Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-06-05, 22:31   #11
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
ODISE i nderuar , mos kontakti me familje ndikon ne formimin e nje personaliteti dhe ketu shtrohet pyetja se cfar personaliteti eshte ky . Dhe nga shkrimi i me hershem e thash kundershtite qe vijn ne shprehje tek personalitetet e tilla .Shkeputja e trashegimise ne formimin e personaliteti ne raport me rrethin ndikojn je formimin e nje personaliteti jo te mire sepse edhe nje personalitet i mire e edhe nje personalitet i dobet e kan zhvillimin e vet - formimin. Ketu une mendoj se nuk kemi tebejme me rregullim dhe crregullim por me rregullim te mire dhe rregulli m te keq. Ndoshta e kam gabim por une mendoj keshtu. Ketu eshte sikur rasti i dy lisave , edhe ai i drejti e edhe ai i shtremti , qe te dyte kan nje zhvillim , nje formim por te i pari eshte nje formim i mire kurse te i dyti nuk kemi c'formim por formim te shtremt.
Njoh nje numer te konsiderueshem te te burgosurve politik por te asnjeri nuk njoh nje karakter agresiv por nje maturi dhe qetesi te lakmueshme edhe ne situatat me te nderlikuara e kete virtyt e kan ruajtur edhe pas shume viteve te kaluara neper burgje.
Kurse sa i perkete ruajtjes se identitetit ne mergate , eshte thene edhe me heret se kete neve nuk mund t'a bejme vete pa ndihmen tuaj dhe perkrahjen e Atdheut. Politika shqiptare duhet njehere e pergjithmon te vetedijsohet dhe mergaten mos t'a sheh vetem nje vend nga mund te vujne te mira materjale por si pjese te pandashme te saj, dhe te krijoj nje lidhje dhe nje reciprocitet te mirefillt kombetar.

Me nderime Guri Sylaj
Guri im i nderuar!

Termat: person, personale, e personalitet ndryshojne ne rjedhe karakteresh psikologjike. Po jo gjithmone vetem karakteri formon personalitetin, sepse sic thot Demosteni ne vepren MBI KARAKTERET, mvaret se cfare shikon nga dritarja e trenit (jeta udhetim deri ne stacion te fundit) - dikush veren nje kale ne fushe e dikush nje shkemb skulpture natyrore. Kontakti me familjen ndikon shume, se mbahet gjalle lidhja shpirterore: larg syve larg zemre, bile ia ndegjon zerin dhe e mendon se jeni bashk, e ēmalleni me njeritjetrin, mbani gjalle genin trashegues!

Mendimi im i lire, qe ndoshta then ligjet e shkences: njeriu formon personalitetin e tij deri ne vdekje, personaliteti ndryshon ne cdo veprim te personit. Eshte njeri i mire, te shtiemet e bejne te keq, pra rrethi. Nje plak yni thoshte: me ba me te peshtye nje katund tek dera e oborrit, ta bejne lloē (balte) qe nuk mund te dalesh as me kale shale!'' Apo nese nje katund, ka pije uje te Kroni i Budalleve, duhet te pijsh edhe ti nese rrnon me ta, perndryshe te cmendin ne cilendo forme! E nese ti vendose te ikesh, largohesh nga ai rreth, gjeje vendin perkates! Njeriu ashtu sikur ka nevoje per dije deri ne vorr, poashtu edhe ka nevoje ta formoj e perforcoj personalitetin deri ne vdekje! Shume njerez, deri ne pleqeri ishin te mire, por perfunduan ne korrupcion, tradheti kombetare, e krime tjera!

Karakteri i forte, e ben njeriun te ēelnikosur, te pathyeshem ideali i forte, kur nje i burgosur, pranon vdekjen, e nuk tradheton shoket. Une personalisht, vizitova nje ish-te burgosur 46 vite ne Shkoder, Osman...
dhe dikush e pyeti: si kalove ne burg? Ai tha: une bera timen, ai beri te veten! Asnje fjale tjeter nuk foli! Po, dikush edhepse ishte ne burg, nje zot e din, a ka shpetuar mire si personalitet i mapareshem! Personaliteti ndryshon deri ne vdekje! Shume te rralle jane burrat e pandryeshushem, si personalitete te rralla!

Dy Lisat, i drejti dhe i shtrembeti: te dyte mbine te drejte, po njeri u shtremberua, sepse ose ishte nen hije te tjetrit, i mungoi 'hipofiza', ose e ka rrenjen te 'shtrember gjenetikisht'. Po edhe druri i shtrembet nevojitet per dorez kose!

Mergimtarin e rrahin stuhite nga te gjitha anet, eshte si pa kulm (kombetar) mbi koke - njeri pa shpi. Forca gjenetike ma e madhja i duhet mergimtarit, te mbetet ai qe ishte ne atdhe - po zgjidhja e ekuacionit te mergimit eshte baraz me zero! Duhet ta kuptojme! Sa ma heret, aq ma mire!

Juaji

Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė