Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-07, 22:41   #20
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė vitin 2000 ėshtė llogaritur tė kenė pirė duhanin 1.1 milion njerėz. Kurse nga ekspertet ėshtė parashikuar ta perdorin duhanin nė vitin 2025 rreth 1. 6 milion duhanpirės..Nė Amerikėn e veriut e pijnė cigaren rreth 4.7 % e popullatės, nė Europėn perendimore 9.3 %, ndėrsa nė Shqipėri , duhani po pushton popullatėn , e cila e konsumon 60 %.,duke zėnė vendin mė tė parė nė Europe , “si njė shembull i mire”!, pėr t’u favorizuar dhe pėr tė shtuar shansin e hyrjes; meqense nuk po ēanė dotė , nė forma tė tjera!! Ne Shqipėri, nga statistikat e cituara , rezulton se e pijnė duhanin 674 mijė vet, tė seksit mashkull dhe 196 mijė tė seksit femėr , nė raport 30 % mė shumė tek meshkujt.. Po nė Shqipėri e fillojnė t’a pinė duhanin 81 % e tė rriturve pėrpara moshės 20 vjecare. Kurse femrat e parapėlqejnė pirjen e duhanit nė moshėn 14 vjecare dhe e fillojnė nė moshat 18-21 vjecare, duke e justifikuar se stimulohen, mos tė rriten nė peshė, si dhe me arsyetime tė tjera adoleshente. Nė Sh.B.A. e kanė filluar t’a pijnė duhanin , para moshės 18 vjecare nė 88.9 % tė rasteve; dhe e pijnė duhanin 23.5 % e popullatės. Nga kėta 25.7 % janė burra dhe 21.5 % janė gra. Kurse nė Kinė e pijnė 3 % e femrave dhe 10 % e nxėnėsve tė shkollave tė mesme. ( 13 ) Nė seksin femėr kohėt e fundit nė Amerikė vihet re njė ulje e pirjes sė duhanit, nėn ndikimin e masave tė marra dhe tė edukimit publik. Kėshtu nga 20 % ,qė ka qenė nė 2001 ėshtė ulur nė 15.% nė vitin 2005.Kurse nga njė studim qė ėshtė bėrė nė Nju-Jork , nė njė kontigjent njerzish prej 5200 veta nė vitin 2006 , ėshtė konstatuar njė renie e pires sė duhait nė 13%. Nė Sh.B.A.jepen tė dhėna informative mbi importimin e nevojės sė konsumimit tė cigareve , ku evidentohen lėvizje kurbash rritje dhe ulje, nė periudha tė ndryshme kohe. Nė vitin 1997 janė importuar 417.8 milion cigare; qė ėshtė vlerėsuar si njė shumė pesė herė mė e madhe se e importit tė vitit 1993, gjė qė vė nė pah njė harxhim mė tė madh tė duhanit nė kėtė shtet. Ndėrsa nė vitin 1999, importi i cigares nė Sh.B.A. u ul nė shifrat 244.8 milion cigare., kurse nė vitin 2005 importi i cigareve u rrit nė 319.4 milion.Duhani po pushton botėn e tretė. Nga statistikat botrore rrezulton se nga viti 1970-1994, nė vendet e zhvilluara , konsumimi i duhanit u ul nė 10 %; kurse nė vendet nė zhvillim u rrit nėe 67 %.Statistikat venė nė dukje edhe fakte tė tjera. Nė seksin mashkull, mbi moshėn 15 vjecare ,duhani ėshtė pirė mė shumė , nė disa vende tė botės si nė Rusi nė 67 %, nė Turqi 63 %, nė Kine 61 % nė Kore 68.2% etj. ( 10 ) .

Rreziqet dhe pasojat alarmuese tė pirjes sė duhanit

( 1. 3. 4. 6. 10. 11. 12. )

Duhani merret, pijet, rrezikon dhe dėmton organizmin e njeriut nė dy forma kryesore tė pėrdorimit tė tij.Nė mėnyrė direkte apo aktive ; kur personi e pi vet duhanin dhe nė formė indirekte ose pasive, apo siē quhet nga tymi i dorės sė dytė, tė shkaktuar nga duhanpirėsit. Dėmtimi i organizmit llogaritet tė jetė gati i njejtė nga perdorimi i tė dy formave ,nė mos mė i rrezikshėm , nė formėn pasive, sepse dėmet janė edhe mė masive.

Duhanpirėsi pėrballet me dy dukuri madhore, qė ndikojnė rrezikshėm nė organizmin e tij.. Me fenomenin fispatologjike, qė shpjegon lindjen e mvarėsisė , tė adaptimit ndaj nikotinės dhe tė karakterit drogues tė saj , si dhe me shfaqjen e veprimit psikologjike, tė kthyer nė rutinė dhe tė njohur si ves-zakon, tė trasformuar nė dėshirė, vetkenaqesi , neps apo epsh.

Duhani shkakton mjaft dėme, rreziqe dhe pasoja tė shumėllojshme, tė shumėfishta dhe me efekte dhe rreze veprimi tė gjithėanshme; mė tė tmerrshme se mikrobi apo bakteria, qė prek njė organ .Kjo bimė vlerėsohet dhe konsiderohet si njė fatkeqėsi madhore dhe si njė pllakosje mjaft e rendė qė po njeh njerzimi nė historinė e vet, duke ja kaluar luftrave dhe epidemive infeksioze tė kohrave , sepse ato kanė pas njė veprim tė kufizuar dhe njė mbarim; kurse duhani po merr pėrpjestimet e njė pandemija, qė nuk po njeh mbarim dhe po korr miliona jetė njerzish dhe ėshtė transformuar nė njė sėmundje shoqerore kronike me pėrmasa gallopante , tė pakrahasuara edhe me diabetin e sheqerit, tė hipertensionit arterial, sėmudjes kanceroze etj. duke patur njė propabilitet rrezikshmėrie mė tė pėrhapur dhe mė tė rrezikshėm , se favorizon dhe ndikon nė njė kohė , shfaqjen e mbi 50 sėmundjeve tė ndryshme nė organizmin e njeriut. Supozohet tė konsiderohet ”simbol “ i murtajės dhe i koleres sė kohės moderne.

Anketat dhe studimet epidemiologjike po dokumentojnė me bindje dhe me fakte tė shumta, pasojat e rreziqet e pirjes sė duhanit nė plakjen e parakohshme tė njeriut, nė rrudhosjen e shprehur tė fytyrės dhe tė lekurės sė trupit tė njeriut; nė humbjen mezatarisht 22 vjet jetė, tek personat njė nė ēdo katėr veta , qė nisin duhanin nė adoleshence dhe e pijnė rregullisht gjatė jetės., nė vdjekjen e parakohshme nė gjysmėn e duhanxhijve dhe shton predispozicionin e vdejkjes sė parakohshme nė 40 % tek duhanpirėsit dhe tek ata ,qė tymosen me duhan. Nė Sh.B.A. nga ndikimi i pirjes sė duhanit vdesin 400 mijė veta nė vit, ose njė nė ē’do pesė vdekje; kurse nė Kinė vdesin mbi 1 milion nė vit, rreth 2.5 herė mė shumė se nė Sh.B.A., ndėrsa nė vitin 2025, vdekjet do tė dyfishohen nė se nuk do tė ketė ule tė pirjes sė duhanit. ( 3.10.) Nė botė nga duhani vdesin ē’do ditė 11 mijė njerės dhe gjatė njė viti 4 milion njerės, d.m.th. njė vdekje ē’do 8 sekonda.Ky numer mendohet tė rritet dhe tė arrijė deri nė 10-12 milion nė vitin 2025. Tė dhėnat statistikore japin edhe njė evidencė tė tillė: njė nė ē’do 5 burra mbi 35 vjeē , qė pijnė duhan , do tė vdesin nga njė sėmundje te shkaktuar nga duhani, pėrpara se tė mbushin moshėn e pensionit.Sot nė vendet e zhvilluara vdesin ē’do vit 2. 5 milion persona , nga pėrdorimi i duhanit; kundrejt 1. 5 milion, qė vdesin nė vendet nė zhvillim. Specialistėt mendojnė se ky raport do tė pėrmbyset nė vitin 2030, me njė pėrpjestim tė tillė, qė nė vendet e zhvilluara do tė kemi 3 milion vdekje dhe nė vendet nė zhvillim vdekjet do tė arrijnė nė 7 milion.. Pirja e duhanit arrinė tė shkaktojė nė botė mė tepėr viktima se SIDA, T.B.C., aksidentet rrugore, vetėvrasjet ,vrasjet, si dhe vdekjet e nėnave gjatė lindjes; tė marra sėbashku. Tek duhanxhinjtė vėrehen edhe njė serė problemesh tė tjera. Kanė tendencė rritje , receptivteti mė tė madh ndaj sėmundjeve tė ndryshme, pėr shkak tė uljes sė rezistencės sė organizmit dhe rėnies sė imunitetit ; duke shtuar frekuencėn e morbozitetit dhe mortalitetit nė njė shkallė mė tė lartė. Aktiviteti i tyre ditor bėhet mė i kufizuar. Ata u shmangen ushtrimeve fizike dhe veprimtarive tė tjera tė jetės. Bejnė ditė paaftėsie tė shumta nė punė. Frekuentojnė mė shpesh shėrbimet mjeksore ambulatore dhe spitalore. Mbi 70 % e duhanpirėsve vizitohen mė se njė herė nė vit tek mjeku.

[[[...vazhdon...]]]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė