Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-09, 23:11   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rreth lindjės sė shpirtit

RRETH LINDJES SE SHPIRTIT

Nė Historinė e Filozofisė Botėrore i pari qė ka trajtuar temėn e mėsipėrme ka qėnė Sokrati,
i cili nuk ėshtė marrė direkt me shkrimin e koncepteve tė botėkuptimit tė tij. Kėtė e ka bėrė njė tjetėr filozof po aq i madh dhe i rėndėsishėm dhe pikėrisht nxėnėsi i tij, Platoni... t
Rastiste qė nėna e Sokratit tė qe mami. Filozofi thoshte se nėse njeriut i takon tė lindė me ndihmėn e profesionit tė mėsipėrm, nė fazėn e mėtejshme tė rritjes sė individit, duhet tė ndodhė patjetėr lindja e tij e dytė ose ndryshe Lindja e Shpirtit. Me pak fjalė, qysh nė moshė tė njomė fėmija duhet ti nėnėshtrohet procesit tė orientimit tė ndjenjave dhe zemrės drejt gjėrave tė ndershme tė kėsaj bote. Pa u zgjeruar shumė nė kėtė pikė, per Sokratin dituria dhe virtyti pėrbėjnė tė njėjtėn gjė. Janė plotėsuese tė njera tjetrės. Ndėrsa vesi dhe ligėsia vijnė prej mungesės sė diturisė. Mė duhet tė bėj shėnimin se nė urtėsi e menēuri nuk bėhet fjalė pėr njohuritė e shumta qė njė individ mund tė pėrfitojė gjatė jetės sė tij, siē mund tė jenė ato me karakter fizik, letrar, gjeografik, historik, astronomik, kompjuterik etj...
Eshtė pėr tė vėnė nė dukje, si kuriozitet njerėzish tė rrallė e tė jashtzakonshėm se Sokrati nuk pėrpiqej kurrė ti ndryshonte mendjen dikujt me tė cilin gjendej ne diskutim. Kurrė nuk i drejtohej me shprehje nė trajtėn pohore. Bėnte vetėm pyetje tė vijueshme. Veē qenė aq tė menēura, saqė pėrherė e drejtonin bashkėbiseduesin nė njė qorrsokak logjik.
Lidhur me kėtė pikė aq delikate tė formimit tė gabuar njerėzor, Sokrati mėsonte se ėshtė krejt e pamundur tė ndryshosh mendimin e dikujt. Dhe kjo pėr arsye sepse njohuritė apo ndriēimi shpirtėror i njeriut nuk vjen nga jashtė por nga brendėsia e tij. Dhe me tė vėrtetė, tė paktė janė ata qė ndryshojnė nė jetė... Kėshtu shpjegohet qė miliona njerėz nė gjithė rruzullin e botės e kanė mjaft tė vėshtirė tė civilizohen e orientohen drejt shoqėrive mė tė civilizuara e mė humane. Madje, as u bie ndėr mend njė diēka e tillė.
Nobelisti rus Sollzhenicin, te “Pavioni i Kancerozėve”, i preokupuar prej deformimit shpirtėror tė “Njeriut tė Ri Socialist”, shkruan
se pėr tė ndryshuar konceptet dhe paragjykimet njerėzore tė sė ashtuquajturės shoqėri socialiste, i duhet tė kalojė mijėvjeēarė tė tėrė... Jo mė pak nga ē’iu deshėn mikroorganizmave e organizmave tė Darvinit pėr tė kaluar nga njeri stad nė tjetrin. Kaq i vėshtirė paraqitet nė praktikė transformimi moral e shpirtėror i njeriut.
Pas vdekjes heroike tė Sokratit, nxėnėsi i tij, Platoni, e zhvilloi akoma mė tej idenė e tė parit. Qe filozofi i parė qė foli e shkruajti rreth formave dhe ideve fisnike tė cilat sipas tij ndodhen nė qiell... Jo nė tokė! Sipas tij ato ekzistojnė para lindjes sė njeriut. Pėr tė ilustruar idenė e pandryshueshmėrisė sė shoqėrisė njerėzore, ai krijoi njė mit tė njohur nė gjithė shkollat filozofike tė botės me emrin “Shpella e Platonit” e cila, sipas tij, ndodhej diku nėn tokė. Ja si e pėrshkruan ai njė vend tė tillė, tė ēuditshėm...
Banorėt qė nga lindja e tyre e deri nė vdekje, gjėnden tė lidhur me zinxhirė. Gjithė jetėn e kalojnė tė ulur me fytyrė drejt pareteve tė shpellės. Prapa krahėve tė tyre gjendet njė zjarr, drita e tė cilit u lejon banorėve tė shohin vetėm hijet e trupit tė tyre. Dhe asgjė tjetėr!... Njė ditė prej ditėsh dikush nga shpella arrin tė kėpusė zinxhirėt dhe drejtohet nga dalja e saj.
Kur bie nė kontakt me diellin, ndien ti verbohen sytė. Kur arrin ti hapė, shikon njė natyrė tė bukur e madhėshtore e cila e mahnit dhe e lė pa gojė. Pėr herė tė parė nė jetėn e tij mendon se ato qė i ka lejuar shpella tė mėsojė, nuk kanė qenė veē shtrembėrim e fshehje e kėsaj bote tė bukur qė ai ka parasysh. Gjithė gėzim nė zemėr rikthehet tek njerėzit e lidhur me zinxhirė dhe fillon tu tregojė se sa e bukur dhe madhėshtore ėshtė bota e diellit dhe dritės. Por ndryshe nga ē’pret prej banorėve tė robėruar: falėnderimin, ata egėrsohen dhe nuk duan kurrsesi ti besojnė fjalėt e tij. Vdes i goditur deri nė vdekje prej gurėve tė shokėve tė tij.
Ky njeri simbolizon filozofin ose intelektualin me mendje tė hapur. Ndėrsa zinxhirėt simblozojnė paragjykimet dhe errėsirėn e botės qė e rrethon.

Nuk do ta shkruaja librin “Njė ēmim pėr shkrimtarin e vdekjes” po tė mos kisha parasysh idealet mė madhėshtore tė njerėzimit siē janė ndershmėria, dashuria pėr njerėzit, dituria, edukata, heroizmi, besa, karakteri, drita, menēuria e mjaft cilėsi tė tjera hyjnore me tė cilat pajisen shpitrat e njerėzve me karakter tė veēantė e heroikė si Nėnė Tereza, Zef Pllumi, Simon Jubani e mjaft tė tjerė qė nė ēastet e torturave mė shnjerėzore nė hetuesitė shqiptare nuk dorėzuan mikun, tė afėrmin dhe vetė tė panjohurin. Nė novelėn e mėsipėrme nuk gjen vetėm trajtimin e jetės sė njė shkrimtari me karakter delikat dhe egoist... Gjithashtu, nuk ėshtė qėllimi im, tė dua tė bėhet fjalė vetėm pėr elitėn apo njė grup letrarėsh prej tė njėjtit brum tė prishur tė bashkuar nė tė ashtuquajturėn Letėrsi tė Realizmi, pėrbri njė pėrbindėshi tė verbėr si Lufta e Klasave. Gabohet kush mendon se do tė tregohesha aq naiv. Tė kėrkoja vetėm kėtė...
Jo! Kėrkoj diēka mė tepėr...
Qėllimi im ėshtė, qė nė njė Shqipėri postkomuniste tė bluajtur deri nė palcė, prej dhjetra fenomenesh tė shkatėrrimit intensiv tė karakterit, tė dua tė tė shpreh diēka mė shumė... Dhe mundėsisht tė dėgjohem. Qoftė edhe si njė zė i vetmuar nė shkretėtirė... Aq sa e lejon fenomeni i mėsipėrm i “Shpellės sė nėndheshme”... Jo pėr lavdinė time personale, se sa sipas mėnyrės time, tė bėhem i vlefshėm pėr njerėzit e thjeshtė, tė varfėrit, tė munduarit e tė shtypurit. Pėr ata qė vuajtėn nė sistemin e kaluar dhe ende vijojnė... Pėr ata qė gjithė mllefin e tyre ndaj tė pandergjegjėshmve tė kėsaj bote e shprehin mė tepėr nė raste tragjedish, vdekjesh e vakirash tragjike...
Pėr ēdo shqiptar tė tillė.
Nė fund tė fundit, ē’punė kanė shkrimtarėt dhe intelektualėt me politikanėt e me sistemet tokėsore?!... Pothuajse tė gjithė, nė gjithė botėn, refuzojnė tė merren me politikė. Nė parim ata duhet tė gjėnden pėrherė kundėr forcės dhe verbėrisė sė pushteteve. Jo pėr armiqėsi, urrejtje, meskinitet e cinizėm por pėr tė mundur, nėpėrmjet ideve tė tyre tė mund tė ndryshojnė diēka nga shoqėria njerėzore ekzistuese... Sado utopike tė jetė kjo, pėrpjekja e njerėzve tė ndershėm kurrė nuk duhet tė ndalojė.


ROBERT MARTIKO
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė