Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-04-12, 21:26   #4
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rreth martesės

Njėri prej vargjeve mė tė njohura ėshtė ky: «Mėsoji fėmijės rrugėn qė duhet tė ndjekė, dhe ai nuk do tė largohet prej saj edhe kur tė plaket» (Fjalėt e Urta 22:6).

Tek Efesianėve 6:4 lexojmė gjithashtu: «Dhe ju, etėr, mos provokoni pėr zemėrim fėmijėt tuaj, por i edukoni nė disiplinė dhe nė kėshillė tė Zotit».

Pali mund t'u thoshte fėmijėve tė tij frymėrorė: «Ishim zemėrbutė midis jush, ashtu si mėndesha qė rrit me dashuri fėmijėt e saj» (1 Thesalonikasve 2:7). Ai dinte si tė fliste prerė kur ishe e nevojshme, por gjithēka bėhej me dashuri. Nė profecinė e Oseas Perėndia i thotė popullit tė Tij tė pabesė: «Kur Izraeli ishte fėmijė, unė e desha dhe thirra nga Egjipti birin tim.... Unė vetė e mėsova Efraimin tė ecė, duke e mbajtur nga krahėt; por ata nuk e kuptuan qė unė po i shėroja. Unė i tėrhoqa me litarė tė dashamirėsisė njerėzore, me lidhje dashurie» (Osea 11:1-4). Ne qė nėpėrmjet hirit kemi pėrjetuar njė dashuri dhe durim tė tillė nga Perėndia plot hir, duhet tė pėrpiqemi t'i edukojmė fėmijėt nė tė njėjtėn frymė tė qėndrueshmėrisė dhe dashurisė. Ku tė jetojmė? Jo gjithė tė sapomartuarit janė nė gjendje tė gjejnė njė vend tė pėrshtatshėm pėr tė jetuar. Nė zgjedhjen e shtėpisė ka natyrisht shumė faktorė qė duhen marrė parasysh: punėsimi, shėrbimet publike, sė fundi shkolla – por njė pikė shumė e rėndėsishme ėshtė tė jemi afėr bashkėsisė lokale. Kur populli i Izraelit po udhėtonte nėpėr shkretėtirė, vendi i adhurimit, tabernakulli, ishte nė mes tė kampit. Priftėrinjtė dhe levitėt i kishin tendat pranė tij, ndėrsa tė gjitha fiset e tjera fushuan pėrreth tyre, tri fise nė ēdo anė. Kur arritėn nė tokėn e premtuar, Vetė Perėndia e zgjodhi vendin ku do tė vinte Emrin e Vet. Jerusalemi, siē mund tė shohim nė hartė, u vendos aq nė qendėr, saqė izraelitėt mund tė vinin nė tempull pėr tė festuar Zotin nga ēfarėdo zone e vendit. Zgjedhja e njė shtėpie nga e cila bashkėsia lokale nuk mund tė arrihet me lehtėsi, mund tė sjellė me kalimin e kohės pjesėmarrje tė parregullt nė tė, dhe madje «shkuarje nė kishėn pranė shtėpisė» pėr rehati, duke pėrfunduar nė mosvajtje kurrkund fare. Kjo mund tė duket sikur nuk ka tė ngjarė dhe si pesimiste, por pėrvoja tregon se kjo rrjedhė ngjarjesh ėshtė mjaft e zakonshme. Ėshtė kėnaqėsi kur kemi njė shtėpi qė mjafton nga madhėsia pėr tė argėtuar njerėzit e Zotit, por duhet tė tregojmė kujdes qė tė mos jemi krenarė pėr shtėpinė, sa t'i mbajmė larg tė gjithė mysafirėt. Qoftė e ngushtė a e gjerė, duhet tė mos harrojmė se shtėpia jonė ėshtė njėra prej dhuratave tė Perėndisė, e cila duhet pėrdorur ashtu siē na thotė Ai. Ē'prehje duhet tė ketė pasur Zoti ynė i bekuar kur u ftua nė shtėpinė e Martės dhe tė Marisė a nė atė tė ēiftit mikpritės nė Emaus! Apostujt, gjithashtu, u kėnaqėn kur morėn ftesa tė tilla, dhe ėshtė privilegj tė argėtosh ata qė janė tė Krishtit. Mund tė gėzohemi kur i mobilojmė shtėpitė tona me shije, e megjithatė duhet tė mos harrojmė se jemi shtegtarė rrugės pėr nė shtėpi. Kur u paraqiti me krenari tė dėrguarve babilonas thesaret e tij, mbreti Ezekia u pyet: «Ēfarė kanė parė nė shtėpinė tėnde?» Profeti i tha se gjithēka qė kishte grumbulluar ai dhe etėrit e tij, duhej ēuar nė Babiloni. Edhe tė krishterėt duhet t'i mbajnė tė gjitha zotėrimet tokėsore me dorė tė liruar, qė, nė qoftė se Ai na thėrret pėr tė braktisur gjithēka, pėr shembull, pėr tė shkuar dhe pėr tė shėrbyer si misionarė, ne tė mos i bėjmė zotėrimet tona pengesė pėr t'iu bindur Atij. Ai na i ka dhėnė tė gjitha me begati pėr t'i gėzuar, por ato janė ende tė Tijat, dhe neve na kėrkohet qė tė jemi kujdestarė besnikė tė asaj qė na ka besuar Ai. Ēfarė tė japim? Asnjė shtėpi nuk mund tė drejtohet pa njė lloj buxheti, dhe ėshtė detyrė e tė dy partnerėve qė tė kujdesen nė mėnyrė qė tė jetojnė brenda mundėsive tė tyre. Edhe nė kėtė ēėshtje, ashtu si nė ēdo tjetėr, «dashuria ėshtė pėrmbushja e ligjit». Nuk ka arsye pse gruaja tė mos blejė pėr vete rroba tė mira herė pas here, as nuk ėshtė gabim qė burri tė blejė njė libėr, ose tė jepet pas njė hobi tė padėmshėm, nėse e lejon buxheti. Nė Dhiatėn e Re lexojmė se Perėndia «na jep gjithēka bujarisht pėr ta gėzuar» (1 Timoteut 6:17), por e njėjta pjesė e Shkrimit vazhdon tė na tregojė se ne kemi pėrgjegjėsinė pėr ta pėrdorur me mend pasurinė tonė (sado e vogėl qė tė na duket). Prandaj vargu vijues i nxit tė kamurit «tė bėjnė tė mira, tė bėhen tė pasur nė vepra tė mira, tė jenė bujarė dhe tė gatshėm pėr tė dhėnė», d.m.th., ta ndajnė me tė tjerėt atė qė kanė. Siē vė nė dukje edhe apostulli, kjo nuk ėshtė thjesht njė detyrė, por njė investim - «duke mbledhur si thesar njė themel tė mirė pėr tė ardhmen», dhe nė tė njėjtėn kohė duke shtėnė nė dorė atė qė ėshtė me tė vėrtetė jetė - «jetėn e pėrjetshme». Zoti ynė tha se «bijtė e kėsaj bote, nė brezin e tyre, janė mė tė menēur se bijtė e dritės» (Luka 16:8), dhe vuri nė dukje se besnikėria jonė «nė tė vogla» (nė kėtė rast pasuri materiale) tregon besnikėri nė gjėra frymėrore. Jo ēdo kryefamiljar shėnon llogaritė e tė ardhurave dhe tė shpenzimeve, por nuk ėshtė ide e keqe qė tė fillohet nė kėtė mėnyrė, qė tė shmanget hyrja nė borxh, e cila prish dėshminė tonė pėrpara botės. Lexova dikur pėr njė predikues, tema tė cilit titullohej «Paraja». Ligjėrata e tij ishte e ndarė nė tri pjesė: e para, «Merrni sa tė mundni», pastaj «Kurseni sa tė mundni» dhe e treta, e cila kishte shqetėsuar tė paktėn njėrin prej tė pranishmėve, «Jepni sa tė mundni». Mund tė mos pajtohemi pėr frymėn pėr tė grumbulluar sa mė shumė, e cila kishte pėrshkruar pjesėn e parė, por Zoti Jezus nuk ka lėnė tė dyshojmė se «ka mė shumė lumturi tė japėsh, sesa tė marrėsh» (Veprat e Apostujve 20:35). Ai dhe dishepujt e Tij nuk ishin kurrė tė pasur, por Juda, administratori i tyre, duhet tė ketė qenė udhėzuar shumė herė «t'u jepte diēka tė varfėrve» (Gjoni 13:29) si dhe tė blinte atė qė nevojitej pėr festat. Nėn ligjin, populli i Izraelit ishte urdhėruar t'ua jepte tė dhjetėn e tė gjitha tė ardhurave levitėve, tė cilėt, nga ana e tyre, ua jepnin njė tė dhjetėn e tyre priftėrinjve. Ne nuk jemi nėn ligjin, por besimtari sot ka mundėsi tė investojė nė atė qė i sjell Perėndisė lavdi dhe qė do tė japė fryte pėr pėrjetėsinė. A mund tė japim ne mė pak se Izraeli i atėhershėm? Xhepit tonė i bėhen thirrje tė ndryshme dhe mund tė mos jemi nė gjendje tė vendosim gjithmonė se ēfarė kauze tė mbėshtetim mė shumė; por edhe pėr kėtė duhet tė lutemi vazhdimisht: «O Zot, ēfarė do Ti qė tė bėj?» «Sekreti i Zotit u tregohet atyre qė kanė frikė prej tij» (Psalmi 25:14) dhe, po tė qėndrojmė pranė Atij, Ai do tė na japė urtėsi nė kėtė ēėshtje dhe nė ēėshtje tė tjera. Si tė japim? Letrat e Palit japin udhėzime tė qarta pėr dhėnien e krishterė. Ndėrsa ai vetė u pėrpoq tė mbante veten dhe shokėt me sa tė mundej, duke punuar me duart e tij, Pali mund tė gėzohej ende kur shenjtorėt filipianė i dėrguan «jo vetėm njė herė» kur ishte nė nevojė (Filipianėve 4:16) dhe korintasve ai u kushtoi dy kapituj nė letrėn e tij tė dytė rreth ēėshtjes sė «shėrbesės ndaj shenjtorėve» (2 Korintasve 8 e 9). Njėri prej vargjeve mė kuptimplota nė kėtė pjesė ėshtė 2 Korintasve 9:7: «Secili le tė veprojė ashtu si ka vendosur nė zemėr, as me keqardhje, as nga shtrėngimi, sepse Perėndia do njė dhurues tė gėzuar». Madje nė Dhiatėn e Vjetėr, pėr shembull kur nevojiteshin materiale pėr ndėrtimin e tabernakullit a tė tempullit, u theksua se secili qė dha, e bėri kėtė «i shtyrė nga zemra e tij» (Eksodi 25:2; 1 Kronikave 29:9). Aq mė shumė ne, qė jemi shumė tė privilegjuar dhe, nė pėrgjithėsi, mė tė pasur sesa ata qė atėherė dhanė me gėzim pėr shėrbesėn e Perėndisė, duhet t'i shqyrtojmė zemrat dhe t'i japim me dėshirė veprės sė Zotit, qoftė brenda a jashtė vendit. Korintasve iu bė thirrje tė jepnin, «sepse ju e njihni hirin e Zotit tonė Jezus Krisht, i cili, duke qenė i pasur, u bė i varfėr pėr ju, qė ju tė bėheni tė pasur me anė tė varfėrisė sė tij» (2 Korintasve 8:9). Sė pari, dhėnia duhet tė jetė e rregullt. Dhėnia e rastėsishme pėrfundon shpesh nė mosdhėnie. Mbledhjet javore pėrmendjen te letra e parė e Palit drejtuar korintasve: «Tė parėn ditė tė ēdo jave secili nga ju le tė vėrė mėnjanė aq sa mundet sipas tė ardhurave tė tij» (1 Korintasve 16:2). Mė kujtohet njė vizitė te njė e ve e moshuar. Mė parė mblidheshim nė shtėpinė e saj, por, pasi i kishte vdekur i shoqi, grupi ishte shpėrndarė dhe ajo kishte mbetur vetėm. Kur u ndamė pas vizitės, ajo nguli kėmbė dhe na dha njė shumė tė madhe pėr veprėn e Zotit. «Mos ke gabuar?» - e pyetėm. Por ajo u pėrgjigj me fjalėt: «Jo, e ndaj kėtė ēdo Ditė tė Zotit tek ulem vetėm dhe kaq kam mbledhur». Apostulli e dinte se, nė qoftė se shenjtorėt do tė ndanin ca para ēdo javė, do tė kishte njė shumė tė mirė pėr tė varfrit nė Jerusalem kur ai do tė vinte nė Korint. Po tė japim «sipas tė ardhurave» nuk do tė ketė ankesa pėr mbėshtetje tė pamjaftueshme tė veprės sė Zotit. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė shumė aktivitete tė krishtera tė rėndėsishme duhet tė shkurtohen pėr shkak se besimtarėt nuk japin dhurata. Zoti e lavdėroi tė venė e varfėr qė dha «gjithė sa kishte», ndonėse ishte pėr mirėmbajtjen e njė ndėrtese qė Ai tha se do tė shkatėrrohej pėr shkak tė pabesisė sė atyre qė shėrbenin atje. Ajo ia dha Zotit dhe Zoti e pranoi atė me dėshirė, ashtu siē bėnte me ēdo mirėsi qė i tregohej «mė tė voglit tė kėtyre, vėllezėrve tė mi». Kjo nuk do tė thotė se ne duhet t'u japim pa dallim tė gjitha shoqatave bamirėse qė kėrkojnė mbėshtetje financiare; edhe nė kėtė ēėshtje mund tė lutemi pėr urtėsi dhe tė sigurohemi se Perėndia do tė na e japė kėtė. Pėr korintasit lexojmė se ata «dhanė veten mė parpara te Zoti» (2 Korintasve 8:5) dhe kėshtu dhuratat e tyre ishin tė pranueshme. Kėtu vėrejmė se dhėnia nuk kufizohet vetėm nė para. Nė qoftė se Zotit i kemi dhėnė veten, koha jonė, dhuntitė tona, shtėpitė tona dhe gjithēka qė kemi, mund tė pėrdoret nė shėrbim tė Tij. Megjithatė, duhet tė ruajmė kėndvėshtrimin e duhur. Nė qoftė se kujdesi ynė pėr veprėn e Zotit bie ndesh me pėrgjegjėsitė tona shtėpiake dhe familjare, mund tė jemi drejt njė katastrofe nė familje; por, nė qoftė se angazhimet tona shekullare na pengojnė qė tė shkojmė nė takimin pėr lutje, ose qė t'i japim veprės sė Zotit, atėherė rrezikojmė tė marrim mbi vete qortimin serioz qė iu drejtua dikur popullit tokėsor tė Perėndisė: «Njė njeri do tė vjedhė Perėndinė? Megjithatė, ju mė vidhni [...] tė dhjetėn dhe ofertat» (Malakia 3:8). Falė Perėndisė qė, po tė jemi tė gatshėm dhe tė bindur, siē e bėjnė tė qartė vargjet nė vazhdim, Ai ėshtė i gatshėm tė hapė pragjet e qiellit dhe do tė derdhė «mbi ju aq shumė bekime, sa nuk do tė keni vend tė mjaftueshėm ku ta shtini» (Malakia 3:10).

Qofshin shtėpitė tona si ato nė Betani dhe Emaus, ku Shpėtimtari mund tė ndihej si nė shtėpinė e Vet dhe ku tė Vetėt mund t'i shėrbenin dhe tė gėzonin shoqėrinė e Tij, parashijim i vėrtetė i bekimeve tė vendit tė pėrgatitur nė shtėpinė e Atit!
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė