Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-01-06, 04:06   #2
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zana_ch deshta te shpreh mendimin tim per temen qe ke hapur.
Artikullshkruesi kushdoqofte ai/ajo simbas mendimit tim, si ne vete titullin e temes ashtu edhe trajtimi i saj, konsideroj se vie ne kundershtim me vetevehten.
Po i jap disa shembuj te cilet do te perpiqem ti arsyetoj me pikveshtrimet e mia.
Zana_ch shkruajti
Citim:
Por pikėrisht kjo dėshirė e tyre legjitime pėr ruajtjen e identitetit kombėtar, mund tė konsiderohet si frenuese ndaj procesit tė Globalizimit i cili gjen njė nga shprehjet e tij mė tė goditura nė modelin e Bashkimit Evropian nė tė cilin i gjithė rajoni i Ballkanit Perėndimor synon tė integrohet njė ditė.
Une nuk e konsideroj deshire te shqiptareve te Kosoves per ruajtjen e identitetit te tyre (sepse ne nuk e kemi humb asnjehere), por me teper konsideroj se eshte perpjekje e aresyshme e tyre per t'ju treguar atyre qe nuk e dijne ose qe nuk kane deshire ta dijne, se ata (ne) e kane kete identitet prej se dihet se ekziston Kosova, natyrisht duke mos harruar se emri i Kosoves fillimisht njihet si Dardani.
Me nje fjale keto gjeste te shqiptareve i quaj si prezentim i natyrshem para atyre qe nuk e dijn se kush jemi.

Citim:
Sipas Massimo D’Alemės, ish-kryeministrit italian qė luajti njė rol aktiv gjatė konfliktit tė fundit serbo-kosovar, kėrkesa pėr pavarėsi tė Kosovės ėshtė njė hap frenimi pėr sa i pėrket integrimit tė rajonit si njė bllok i vetėm nė BE. Tė njėjtin mendim me tė ndan edhe kryeministri bullgar, Stanishev, dhe pjesa mė e madhe e liderėve evropianė (me ndonjė pėrjashtim si rasti i Zvicrės), tė cilėt mendojnė se nė kėtė erė tė re globalizimi, kėrkimi i ndryshimit ekzistues tė kufijve do ishte njė hap sa anakronik aq edhe i dėmshėm nė krijimin e precedentėve tė rrezikshėm nė kėtė drejtim. Kjo vjen edhe si rezultat i propagandės efikase serbe siē e kam pėrmendur nė njė shkrim tjetėr. P.sh. Kryeministri bullgar, Stanishev nxori konkluzionin e mėsipėrm vetėm pas takimit qė pati me Koshtunicės nė Sofje rreth njė muaj mė parė. “Teoritė janė gjithmonė pėr dikė dhe pėr njė qėllim tė caktuar”—thotė Robert Cox. Gjithsesi, ajo qė ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet ėshtė se kosovarėt nuk mund tė kėrkojnė njė integrim sa mė tė shpejtė nė BE. dhe tė synojnė kėshtu tė kapin nė kohė trenin supersonik tė globalizimit pa arritur para sė gjithash krijimin e njė identiteti tė pavarur kombėtar dhe tė demonstrojnė aftėsi shtet-formuese aq tė nevojshme aktualisht. Shembulli i Kosovės gjithashtu nuk mund tė shėrbejė si precedent nė tė drejtėn ndėrkombėtare pėr ndryshimin e kufijve aktualė, pasi ėshtė njė rast sa unikal, aq edhe i “i pazgjidhur”, ēka nėnkupton se nuk ka raste analoge nė botė qė tė kenė ngjashmėri pėr sa i pėrket statusit tė tyre aktual.

Kosovaret e kane identitetin e tyre kombetar dhe kosovaret jane kosovare. Kjo gje eshte e qarte se nuk jemi ne kerkim te dickaje qe kemi, cfare absurdi!
Sa i perket kesaj shprehjeje per "trenin supersonik" te Globalizimit per te tingellu me cool, duhet te thuhet kjarte se Kosova edhe ne kete faze te pritjes se njohjes se pamvaresise ne disa fusha eshte pjesemarrese e Globalizimit. Vlen te permendet aspekti i sigurise, ekonomise, e tj edhepse ne hapat e pare por ky eshte fakt se ne jemi ne trenin supersonik te Globalizimit. Aresyet jane te kuptueshme dhe shume konkrete. Kosova eshte pjese e Evropes jugperendimore neper te cilen per fat te keq zhvillohen dukuri te demshme si ato te trafikimit, droges, tregetise se paligjshme etj etj. Kosova nuk ka hy ne kete bashkepunim global si pjese e Serbise por si Kosove.
Por problemi eshte se shtetet evropjane sidomos, nuk po e pranojne ende kete fakt se Kosova defakto po vepron si e Pamvarun.
E kjo eshte aresyeja pse Presidenti Rugova insiston ne njohjen formale te Pamvaresise se Kosoves.
Edhe aftesite shtetformuese Kosova i ka deshmuar. Kosova ka Presidentin, Parlamentin, Qeverine, te zgjedhura ne menyren ma demokratike ne zgjedhje te lira poashtu a edhe strukturen e organizimit qytetar. E mos te flasim se keto institucine Kosova i ka krijuar para 16 vitesh, hiq pa ndihmen e bashkesise nderkombetare dhe keshtu qysh atehere ka deshmuar aftesite shtetformuese.

Citim:
Pra, vetėm njė status i ri i Kosovės, statusi i njė shteti tė pavarur, mund tė sjellė krijimin e njė shteti-komb tė mirėfilltė kosovar dhe ndryshe nga frikėrat apo dyshimet se kjo mund tė frenonte procesin integrimit jo vetėm tė Kosovės, por edhe tė rajonit, unė mendoj se kjo veē do tė pėrshpejtonte integrimin, bashkėpunimin rajonal dhe pėrqafimin e trenit supersonik te globalizimit. Nė fund tė fundit, shkolla e realizmit nė marr. ndėrkombėtare mbetet sot shkolla me pasuesit mė tė shumtė dhe kjo shkollė vė theksin pikėrisht te fakti qė shtetet-kombe (the nation-states), janė dhe do ngelen gjithnjė faktorė pėrcaktues tė politikave botėrore. Dhe pikėrisht kėtu del edhe dėshira apo vullneti i kosovarėve pėr tė demonstruar nė ēdo rast (sidomos ne vend tė huaj), identitetin e tyre kombėtar, si njė identitet kombėtar krejtėsisht tė dallueshėm nga ai serb. Kjo nė njė farė mėnyre ėshtė edhe njė diplomaci publike e mirėfilltė dhe synon qė krahas ndenjės sė krenarisė kombėtare tė “impresionojė” edhe tė huajt qė kanė rastin tė gjenden nė festa shqiptare, si rasti i mikeshės sime australiane, (pse jo dhe t’i ndikojė ata).
Ndėrsa ne shqiptarėt e kėsaj ane tė kufirit, tė ndrydhur nga vetizolimi 50-vjeēar dhe tranzicioni i tyre i stėrzgjatur 15-vjeēar i cili veēse ka penguar integrimin tonė nė tregun dhe vlerat globale (sidomos perėndimore), kėrkojmė me ēdo kusht tė tregojmė anėn tonė kozmopolite, metropolitane, perėndimore, tė bindur se kjo do na bėjė mė tė pranueshėm dhe do na sjellė mė shpejt integrimin. Ne duam t’i tregojmė botės perėndimore se pavarėsisht barrierave qė na ndajnė, zhvillimeve historike apo veēantive kulturore, ne pėrkasim pikėrisht atje, se jemi pjesė e vlerave te “Konsensusit tė Washingtonit” (Washington Consensus) dhe se historia ka qenė e padrejtė qė na ka ndarė nga kėto vlera dhe s’na ka lejuar tė kapim trenin nė kohė. Pra, e thėnė ndryshe, kosovarėt nė epokėn e globalizimit janė nė kėrkim tė identitetit tė tyre kombėtar, padrejtėsisht tė mohuar pėr dekada tė tėra dhe vetėm mė pas pėr njė integrim tė tyre si njė “nation-state” i mirėfilltė nė “familjen” e kombeve, OKB apo nė Bashkimin Evropian. Pėr ata ėshtė e papranueshme ta realizojnė njė gjė tė tillė si pjesė e shtetit serb, qoftė edhe vetėm formalisht, pasi e drejta e tyre pėr vet-vendosje dhe aftėsia e tyre shtet-formuese nė rastin mė tė mirė do nėpėrkėmbej dhe sakrificat e tyre pėr liri do rezultonin tė kota. Ndėrsa shqiptarėt , qė e kanė pasur shtetin-komb tė tyre qė prej 1912, por iu ka munguar lėvizja e lirė dhe integrimi ekonomiko-kulturor janė “tė etur” t’i tregojnė Perėndimit se ne pėrkasim atje dhe kėtė e shfaqin sa herė iu bie rasti tė jenė nė prani tė tė huajve, duke u pėrpjekur tė tregojmė qė komplekset ballkanike nuk kanė lidhje me ne.
Sa i perket Shqiperise, mendoj se institucionet e dala nga zgjedhjet e fundit ne Shqiperi do ta pershpejtojne inkuadrimin e Shqiperise ne rrjedhat e Globalizimit boteror dhe natyrisht kjo do te ndikoje edhe te qytetaret e Shqiperise qe te mendojne si komb te jene pjese e proceseve te Globalizimit.
Pėr ta mbyllur dua tė them se kjo qe pėrgjigja nė vija tė trasha qė i ktheva e-mailit tė mikes sime, profesores australiane qė ishte ēuditur nga sjellja “e dyzuar” e shqiptarėve tė Australisė. Nė erėn e globalizimit sipas Friedmanit ka grupe apo kombe qė duan kohė tė pėrshtaten pėr shkak se koha ka punuar kundėr tyre, duke i lėnė ata tė papėrgatitur pėr tė kapur trenin e globalizimit dhe kėta duhen ndihmuar pėr ta arritur kėtė tren. Nga ana tjetėr ka popuj qė janė tė gatshėm, madje “tė etur” pėr ta arritur sa mė parė kėtė tren, por faktorė tė ndryshėm e pengojnė kėtė proces. Ėshtė sidomos nė tė mirėn e vendeve tė zhvilluara, sipas Friedmanit, tė ndihmojnė kėto grupe dhe popuj tė kapin trenin e zhvillimit dhe progresit, ēka do i integronte kėta tė fundit mė shpejt nė tregun dhe vlerat globale dhe do i kthente nė partnerė tė mirėfilltė dhe tė besueshėm, duke iu dhėnė kėshtu zgjidhje problemeve “tė pazgjidhura”.[/quote]

Une mendoj Zana, se si profesoresha e Australise edhe miqe e njohes tjere te Shqiperise dhe Kosoves tanime e dine thelbin e historise tone te re dhe te vjeter. Natyrisht se per te huajt gjithmone jane interesante mendimet tona ne lidhje me reagimet e nje populli te ndare ne dysh, qe jeton ne dy e me shume teritore. Por ne duhet te jemi te gatshem qe te jemi real dhe ne nivel ne menyre qe ta percjellim te verteten ashtu si na ka hije.


Me nderime
Domira
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė