Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-11, 21:20   #36
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Instalimi i pakuptueshmėrisė



Alma Lama


Shoqėria nė Kosovė po rrezikon tė futet nė njė nivel tė rrezikshėm tė pakuptueshmėrisė. Debati qė po zhvillohet kėto ditė, pėr prodhimin e tė cilit ėshtė punuar prej disa vitesh mbi “liritė” fetare tenton tė prodhojė njė atmosferė tė pakuptueshmėrisė ndėrmjet grupeve tė caktuara shoqėrore apo tė interesave, komuniteteve fetare dhe jo fetare, grupmoshave tė ndryshme e po kėshtu tė raporteve mes individit dhe shtetit.

Nė njė kontekst mė tė gjerė dhe tė thjeshtuar, do tė mund tė sillnim pakuptueshmėrinė qė ekziston mes perėndimit dhe islamizmit, si dy dogma tė cilat nė ditėt e sotme janė nė nivelin mė tė keq tė marrėdhėnieve, mbase qė prej kohės sė kryqėzatave. Duam apo s’duam ta pranojmė tashmė ėshtė bėrė e zakonshme tė dalim nė pėrfundimin se bota islamike dhe perėndimi janė zhytur nė njė cikėl tė intensifikuar tė konfliktit politik dhe kulturor dhe burimi kryesor i kėtij rivaliteti ėshtė natyra e raporteve tė Amerikės me Lindjen e Mesme, mė saktė konflikti izraelito - palestinez dhe politikat e ringjalljes sė islamizmit nė botėn arabe.

Kėto lloj interpretimesh dhe perceptimesh kanė prodhuar frikė tek popullatat qė po shpėrfaqen nė nivele tė ndryshme, qė nga rritja e nivelit tė sigurisė pėr shkak tė sulmeve terroriste nė vendet e perėndimit, e deri tek pėrjetimi i njė armiqėsie tė thellė nė disa vende tė botės arabe, i cili shkon deri nė aktet terroriste tė cilat nė radhė tė parė po marrin jetėn e mijėra qytetarėve myslimane. Ky nivel i acarimit tė raporteve dhe hakmarrjes shkon madje edhe pėrtej parashikimeve tė vetė Samuel Huntingtonit, autorit tė famshėm por njėherėsh edhe shumė tė kritikuar pėr teorinė e tij apo mitin mbi pėrplasjen e qytetėrimeve.

E pra natyra e tė shikuarit dhe perceptuarit bardhė e zi, nga popullatat pėrkatėse, e njė sistemi tepėr kompleks marrėdhėniesh mes kėtyre dy qytetėrimeve, mund tė thuhet se ėshtė nė njė nivel tė lartė pakuptueshmėrie reciproke…

Po pse rrezikon qė tė na instalohet nė Kosovė njė pakuptueshmėri e tillė dhe cila do tė ishte pėrmbajtja e saj?

Pėr tė kuptuar kėtė duhet qė nė radhė tė parė tė japim njė kuptim tė saktė tė termit kuptueshmėri. Kuptueshmėria ėshtė njė marrėdhėnie mes njohjes dhe objektit tė tė kuptuarit. Kuptueshmėria me pak fjalė pėrmban mundėsi dhe dispozita ndaj njė objekti tė njohjes sė mjaftueshme pėr tė mbėshtetur njė sjellje inteligjente. Ndėrsa pakuptueshmėria ėshtė e kundėrta.

Pakuptueshmėria ėshtė proces i papėrfunduar i njohjes sė objektit fizik apo abstrakt, konceptit apo mesazhit tė tjetrit, i cili pėr pasojė ėshtė i pamjaftueshėm pėr njė pėrgjigje inteligjente ndaj kėtij objekti. Ky proces i papėrfunduar i njohjes prodhon frikėn nga e panjohura, e cila ėshtė njė nga frikėrat mė tė mėdha tė njeriut e me tė cilėn ka manipuluar nė radhė tė parė feja. Nė tė vėrtetėt dogmat fetare, pa pėrjashtim i kanė rrėnjėt tek koncepti i sė panjohurės dhe frika qė ajo prodhon tek njeriu. Vetė koncepti pėr Zotin dhe ekzistencėn e tij, ėshtė tentativa pėr t’i dhėnė pėrgjigje tė panjohurės.

Duke mos pretenduar pėr ndonjė pėrkufizim filozofik, nė rastin e temės sonė pakuptueshmėria ėshtė njė gjendje psiko-sociale qė bart paragjykime dhe keqkuptime, tė cilat mund tė shndėrrohen nė njė rrezik tė madh nė rast se kurba e njohjes sė tjetrit nuk fillon tė lėvizė nė drejtim tė kundėrt me atė tė sė panjohurės.

Nė rast se flasim me gjuhėn e ngjarjeve aktuale nė Kosovė, debatet pėr lirinė fetare, janė mure qė ngrihen nė mėnyrė artificiale ose tė qėllimshme, nė mėnyrė qė tė prodhohet njė konflikt qė ka si synim arritjen e disa interesave tė caktuara, qofshin ato politike, qofshin ekonomike.

Polarizimi i skajshėm i debatit nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm rritje e nivelit tė pakuptueshmėrisė mes dy palėve. Ndjeshmėria e madhe, kundėrshtitė, reagimet hiperaktive dhe deri agresive, njė nivel i organizimit deri nė mobilizim sa herė flitet pėr fetė tentojnė tė zėvendėsojnė parametrat e njė debati normal ku palėt kanė njė nivel mė tė madh tė pranimit tė argumenteve tė tjetrit.

Nė tė vėrtetė debati qė po zhvillohet ėshtė pėrjashtues dhe arsyet janė tė qarta pėr kėtė: bėhet fjalė pėr importimin e njė kulture besimi, ritesh, zakonesh dhe veshjesh krejtėsisht tė tjera nga ato qė pėr shekuj me radhė kanė qenė e pranishme nė Kosovė.

Pra nė radhė tė parė pakuptueshmėria duhet tė trajtohet nėn dritėn e kontekstit historiko- shoqėror, duke iu dhėnė pėrgjigje tė tilla pyetjeve se ēfarė janė myslimanėt e Kosovės, cili ėshtė niveli i tyre i besimit, ēfarė roli ka luajtur ai nėpėr shekuj, cilat kanė qenė raportet e tij me fetė e tjera nė Kosovė?

Nėse iu referohemi burimeve mė tė besueshme historike dhe tė pranuara botėrisht, konvertimi i shqiptarėve nga feja katolike nė atė myslimane ka ndodhur nė mėnyrė masive nė shekullin e 17 dhe 18, pėr arsye tė ndryshme, si ato ekonomike, ushtarake etj. Nė tė vėrtetė shqiptarėt janė populli i vetėm i madh nė Ballkan, nėn pushtimin e perandorisė osmane qė u fut njė proces tė tillė konvertimi fetar, rudimentet e tė cilit i gjejmė edhe nė ditėt e sotme nė fenomenin e kriptokatolikėve (katolikė tė fshehur) apo laramanėve siē njihen nga populli. Ky fenomen nė fakt ėshtė njė dėshmi e gjallė se konvertimi nga katolikė nė myslimanė ka qenė jo i vullnetshėm, por i imponuar nga pushtuesit dhe rrethanat qė ata krijonin.

Islami qė ka mbizotėruar nė Kosovė e Shqipėri, kryesisht sekti sunit, ka qenė i njė natyre mė tė butė; shqiptarėt ia kanė pėrshtatur atė mjaft traditave dhe zakoneve tė tyre dhe i tillė ka ardhur deri nė ditėt e sotme.

Duke mos dashur tė futem nė faktorė tė tjerė historikė tė cilėt padyshim qė kanė rėndėsi tė madhe, si pushtimi serb nė Kosovė, rreziku nga copėtimi, lindja e idesė sė kombit dhe ngjallja e ideologjisė kombėtare nga Rilindėsit, shqiptarėt myslimanė personifikojnė atė qė sot quhet islami evropian. Bashkėjetesa mė tė dy besimet e tjera fetare, katolicizmin dhe ortodoksizmin nuk ėshtė ndonjė rastėsi, por produkt i vetė kujtesės historike tė shqiptarėve, e cila padyshim ka prodhuar njė nivel tė lartė tė kuptueshmėrisė mes komuniteteve fetare. Padyshim pjesa mė e madhe e myslimanėve tė Kosovės janė besimtarė, (nė njė nivel tė caktuar,) frekuentojnė objektet e kultit (kjo nė masė gjithnjė e mė tė vogėl) dhe kremtojnė festat fetare. Veshjet tradicionale, sidomos gratė nė moshė nėpėr fshatra janė tė ngjashme me ato qė mbajnė nė Turqi nėpėr zonat rurale, tė cilat me ndėrrimin e brezave po zhduken e zėvendėsohen me veshje tė stilit perėndimor.

Ky peisazh i cili ka pėsuar ndryshime tė mėdha me rritjen e nivelit arsimor tek shtresat e popullatės, tashmė duket se ėshtė “pasuruar” si nė aparencė edhe nė pėrmbajtje. Njė komunitet jo dhe aq i madh, edhe pse nuk ka statistika, por nė rritje tė vazhdueshme, predikon njė lloj tjetėr islami, bart njė tjetėr lloj veshjeje dhe ka njė mėnyrė tjetėr komunikimi. Tė nxitur kryesisht nga shkaqet ekonomike, rryma tė islamit radikal ia kanė dalė mbanė pas luftės tė rekrutojnė mė qindra tė rinj, t’i indoktrinojnė dhe nė kėtė mėnyrė tė krijojnė njė hendek mes tyre dhe islamit tradicional. Njė hendek i cili nuk ėshtė tjetėr veēse njė refuzim i tjetrit qė ėshtė ndryshe e qė sot ka arritur nė nivelin mė tė lartė, atė politik ku synohet tė imponohen ligje qė do tė ēonin nė pėrmbysjen e tė gjitha vlerave tė ndėrtuara nėpėr shekuj.

Ky hendek pra po e sjell gjithnjė e mė shumė shoqėrinė nė Kosovė nė njė moment pėrēarės qė mund tė pėrkufizohet me nocionin e thjeshtė “NE dhe ATA,” ka palėt qėndrojnė nė tė dyja anėt e llogores, ballė pėrballė me argument tė papajtueshme.

Njėra palė, pra NE nuk i kupton ata qė dalin nė rrugė dhe protestojnė pėr shamia, nuk e kupton mėnyrėn e tyre tė veshjes, paraqitjes, lutjeve, kėrkesat, mentalitetin, qėllimet, botėn e tyre. E panjohura pėr ne ėshtė: kush janė, ēfarė pėrfaqėsojnė, kush qėndron pas tyre, ēfarė planesh kanė pėr Kosovėn dhe a e rrezikojnė identitetin tonė?

Pala tjetėr pra ATA nuk kuptojė konceptet tona, mėnyrėn e sjelljes, kulturėn, reagimet, refuzimet, botėn tonė. Natyrisht kėtu nuk bėjnė pjesė ATA qė financojnė e nxisin kėtė konflikt ideologjik, por masat e thjeshta qė pėrfshihen nė mėnyrė tė pavetėdijshme nė ndėrmarrjen radikale.

Tėhuajsimi ėshtė i pandalshėm ndėrsa refuzimi pėr tė kuptuar njėri-tjetrin nuk ėshtė thjeshtė njė refuzim estetik, qė lidhet me dukjen, shfaqjen, manifestimin. Nė tė vėrtetė ėshtė ideologjik dhe mu pėr kėtė ėshtė i rrezikshėm.

Nė pėrgjithėsi dogmat sidomos ato fetare gjejnė njė pėrkrahje tė gjerė dhe militanteske sa ėshtė vėshtirė t’i sfidosh me argumente tė arsyeshme. Por nė Kosovė debati ka degjeneruar nė njė nivel edhe mė tė rrezikshėm. Dogma nė pėrgjithėsi vishet me petkun e lirisė, dhe kėrkesat artikulohen me petkun e tė drejtave tė njeriut, apo tė njė qytetėrimi tė cilin vetė dogma nuk e pranon.

Kjo ėshtė njė strategji e cila i ėshtė pėrshtatur terrenit, pra nė njė vend tė orientuar drejt Evropės dhe perėndimit, vėshtirė tė pranohet diēka qė ėshtė sinonim i diskriminimit dhe mungesės sė lirisė.

“Ne dhe ata “ nė kėtė mėnyrė vijnė nė njė nivel tė sė panjohurės ku pakuptueshmėria e instaluar tashmė zgjerohet nė hapėsira gjithnjė e mė tė mėdha. Frika racionale nga tjetri dhe e panjohura dalėngadalė ia lė vendin njė frike irracionale qė mund tė ēojė deri nė dhunė apo ekstremizėm. Nėnvlerėsimi i kėtij rreziku siē po ndodh sot, si nga politika, ashtu edhe nga intelektualėt dhe madje vetė shoqėria, nė njė tė ardhme jo tė largėt mund tė bartė pasoja tė pariparueshme pėr vendin.

(Autorja ėshtė deputete e Lėvizjes Vetėvendosje nė Kuvendin e Kosovės. Qėndrimet janė personale)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė