Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 21:48   #15
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Hadithi dhe sunneti

Hadithi dhe sunneti


Gjatė decenieve tė fundit janė ofruar propozime tė shumta reformatore, ndėrsa shumė mjek shpirtėror janė orvatur ta gjejnė medikamentin pėrkatės pėr trupin e sėmurė tė Islamit. Por, gjer mė tani e tėra ka qenė e kotė, pėr shkak se tė gjithė kėta mjek tė menqur - bile ata tė cilėt sot dėgjojnė - vazhdimisht kanė harruar, qė sė bashku me barėrat e tyre, toniket dhe elikseret, t'ia pėrcaktojnė dijetėn natyrore me tė cilėn ėshtė themeluar zhvillimi i hershėm i pacientit. Ajo dijetė, e vetmja tė cilėn trupi islam, qoftė i shėndoshė apo i sėmurė, mundet pozitivisht ta pranon dhe ta asimilon, ėshtė Sunneti i Pejgamberit tonė Muhammedit a.s. Sunneti ėshtė ēelės pėr ta kuptuar pėrpjetėzėn islame para katėrmdhjetė shekujsh, e pėrse ky nuk do tė ishte ēelėsi pėr ta kuptuar degjenerimin tonė tė tanishėm? Tė pėrmbajturit e Sunnetit, ėshtė sinonim pėr ekzistimin dhe progresin islam. Mospėrfillja e Sunnetit, ėshtė sinonim pėr hedhje dhe shkatėrrim islam. Sunneti ėshtė boshti ēelikor i Shtėpisė sė Islamit, e po e hiqėt boshtin e ndonjė ndėrtese, a mund tė jeni tė befasuar nėse ajo shembet, si kulla prej letrave tė lojės?
Kjo e vėrtetė e thjeshtė, tė cilėn e kanė pranuar gati njėzėri tė gjithė njerėzit e ditur nė historinė islame, siē e dimė mirė, sot ėshtė mjaft e jopopullarizuar nga arsyet e lidhura me rritjen e vazhdimshme tė ndikimit tė civilizimit perėndimor. Por megjithatė, ajo ėshtė e vėrteta, e cila mund tė na shpėtoj nga kaosi dhe turpi i shkatėrrimit tonė.
Shprehja Sunnet, kėtu pėrdoret nė kuptimin e tij mė tė gjėrė, me fjalė tjera, shembulli tė cilin Pejgamberi a.s. na e ka lėnė nė qėndrimet, veprat dhe thėniet e veta. Jeta e tij e mrekullueshme, ka qenė ilustrim i gjallė dhe shpjegim i Kur'anit dhe ne nuk mund t’i bėjmė nderime mė tė madhe librit tė Shenjtė sesa duke e pasuar atė, i cili ka qenė mjet i shpalljes sė Tij11.
Kemi parė se njė nga tė arriturat kryesore tė Islamit, ajo e cila e dallon prej tė gjitha sistemeve tjera metafizike, ėshtė harmonia e plotė nė mes aspekteve morale e materiale tė jetės njerėzore. Ky ka qenė njė nga arsyet pse islami nė fillimin e vet ka pasur sukses aq triumfal kudo qė ėshtė shfaq. Ai njerėzimit ia solli porosinė e re, se kėtė botė nuk duhet urrejtur qė tė arrihet ahireti (bota e pėrjetshme). Kjo veēori e rėndėsishme e Islamit shpjegon shkakun, pėrse Pejgamberi ynė nė misionin e vet tė udhėheqėsit apostullor tė njerėzimit, ka qenė aq thellė i preokupuar me jetėn njerėzore nė polaritetin e tij, si fenomeni shpirtėror e material. Prandaj, nuk tregohet tė kuptuarit e thellė tė islamit, nėse bėjmė dallim nė mes tė dispozitave, tė cilat mirren thjesht me shfaqjet shpirtėrore dhe tė devocionit dhe atyre tjerave tė cilat mirren me problemet e shoqėrisė e jetės sė pėrditshme. Pohimi, se duhet t’i pasojmė urdhėrat, tė cilat i takojnė grupit tė parė, por jo edhe ato tė grupit tė dytė, ėshtė po aq i cekėt dhe, sipas frymės sė tij, po aq antiislam sikurse edhe ideja, se disa dispozita tė pėrgjitshme tė Kur'anit kanė qenė tė dedikuara vetėm Arabėve tė joarsimuar nė kohėn e shpalljes, e jo edhe zotėrinjėve tė rafinuar tė shekullit tė njėzet. Nė rrėnjen e kėsaj thėnjeje qėndron zhvleftėsimi i ēuditshėm i rolit tė vėrtetė tė Pejgamberit a.s.
Pikėrisht sikur qė jeta e ndonjė muslimani duhet tė jetė e drejtuar kah bashkėpunimi i plotė, e i parezervė ndėrmjet Un-it tė tij shpirtėror e atij trupor, poashtu edhe udhėheqja e Pejgamberit tonė pėrfshinė jetėn si thelb tė pėrbėrė, tėrėsi tė manifestimeve morale e praktike, individuale e sociale. Ky ėshtė kuptimi mė i thellėsishėm i Sunnetit. Kur'ani thotė:
"Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (o Pejgamber) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht." (4:65)
"Thuaj (o Pejgamber): "Nėse e doni Allahun, atėherė pasomėni mua, qė Allahu t'iu dojė e t'iu falė mėkatet tuaja; se Allahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė!" Thuaj: "Bindjuni Allahut dhe tė Dėrguarit!" (3:31-32)
Pra, sipas kėsaj, Sunneti i Pejgamberit ėshtė paralelisht me Kur'anin, burim i dytė i jurisprudencės islame. Nė tė vėrtetė, Sunnetin duhet konsideruar si tė vetmin shpjegim obligativ tė mėsimeve kur'anore, si mjet tė vetėm pėr evitimin e keqkuptimeve e mospajtimeve tė vazhdimshme tė cilat kanė tė bėjnė me komentimin dhe pėrshtatjen e zbatimit praktik. Shumė ajete tė Kur'anit kanė kuptim alegorik dhe mund tė kuptohen nė mėnyra tė ndryshme. E pastaj, ka shumė ēėshtje tė rėndėsisė praktike me tė cilat Kur'ani nuk mirret eksplicitivisht. Fryma, e cila mbizotron nė librin e Shenjtė padyshim, nė ēdo gjė ėshtė i uniformuar; por pėr tė nxjerrur nga ai qėndrim praktik, tė cilin duhet pėrvetėsuar nuk ėshtė nė ēdo rast punė e lehtė. Gjithnjė derisa besojmė se ai Libėr ėshtė Fjalė e Zotit, i pėrkryer sipas formės e kuptimit, i vetmi konkluzion logjik ėshtė se ai kurrė nuk ka qenė i dedikuar pėrdorimit pamvarsisht prej udhėheqjes personale tė Pejgamberit, e cila ėshtė e pėrsonifikuar nė sistemin e Sunnetit tė tij; ndėrsa arsyeja jonė na thotė, se asesi nuk do tė mund tė ketė shpjegues mė tė mirė tė mėsimeve Kur'anore sesa ai pėrmes, tė cilit ato u janė shpallur njerėzimit.
Kėshtu arrijmė deri te ēėshtja shumė e rėndėsishme nė aspektin e burimeve autentike, tė cilat na e zbulojnė jetėn e Pejgamberit dhe thėniet e tij. Burimet pra, janė hadithet, Traditat gojore tė thėnieve dhe veprimit tė Pejgamberit, tė cilat i kanė transmetuar as'habėt e tij dhe tė cilat i kanė mbledhur nė mėnyrė kritike nė shekujt e parė tė Islamit. Shumė muslimanė tė sotėm, deklarojnė se do tė ishin tė gatshėm ta pasojnė Sunnetin sikur tė ishin tė bindur se do tė mund tė mbėshteteshin nė korpusin e haditheve, nė tė cilat ai bazohet. ثshtė bėrė disi modė e kėtyre ditėve, qė nė parim ta mohojmė autencitetin e shumicės sė haditheve dhe sipas kėsaj, tėrė strukturėn e Sunnetit.
A ekziston ēfardo garance shkencore pėr qėndrim tė tillė?A ekziston ēfardo arsyetimi shkencorė pėr mospranimin e hadithit si burim i besueshėm i jurisprudencės islame? Mund tė pandehet se kundėrshtarėt e mendimit ortodoks kanė qenė nė gjendje tė shtrojnė vėrtetė argumente bindėse, tė cilat njėherė e pėrgjithmonė do ta kishin konstatuar jobesueshmėrinė e Traditave tė pėrshkruara Pejgamberit. Por kjo nuk na ka ndodhur. Krahas gjithė pėrpjekjeve qė tė vihet nė dyshim autenciteti i hadithit si korpus, kėta kritik bashkėkohės, si tė lindjes ashtu edhe tė perėndimit, nuk qenė nė gjendje ta mbrojnė subjektivitetin e vet tė pastėr kritik, me rezultate tė hulumtimit tė vėrtetė shkencor. Do tė ishte shumė vėshtirė pėr ta bėrė ate, pasiqė hartuesit e kolekconeve tė ndryshme tė hadithit, e veqanarisht Buhariu e Muslimi, kanė bėrė krejt ēka ėshtė nė mundėsinė njerėzore qė autencitetin e ēdo Tradite ta vėjnė nė prova mjaft rigoroze, shumė mė rigoroze nga ato, tė cilat zakonisht i pėrdorin historianėt perėndimor pėr ēfardo dokumenti historik.

vazhdon...

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė