Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-05-11, 23:31   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kryeveziret shqiptare te Perandorise Osmane vazhdues te denje te linjes se perandorev

Kryeveziret shqiptare te Perandorise Osmane vazhdues te denje te linjes se perandoreve ilire


Rreth dhjete shekuj me vone, kur iliret tashme quheshin arber (shqiptare) u perserit tradita e madhe iliriane e sundimit ne perandori te medha. Shqiptaret ia dolen perseri te zene kupolen e shtetit te madh shumekombesh osman, duke zene vendin e Kryevezirit (Kryeministrit). Dhe per shume kohe shqiptaret krahas turqeve qe kishin Perandorin (Sulltanin) u afirmuan si komb i zgjedhur per te sunduar.
Po pse shqiptaret nuk u bene dot perandore te Perandorise Osmane? Sipas tradites se kesaj Perandorie per te gjithe kohen sundoi linja trashegimore e Osmanit dhe askush nuk mundej ta zevendesonte ate. Ne ate shtet funksioni me i larte qe u rezervohej te gjithe te tjereve jashte kesaj dinastie ishte i Kryevezirit.
Historia perseriti veten per here te dyte. Ashtu siē e moren Romen iliret ne momentet e veshtira te saj, edhe shqiptaret ne momentet e veshtira e moren qeverisjen e shtetit osman dhe e shpetuan disa here nga shkaterrimi. Dhe siē eshte folur per "komplot ilir" ne Rome, eshte permendur edhe "komploti arnaut" ne Stamboll. Por si paraardhesit e tyre shqiptaret nuk komplotuan. Ata shume here i shpetuan sulltanet prej komploteve. Ne kete proces shpetimtar per fatet e shtetit, shqiptaret (arnautet) mund te ishin bere edhe perandore, por u ndaluan ne kufijte e te aresyeshmes, duke u mjaftuar me funksionin e Kryevezirit. Ky ishte shperblimi qe historia u kishte rezervuar shqiptareve ne kete moment te historise se tyre.
Ne fillim, kur shteti osman ishte nje principate ne Azi sundohej e qeverisej vetem nga turqit dhe krahas Sulltanit kishte turkun e dyte si Kryevezir. Por shtrirja e Perandorise ne rajonet e krishtera beri qe sulltanet per hire te forcimit te unitetit te vendit, t'i zgjidhnin kryeveziret kryesisht prej ketyre rajoneve. U perdor sistemi i devshirmese, per te rekrutuar kontigjente per ushtare. Femijet e grumbulluar i nenshtroheshin procesit te seleksionimit, qe nganjehere kryesohej nga vete sulltanet. Personat e perzgjedhur qe quheshin "Iēoglan" merrnin edukim te zgjedhur ne Stamboll dhe Edirne. Procesi i edukimit ne Pallat zgjaste dy deri ne shtat vjet dhe kishte te bente me mesimin e gjuhes dhe te tradites turke. Ne vazhdim behej nje perzgjedhje e dyte, ku me te aftit qendronin me sherbime ne Saraj dhe vazhdonin stervitjen ne perdorimin e harkut, shpates, mesimin e zanateve dhe arteve qe ata vete preferonin, duke u pergatitur keshtu per burra shteti dhe gjenerale. Nga radhet e ketij kontigjenti personalitetesh te spikatura dolen kryeveziret (kryeministrat) e Perandorise Osmane. Me vone, veēanerisht, pas islamizimit masiv te popullsise, kryeveziret nuk u perzgjodhen me me ane te sistemit te devshirmese, por ishin bij te aristokracise tashme te islamizuar, qe ishte e lidhur ngushte me Porten e Larte.
Per te kuptuar pushtetin real te kryevezireve ne shtetin osman, po permendim nje ligj te sulltan Mehmetit II: "Veziri i Madh eshte kryetari i vezireve dhe i komandanteve. Ai eshte me i madh se te gjithe et tjeret ne te gjitha problemet, zevendesi absolut i Sulltanit".
Qeverisja shqiptare ne Perandorine osmane rrok nje periudhe kohore prej 600 vjetesh, shume kohe para se Arberia te pushtohej nga turqit dhe disa vite pasi Shqiperia u be shtet i pavarur. I pari qe eshte marre me kryeveziret shqiptare te Perandorise ka qene Sami Frasheri, i cili deri ne periudhen, kur ai jetoi i permend 27 kryevezire shqiptare. Plotesime rreth ketij numri jane bere nga studiuesi me origjine shiptare Nexhip Alpan dhe ish amabasadori shqiptar ne Turqi, Nesip Kaēi. Mbeshtetur kryesisht ne keto dy burime, studiues te tjere jane perpjekur te japin numrin e plote te kryevezireve shqiptare.Noel Malkolm, duke cituar Selman Rizen shkruan se "jane dyzet e dy kryevezire me origjine shqiptare". Por studiues te tjere sqarojne edhe origjinen e disa te tjereve. Keshtu, duke u mbeshtetur ne burime dokumentare te besueshme ne kemi dhene jeteshkrimin e dyzet e kater kryevezireve shqiptare. Nderkohe qe burimet turke na kane dhene si shqiptare edhe tre kryevezire te tjere qe ne nuk i kemi perfshire ketu, per aresye te mungeses se te dhenave rreth jetes se tyre.
Ne kemi synuar te japim te dhena rreth ketyre shiptareve te medhenj, te cilet edhe pse u orientuan ne sherbim te shtetit osman, kane ndikuar ne proceset zhvilluese te Perandorise me te madhe et kohes dhe me qenien e tyre ne krye te qeverisjes se ketij shteti e kane lartesua ne ate periudhe emrin e vendit te tyre te origjines.


Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante