Shiko Postimin Tek
Vjetër 02-11-06, 22:08   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anëtarësuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dërgo mesazh me anë të MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim



Shkrimet e shenjta mbi ardhjen


e Muhammedit a.s.


Paralajmėrimet pejgamberike mbi lajmin e gėzueshėm mbi pejgamberinė e Muhammedit a.s.:
“Ai ėshtė pėrmendur nė librat e profetėve tė mėparshėm.” Esh-Shuara, 196).
“Kurse ty tė kemi dėrguar vetėm nga mėshira ndaj botėrave.” (El-Enbija`, 107).
“Ne nė Zebur, pas Tevratit, kemi shkruar se token do ta trashėgojnė robėrit e mi tė mirė.” (El-Enbija`, 105).
“Sikur mos tė ishe ti, O Muhammed, Unė kėtė botė nuk do ta krijoja.” (Hadith kudsij).
Posa Zoti vendosi ta nxjerrė nga xhenneti Ademin dhe Haven si mėkatarė, njėkohėsisht ua dhuroi edhe mėshirėn dhe mirėsinė e Tij. Zoti nuk dėshiroi qė fatin e njerėzve t’ia lėshojė mashtrimeve tė shejtanit, por u premtoi atyre shpallje nėpėrmjet tė dėrguarve tė tij, nė fillim tė tė cilėve ishte Ademi a.s..[7] Nėpėrmjet engjėllit, Xhibrilit, Zoti i ftoi tė gjithė popujt e botės nė rrugėn e drejtė, tė gėzimit dhe bujarisė, qė tė bėhen tė barabrtė nė jetėn e amshueshme shpirtėrore nėn mėshirėn e Zotit. Kjo ndodhi nė historinė njerėzore. Pejgamberėt njė pas njė ftonin njerėzit nė besim tė drejtė, kurse aleancat e vjetra prisheshin e tė rejat vendoseshin, qė tregon nė dashurionė e pafund tė Zotit Krijues e Mėshirues. Kėto aleanca janė tė njohura nėpėrmjet shenjave tė njohura pėr njerėzinė: Molla e Ademit (nė fyt), ylberi i Nuhit, synetimi i Ibrahimit, Deveja e Salihut qė del nga shkėmbi, Pllakat e Musait me Dekalogun, Libri i dashurisė (Inxhili) i Isait dhe La ilahe il-la'll-llah e Muhammedit a.s. etj. Tė gjitha kėto shenja janė nė shėrbim tė shenjės sė fundit: La ilahe il-la'll-llah, e cila paraqet pėrfundimin dhe pėrkryerjen e tė gjitha misioneve pejgamberike. Tė gjithė pejgamberėt kanė paralajmėruar se Muhammedi a.s. do tė jetė pėrfundimi, pėrsosja dhe shenja universale e ardhjes sė tė dėrguarit mė tė zgjedhur tė Zotit, Muhammedit a.s.
Ndonėse popujt e zgjedhur tė Zotit tregoheshin jobesnikė, sikurse hebraikėt, Zoti megjithatė nuk i braktisi dhe gjithnjė sharton filiza tė ri, Shpallje tė reja, pėrfundimisht me Isain a.s., duke iu pėrmbajtur premtimit tė Tij kaherė tė dhėnė nė xhennet Ademit a.s. dhe Ibrahimit a.s.:
“Dhe i pranoi disa fjalė tė Zotit tė vet.”. (El-Bekaretu, 37).
“… Nga unė do t’u vijė njė udhėrrėfim …”. (El-Bekaretu, 38).
“O Izraelitė! Kujtone dhuntinė time qė ju kam dhuruar dhe plotėsoni besėn qė ma dhatė, t’ju plotėsoj edhe unė besėn time. Frikėsohmuni vetėm mua!
Besoni asaj qė po ua shpallė, e cila ua vėrteton atė ēka e keni ju, dhe mos jinni tė parėt qė nuk i besoni! Dhe mos bleni fundrrina me fjalėt e mia dhe frikėsohmuni vetėm mua! “ (El-Bekaretu, 40-41).
“Falne namazin dhe jepni zekatin dhe pėrkuluni me ata qė pėrkulen.” (El-Bekaretu, 43).
“Ata qė pasojnė Pejgamberin, ferrėfyes analfabet (ummij), tė cilin e gjejnė tė paralajmėruar nė librat e veta, nė tevrat dhe Inxhil …”. (El-A’raf, 157).
Zoti, nga mėshira e Tij, nė fund nuk lidhi kontratė me hebraikėt, por zgjodhi ta dėrgojė pejgamberin e fundit, por jo vetėm hebraikėve, por tėrė njerėzisė, qė rrjedh nga loza e Ibrahimit a.s.
Esenca e natyrės sė fjalėve tė shpallura tė Zotit, sipas traditės islame, nuk ėshtė kurrfarė akti i personifikimit. Fjala e Zotit nuk ėshtė plotėnia e individualizimit (uosobljenosti) fizik tė Zotit, por shenjė e plotėsinė sė pranisė sė Zotit, e cila, herė-herė manifestohet nė apoteozat antropomorfe dhe dėftimet e llojllojshme vizuele (rrufeja e cila godet Izraelitėt frikacakė, bubullima nė flakė e Musait, rrėnimi i malit, dėftimi vizuel i Xhibrilit) e tė ngjashme. Prania e Zotit ėshtė e pėrhershme dhe e ngahershme, por gjithnjė tjetėrfare nga perceptimet e krijesave. Asnjė shpallje i Zotit gjatė historisė nuk ka qenė manifestim tekstual i personifikimit tė Zotit nė trup e gjak. Ēdo shpallje e Zotit ka qenė e sendėrtuar nė mėnyrė tė veēantė, kurse zbulimi i Zotit gjithnjė ka qenė e fshehur nga shikimi njerėzor:
“Nuk ka asnjė njeri me tė cilin ka folur Allahu, pėrveēse me frymėzim ose pas ndonjė perdeje ose tė dėrgojė ndonjė tė deleguar dhe i shpall me lejėn e Tij ēka dėshiron Ai. Me tė vėrtetė Ai ėshtė i urtė.” (Esh-Shura, 51).
“Askush nuk ėshtė sikur ai!” (Esh-Shura, 11).
“Atė nuk mund ta arrijnė shikimet, e ai i mbėrrinė shikimet.” (El-En’am, 103).
Pejgamberėt e Zotit shkonin njėri pas tjetrit, gjithnjė duke dėshmuar Njė tė vetmin Zot, dhe me ta kalonin edhe misionet e tyre pjesėrisht tė suksesshme apo tė pasuksesshme, pėr tė ardhur nė fund tė ciklit pejgamberik Muhammedi a.s.. Ai konfirmoi vėrtetėsinė dhe burimėsinė e tė gjithė pejgamberėve tė deritashėm, tė cilat pjesėrisht ishin humbur, zhdukur, fshehur, ndėrruar apo ndryshuar.
Shumė pejgamberė para tij, me plotė vrull nė zemėr, tė motivuar nga pėshpėritja misterioze tė Xhibrilit paralajmėron emrin e gjallė tė Zotit nė shpirtin e molisur dhe jobesnikė tė njeriut, duke mbjellė gėzimin dhe shpresėn pėr ardhjen e shpejtė tė pejgamberit tė fundit:
“Dhe Unė tė zgjodha pėr vete.” (Ta Ha, 41).
“…Unė tė kam bėrė tė dashur nga gjithkush dhe tė rritesh nėn mbikqyrjen time.” (Ta Ha, 39), dhe duke krijuar bėrthamėn shpirtėrore pėr gjeniun universal shpirtėror tė misionit tė ardhshėm tė suksesshėm tė Pejgamberit tė Islamit, emrin e tė cilit Zoti e ka pėrmend gjatė shpalljeve pejgamberike mijėvjeēare.

__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë