Berisha: Nė kėtė 100-vjetor, 100 arsye pėr tė qenė krenarė
http://images.botasot.info/uploads/l...1352720556.jpg
Nė ceremoninė e organizuar pėr 40-vjetorin e Akademisė sė Shkencave, Kryeministri Berisha shprehu mirėnjohje pėr themeluesit e kėsaj Akademie, duke i cilėsuar si kolosė tė mendimit akademik shqiptar.
Sipas shefit tė Qeverisė, nė 100-vjetorin e Pavarėsisė sė vendit, shqiptarėt kanė 100 arsye pėr tė qenė krenarė dhe optimistė pėr tė ardhmen.
Kombi qė 100 vjet mė parė do tė copėtohej nė mėnyrė barbare ėshtė sot i lirė kudo qė jeton. Pas 100 vitesh Kosova ėshtė e lirė dhe e pavarur, ndaj dhe ne kemi 100 arsye mė shumė qė tė punojmė dhe tė besojmė pėr njė tė ardhme tė ndritur tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve,- tha Berisha.
Sipas kryeministrit, motoja jonė tė jetė, tė bashkohemi me njėri-tjetrin, tė bashkohemi me Europėn. BE fakton se pavarėsisht krizės ėshtė njė tėrėsi kombesh qė jeton nė paqe dhe prosperitet.
Ndėr tė tjera, Kryeministri Berisha kėrkoi qė Akademia e Shkencave tė shndėrrohet nė qendrėn mė tė fuqishme tė studimit tė gjuhės shqipe. Duhet tė bėjmė gjithēka pėr studimin e gjuhės. Ta vendosim gjuhėn nė piedestalin e studimeve mė tė avancuara. Tė vendosim gjuhėn, lėndėn mė thelbėsore tė edukimit tė brezave tė kėtij vendi,- u shpreh Berisha.
Nuk duhet tė rreshtim sė studiuari gjithnjė e mė shumė historinė tonė, tė vėrtetat historike janė tė rėndėsishme pėr tė shmangur gabimet e sė shkuarės,- theksoi Berisha.
Mė tej, shefi i Qeverisė shprehu mirėnjohje edhe pėr shkrimtarin Ismail Kadare, duke e cilėsuar si gjeniun e letrave shqipe qė krijoi letėrsinė moderne tė vendit.
//Bota Sot//