Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-06, 23:31   #7
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nga 9 Qershori 1976 deri ne 30 Tetor te te njejtit vit ishin bere shume pergatitje per te realizuar ekspediten e dyte dhe ishte vendosur njezeri qe te qendrohej me gjate per te studiuar kete varr me detaje. Qellimi ishte te fotografoheshin disa nga pjeset e dhomave dhe te ekzaminohej disa prej mijerave te pllakave dhe disqeve metalike. Ne viziten tjeter per ne varr do perdorej nje spray gjate kalimit neper shkalle i cili do evitonte jo vetem pluhurin duke e mbajtur ate poshte dhe stabel por edhe substancat toksike qe ndodheshin me shumice ne mykun mijera vjecar. Nje tjeter ceshtje urgjente ishte perdorimi i maskave dhe i bombolave me oksigjen ne dhomat e mbyllura qe mund te gjeheshin gjate ketij kalimi. Pajisjet qe u vendosen te merren ishin mese te mjaftueshme dhe pak nga pak po krijohej pershtypja qe me nje ngarkese te tille sdo mjaftonte koha per te hyre ne te hapuren e gurit.

Mbas nje diskutimi. Sherman Styles qe ishte Shefi Inxhinjer per ekspediten dhe Robert Simitteey i sektorit te elektronikes kembengulnin ne idene qe gjate kohes se hapjes se dyte te gurit (duke supozuar qe kjo kryehej nepermjet parimeve elektronike) rregjistrimi i atij toni vibracional special mund te vonohej pak, mjaftueshem per te mbajtur te hapuren disa sekonda me shume. Nese nje dublikim i tille mund te realizohej atehere kjo do i jepte kohe ekuipazhit qe te fuste pjesen derrmuese te pajisjeve.

Duke mos e patur idene sesi funksiononte saktesisht hapja e gurit, te gjitha eksperimentet perqendroheshin ne kete ide, pra te mundesise se zgjatjes ose perseritjes se tonit vibracional por pa u tentuar te futej brenda. Ky eksperiment u be me shume per te pare nese menyra e hapjes ishte ose jo elektronike. U hartuan te gjitha format inxhinjerike te mundeshme duke perdorur aparatura rregjistruese zanore, radare, sonare, lazera zanore, rreze-x dhe dedektore minash qe arrijne te dallojne pajisje elektronike te fshehura ne gur. Keto eksperimente te pazakonta kerkuar jave te tera kohe me deshtime dhe prova pa fund.

Ne perfundim te te gjitha eksperimenteve, mbas nje periudhe 3 mujore u arrit me ne fund suksesi duke dublikuar kohe hapjen dhe duke u bindur qe ne fakt guri hapej ne menyre elektronike por shtyrja ne kohe nuk mund te behej per me shume se 12 sekonda.
Ne 3 Nentor filloi eksperimenti. Kater anetare ishin te pranishem per kete prove dhe kishin ne dispozicion te gjitha pajisjet elektronike. Ne oren e sakte, plus shtate, toni vibracional u aktivizua drejt pikes se duhur ne gur dhe mbas hapjes se gurit toni do perseritej cdo 2 sekonda. Fillimisht u duk sikur eksperimenti po funksiononte por diktofoni dhe vibracioni zanor arriti te mbante te hapur gurin jo me shume se shtate sekonda dhe pas kesaj per deshperimin e madh te shkenctareve, guri i rimbyll vetem se me ngadale se me pare. Sidoqofte u arrit te provohej qe guri levizte ne menyre elektronike dhe se pajisjet tona nuk ishin te afta ta vononin mbylljen per me shume se 7 sekonda. Nese kjo do ishte arritja e fundit atehere do te na duhej te kenaqeshim me kohe zgjatjen dhe te arrinim te fusnim brenda nje tejter person, nese do ishte i shkathet ne veprimet e tij. Pra kater veta ne total.

Maketi si dhe eksperimenti me gurin rreshqites treguan vetem nje gje te rendesishme. Kater persona nese do ishin te shkathet aq sa duhet do te arrinin te futeshin ne shkallen poshte gurit. U bene prova mbas prove dhe me ne fund u bindem qe kater persona mund te futeshin por nje pjese e mire e pajisjeve duhej hequr nga lista. Kjo ishte lista perfundimtare me pajisjet qe do merreshin: Dy ene me presion te mbushura me nga 3 gallone solucion kimik qe nevojitej per te sperkatur pluhurin. Dy kamera me rreze infra, nje kuti e vogel e ndihmes se shpejte, kater elektrike te fuqishem dore, 12 bateri rezerve, shtate pako me ushqim te konservuar per sejcilin nga personat dhe nje pagure me uje si dhe nje tjeter me leng limoni qe ndihmonte ne rrezistimin ndaj etjes. Ato objekte qe mund te futeshin neper xhepa ishin te domosdoshem, te tjerat duhet te ngjiteshin ne pjese te trupit (zonen e stomakut) duke e bere te nevojshme rreshqitjen per ne hyrje me kurriz. Ne momentin qe do hynim ky lloj paketimi mund te spostohej ne kurriz si cante shpine. Kjo u be per arsye te shmangies te cdo lloj vonese.

Kalvari i dyte filloi ne oren 7.30 te pasdites ne 4 Dhjetor 1976 dhe qellimi ishte qe te arrihej ne destinacion perpara orarit kyc i cili vlente per te hapur hyrjen. Kur mberritem ne maje te Piramides beme disa ushtrime gjimnastikore per te cliruar muskujt nga tensioni gjate ngjitjes dhe per te qene gati per momentin e rendesishem. Veprimi i sakte nuk kishte te bente thjesht me hyrjen sa me te shpejte brenda por edhe zbritjen e menjehereshme te 15 shkalleve qe te mund ti lejohej vend personit tjeter qe do hynte nga mbrapa. Momentin e fundit u vendos qe nese personi i katert do e shikonte qe do e kishte te veshtire te hynte atehere ai duhet te braktiste misionin. Ata qe do hynin kete mision nuk do hynin ne tjetrin qe ti linin mundesi te gjithe te tjereve te shikonin varrin. Mbas 40 vjet pergatitjesh ishte konsensusi i perbashket kushdo qe merrte pjese ne kete ekspedite do kishte te drejta te barabarta per te vizituar ate qe kishin enderruar gjithe keto vite. Vetem dy nga pjestaret e grupit fillestar te eksploratoreve nuk ndodheshin aty dhe ishin zevendesuar 5 vite me pare (sepse nuk jetonin me).

Me ne fund ora e madhe erdhi. Ishte rregjistruar koha e sakte dhe diktofoni u ndez. Te gjithe ndaluan frymarrjen duke pritur me padurim cdo ndodhte. Zemrat na rrihnin me force dhe njeri prej nesh i filloi nje dhimbje koke e forte si rezultat i eksitimit. Kjo ishte ora e shumepritur dhe nese cdo gje do shkonte me se miri, ne do hynim ne histori. Megjithe ato deshtime dhe perpjekje madheshtore (qe shpesh kishin pefunduar ne disfate) asnjeri prej nesh nuk ishte i sigurt qe cdo gje do shkonte sipas planit te hartuar dhe nese do arrinim te hynim te gjithe ne hapjen e gurit pa bere asnje gabim, kjo do konsiderohej si nje sukses i madh.

Foto e meposhte eshte nje punim grafik qe tregon hyrjen e fshehte, Shkallen, dhomen e fshehte dhe tunelin e “trans-tubit”.



A = “dhoma” zyrtare e njohur qe perdorej per ritet dhe per te ndare trupin fizik nga ai astral ne menyre qe personi mund te perjetonte pavdeksine dhe shkalle me te larta te ekzistences.

B = Dhoma e Mbyllur dhe dysheme te shumta.

C = Kalim i panjohur per tek Sfinksi.

D = “trans-tub” sekret (i hapur me laser ne koren e Tokes shenje e gjurmave te teknologjise se larte jashtetoksore?)

E = Shkallet e ngushta te fshehura dhe sekrete.
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė