Burrel, nga ku u lirua nė fillimin e vitit 1991, kur filluan protestat masive pėr rrėzimin e regjimit komunist tė asaj kohe. Ndėrsa shoku i Namikut, Selim Kelmendi, vdiq nė burgun e Burrelit nė rrethana tė panjohura.

A ua ka shpjeguar ndonjėherė Namiku tė vėrtetėn e dėnimit?
Pas daljes nga burgu, Namiku mė shpjegoi me hollėsi tė gjitha arsyet pėrse ishte dėnuar ai dhe tė tjerėt e atij grupi. Dėnimi i tyre kishte ardhur si pasojė e politikės me oshilacione qė ndiqte Enver Hoxha ndaj kosovarėve, dhe ai proces u montua pikėrisht pėr tė prishur imazhin e kosovarėve, duke i paraqitur ata si terroristė dhe agjentė tė UDB-sė. Me dėnimin e atij grupi dhe shumė kosovarėve tė tjerė qė u dėnuan para dhe mė pas, Enveri mendonte tė justifikonte tė gjithė trajtimin barbar qė u kishte bėrė kosovarėve qė kishin ardhur nė Shqipėri ndėr vite.

Pas viteve '90, me ēfarė u mor Namiku?
Pas proceseve demokratike, Namiku nuk i pranoi disa nga ofertat qė iu bėnė pėr drejtues ndėrrmarrjesh dhe punoi disa kohė si specialist nė zyrėn e Industrisė nė Bashkinė e Laēit. Namiku u nda nga jeta mė 7 mars 1998, pikėrisht njė ditė pasi kishte marrė pjesė nė mitungun e madh qė u bė nė mbėshtetjen e popullit tė Kosovės. Si duket, ai nuk i pėrballoi dot emocionet e mėdha qė provoi atė ditė pėr vendlindjen e tij, prej tė cilave dhe iu shkaktua hemoragjia cerebrale qė i mori jetėn.


Dėshmia e Shefqet Kelmendit, qė u dėnua me vdekje si atentator i Enverit

"Pse i pranova akuzat si agjent i UDB-sė"
Njė nga pjesėtarėt e grupit qė u dėnuan bashkė me Namik Lucėn, ka qenė edhe Shefqet Kelmendi, ish-emigrant kosovar i ardhur nė Shqipėri nė fundin e viteve '50, i cili fillimisht u dėnua me vdekje. Pėr arsyet qė e detyruan atė t'i pranonte akuzat qė i bėheshin, Estrefi i ka shpjeguar me anė tė njė deklarate, ku thuhet: "… me tė cilėn unė i quajturi Shefqet Rrustem Kelmendi, kosovar nga Peja, i datėlindjes 1930, sot me banim nė Torovicė Lezhė, deklaroj nėn pėrgjegjėsinė time morale e penale sa vijon: Nė kėrkesėn e tij pėr pafajėsi, ish-i burgosuri politik Namik Mustafa Luci, sot inxhinier kimist nė Laē, edhe ai kosovar, po nga Peja, ka marrė si pėrgjigje nga organet lart se fajėsia e tij ėshtė "e provuar" nga thėniet e dėshmitė e Shefqet Rrustem Kelmendit, edhe ai ish-i burgosur. Pra nga unė. Lidhur pėr sa mė sipėr, nėn pėrgjegjėsinė time morale e penale, deklaroj sa vijon. Ėshtė e vėrtetė se njė pohim tė tillė unė e kam bėrė duke e akuzuar tė quejturin Namik Mustafa Lucin si bashkėpunėtor tė UDB-sė, sė bashku me mue dhe me Selim Kelmendin e Estref Kelmendin. Po ky ėshtė njė pohim i rremė, si pėr Namikun, ashtu dhe pėr veten time e gjithė tė tjerėt, i bėrė nė kushte jashtėzakonisht tė rėnda nė Hetuesinė e Pėrgjithshme nė Tiranė. Nė rrethana tė tilla tė paimagjinueshme, jo vetėm kaq, por po tė mė thuej qė unė tė pranoja se kam vra Qemal Stafėn edhe atė do ta pranoja. Dhe kėtė, mendoj unė, do ta bėnte cilido. Nė tė tilla kanale kam kaluar, prandaj pranova tė pabėrėn pėr vete dhe Namikun. Veē pohimit tim tė imponuar, asnjė fakt tjetėr nuk provon fajėsinė e Namikut, pėr sa ėshtė akuzuar. Pėr sa mė sipėr, jam i gatshėm tė ripohoj kurdoherė mbrendėsinė e kėsaj deklarate.
Deklaruesi Shefqet Rrustem Kelmendi Lezhė 20.4.1991


Dėshmia e Sejfulla Tetės, i dėnuar me vdekje nė grupin e kosovarėve

"Atentatin ndaj Enverit na e kurdisi hetuesi Nexhat Selimi"
Njė nga ata persona qė u dėnuan me vdekje nė grupin ku bėnte pjesė dhe ing. Namik Luci ka qenė edhe Sejfulla Teta nga Fushė-Kruja, i cili vuajti dėnimin deri mė 1991. Lidhur me atė ngjarje, midis tė tjerash, Sejfullai dėshmon: "Mė 29 shtator 1982 u arrestova dhe u dėrgova nė qelitė e Degės sė Brendėshme nė Krujė, ku sekretari i Partisė sė Degės dhe zv / kryehetuesi i rrethit, Nexhat Selimi mė tha: "Tė kemi arrestuar pasi ti ke dashur qė tė vrasėsh me atentat udhėheqėsin kryesor tė Partisė dhe Popullit". Unė e pyeta: "Kė, se ata janė 12 udhėheqės kryesorė". Ai m'u pėrgjigj gjithė inat: "Udhėheqėsin kryesor tė Partisė e tė popullit po tė them". Krejt i habitur pėr ato qė po mė thoshte, unė instinktivisht e pyeta: "Kė, Enver Hoxhėn?" Akoma pa mbaruar mirė fjalėn, nė kulmin e nervave, Nexhat Selimi mė tha: "Mos ia pėrmend emrin mor bajgė, mor ndyrėsirė" dhe mė qėllloi me shkopin e gomės qė kishte nė dorė. Qė nga ai moment mė ka rėnė tė fikėt disa herė nga tė rrahurat qė mė bėnin dhe nuk mbaja mend gjė se ēfarė bėhej me mua. Kur u pėrmenda, Nexhat Selimi mė komunikoi akuzėn, duke mė thėnė: "Ti bashkė me njė grup tjetėr, qė ne i kemi tė arrestuar, keni dashur qė tė vrisni me atentat udhėheqėsin kryesor tė popullit dhe Partisė, kur ai do tė vizitonte Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė. Ti ke pasur nė plan qė t'i hidhje granatat gjatė mitingut, kur ai tė takohej me popullin dhe nė rast se nuk do ta realizoje dot ti atė gjė, atėhere do tė dilte Selim Kelmendi nė Krastė tė Krujės dhe do ta kryente atentatin me pistoletė. Si variant rezervė pėr tė kryer kėtė akt kriminal, nėse nuk do ta arrinit dot ju, do tė ishin: Namik Luci nė Laē, Shefqet Kelmendi nė Lezhė dhe Estref Kelmendi nė Shkodėr". Unė nuk i pranoja akuzat dhe pėr tre muaj me radhė mė torturonin barbarisht, duke mė thyer edhe dorėn qė e kam sakat sot e kėsaj dite. Torturat m'i ndaluan vetėm kur mė erdhi Hekuran Isai nė qeli nė Krujė. Ndonėse nė gjyq asnjė nga ne nuk i pranuam akuzat, duke thėnė se kishim firmosur nga torturat, pėrsėri na dėnuan, fillimisht me vdekje, e mė pas me 25 vjet".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė