Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-09-08, 04:49   #62
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

Ne respekt te antaresise se ketij forumi po postoj dhe nje tregim te cilin e kam pjese te vellimit me tregime dhe novela qe sapo kam derguar per botim.
Me respekt,
Adrian Dule


Monologu i Tokės

Njė mėngjes u zgjova tokė. Jo tokė me lule shumėngjyrėshe nė kopshtin e vilės sė njė pasaniku. As tokė e madhe bujqėsore e mbjellė me drithra. As shesh ndėrtimi i pastruar pėr tė hedhur themele ndėrtesash shumėkatėshe.
U zgjova vetė Toka me tėrė madhėshtinė e saj sferike.
Ndjeva tė rrotullohesha rreth vetes. Njėkohėsisht rreth diellit. Sė bashku me planete tė tjerė, dielli na rrotullonte me qėndėr vetveten, rreth njė qėndre tjetėr. Ndjeva se edhe qėndra qė i rrotullohej dielli me ne nė sqetull, rrotullohej rreth njė qėndre tjetėr. Kjo qėndėr nė njė qėndėr tjetėr , e ajo qėndėr nė njė qėndėr tjetėr.
Mu morėn mėnd pėr pak nga rrotullimet, e rrotullimeve pa fund. Pa kufi.
Mbylla sytė. U pėrqėndrova.
Sė pari u pėrshtata me rrotullimin rreth vetes. Sė dyti me rrotullimin rreth diellit, e mė pas me morinė e rrotullimeve rreth qėndrave tė qėndrave tė pafundme.
-Kaq ishte - i thashė vetes.
Nga pėrshtatja kalova nė lumturinė e rrotullimeve. I shijoja me kėnaqėsinė e fėmijėve njė lojė tė re nė Luna Park.
Isha Toka.
Nuk isha mė njeri.
Isha foleja e njerėzve. Foleja e njerėzimit.
Isha njė njeri i kthyer nė Tokė. Nė vetė Tokėn, qė dikur e kisha parė njerėzisht tė filmuar nga satelitėt dhe anijet kozmike.
- Jam nė gjumė dhe ėndėrr po shoh - i thashė vetes.
Mora frymė thellė.
U mbusha me re.
Shfryva ajrin nga mushkritė.
Tufane, gjėmime, e vetėtima mė mbuluan trupin sferik. Vullkane e tėrmete mė pllakosėn lėkurėn. Mijėra njerėz u shuan sakaq nė disa pjesė kontinentesh.
U trondita.
Dhimbja mė kaplloi.
Pėrshtata frymėmarrjen me frymėn njerėzore.
Ra qetėsi.
Nuk isha nė ėndėrr.
Isha vėrtet Toka.
Mijėra pyetje shpėrthyen nga brėndėsia e trurit Tokėsoro - njerėzor. E ndjeja tė nxehtė. Tė pėrvėluar. Donte tė ftohej nga pėrgjigjet. Sakaq luftra mes njerėzish shpėrthyen ndėr kontinente. Armėt flakė e zjarr lėshuan. Mijėra njerėz u shuan sėrish. E sėrish u trondita. E sėrish dhimbja mė kaplloi. Duhej tė mendoja qetė. Me dilemat e mia mund tė shuaja njerėzimin.
Isha vėrtet Toka, por kisha qėnė dikur njeri. Isha njeri i transformuar nė Tokė dhe si i tillė duhej tė kisha kujdes.
Nuk doja kurrsesi tė isha njė Tokė pa njerėz. Nuk do tė isha mė tokė pa njerėzimin. Do kthehesha si vėllezėrit e mi planetet rrotull, pa gjallim, e shpirt.
Isha njeri pa u bėra Tokė.
Jam Tokė pse isha njeri.
Kuptova se njerėzimi ėshtė shpirti im. unė trupi i tij. Kuptova se mė ishte dhėnė mundėsia e madhe tė bėja dicka tė mirė pėr njerėzit qė jetonin mbi trupin tim. Pėr njerėzimin qė po e fundoste veten nė poshtėrsi, padrejtėsi dhe keqėsi. Kėtė e kisha vėnė re qė kur isha njeri mes njerėzve. Madje kur isha njeri, shpesh e kisha kapur veten nė turp qė isha njeri, teksa dėgjoja dhe shihja makutėrinė e paskrupullt njerėzore.
Largova mijėra pyetjet, treturazi nė hapsirat pa fund tė universit. Fillova tė mendoj sa mė qetė tė mundesha. Trurit tim tė nxehtė ja vura fajin pėr luftėrat ndėrnjerėzore me armė tė tmerrshme mbi trupin tim. Si tokė, njerėzit nuk po mė dukeshin aq tė kėqinj, sa kur isha njeri.
Nga moria e pyetjeve mbajta vetėm dy. E para:
“A kish qėnė Toka njė njeri i transformuar nė Tokė, kur unė isha njeri mbi tokė?! Pra isha unė njeriu i parė i transformuar nė tokė, apo dikush tjetėr kishte qėnė i transformuar nė tokė kur isha njeri?!”
E dyta:
“Isha unė dhe truri im i nxehtė qė me dilemat e mia i vinte njerėzit nė luftė mes vetes, apo interesat njerėzore mė shkaktonin mijėra pyetje duke e detyruar tė luftojė mes vetes njerėzimin? Pra isha unė trupi, shkaku qė i vija nė grindje mes vetes, apo ishin ata (shpirti im) qė mė pėrdornin pėr tė pėrfituar sa mė shumė nga trupi im?”
Pas kėsaj truri m’u qetėsua disi. Nga mijėra pyetje kishin mbetur vetėm dy. Luftrat ndėrnjerėzore reshtėn. Njerėzit filluan tė rindėrtonin shkatėrrimin, e tė varrosnin tė vdekurit.
Ndėrkohė, unė Toka, dikur njeri, vrisja mėndjen pėr tė gjetur pėrgjigje. Topi kishte mbetur tek unė. I pasuar nga njerėzimi tek unė, apo i pasuar nga unė tek vetja ime? Kjo varej nga zgjidhja e pėrgjigjeve qė duhej ti jepja vetes. E rėndėsishme ishte tė ndihmoja njerėzimin. Pavarėsisht se kush e kishte fajin.
Sė pari duhej tė zgjidhja pyetjen e parė. U mendova, e u mendova rrotullimtaz, pa mundur tė gjej dot njė zgjidhje.
Ku ta dija unė se ē’kishte ndodhur mė parė se tė isha unė Tokė, megjithėse e dija si njeri i dikurshėm, qė toka kishte egzistuar pa qėnė unė Tokė?
Mė duhej dikush qė tė mė fliste pėr Tokėn kur kisha qėnė njeri.
Mė kaplloi njė ndjesi shprese pėr njė ēast. Sėrish u dėshpėrova. Asgjė qė kish qėnė dikur njeri dhe ishte kthyer mė pas nė planet nuk ndodhej rrotull meje, pasi askush nuk kishte pasur njerėz mbi trupin e vet. Edhe nėse kishte pasur(siē dėgjoja pėr Marsin kur isha njeri) tashmė kishte vdekur. Nėse Marsi kishte patur dikur njerėz dhe vetė kishte qėnė njė njeri i kthyer nė planet, tashmė ishte i vdekur.
U drodha. Hodha vėshtrimin nga Marsi. Imagjinova veten tė vdekur, nėse njerėzit shkatėrronin vetveten me keqėsitė e tyre dhe mua bashkė me veten.
E mblodha veten. Duhej tė gjeja njė pėrgjigje pėr dy pyetjet e mia me qėllim qė tė gjeja njė zgjidhje pėr tė mos shkatėrruar njerėzimin, e veten bashkė me tė.
Hėna mė erdhi nė ndihmė. Nuk e kisha vėnė re gjatė kėsaj kohe. Ose mė saktė e kisha vėnė re, por nuk i kisha dhėnė aspak rėndėsi. Qė kur kishin shkelur njerėzit pėr herė tė parė nė tė, njė njeri ishte kthyer nė Hėnė. Hėna nuk kishte gjallesa, e aq mė pak njerėz mbi trupin e saj, por kishte shpirtin njerėzor tė mbjellė.
Hėna ėshtė si unė. Njė njeri i shėndrruar nė Hėnė. Unė kam gjallesa mbi trup. Ajo nuk ka gjallesa, por vetėm shpirtin e gjallesave.
Mos ka gjallesa brėnda trupit?
Mė foli.
Mė uroi ditėlindjen.
E falenderova .
Njėkohėsisht i thashė se ditėlindjen si njeri e kisha patur njė ditė tjetėr dhe jo atė ditė qė kisha lindur i zgjuar si Tokė.
Qeshi.
“ Ditėlindja jote si Tokė, ėshtė ditėvdekja jote si njeri” – tha.
E kuptova. Kisha lindur si njeri nga balta e trupit tė Tokės dhe pasi kisha vdekur mė kishin kthyer nė brėndėsinė e baltės ku linda. Dita e kthimit nė baltėn nga ku u krijova, ishte dita e lindjes time si Tokė.
Pse pikėrisht unė nga aq njerėz tė krijuar nga balta dhe tė ndrydhur nėn baltė, duhej qė kur tė vdisja tė kthehesha nė vetė Tokėn qė na krijoi?
Nuk e kuptoj. Pyeta Hėnėn.
“Atė e di Zoti” – u pėrgjigj.
“Ku ėshtė Zoti qė ta pyes?” – e pyeta.
“Kur nuk e di ti qė je Tokė se ku ėshtė Zoti , ta di unė Hėna qė rrotullohem rreth teje?” – ma ktheu pa arritur tė mbaroj deri nė fund pyetjen time.
“Atėhere kė tė pyes pėr Zotin dhe pėrzgjedhjen qė mė bėri, kur c’ka kemi rrotull nė vėrtitjen rrotulluse rreth qėndrave, tė qėndrave tė pambarimta, janė tė vdekura? “
“ Pyet njerėzit. Ndoshta e dinė”
“ Nėse njerėzit do ta dinin se ku ėshtė Zoti, nuk do tė luftonin mes vetes pėr tė mė shkatėrruar mua dhe vetveten”
Qeshi e shtoi nėpėr buzė:
“Njeriu Tokė pėrpara teje nuk e vriste mėndjen kaq shumė.”
Pyetja e parė u zgjidh. Dikush pėrpara meje kishte qėnė tokė. Sigurisht edhe dikush tjetėr pėrpara kėtij dikushit kishte qėnė tokė.
Toka prej krijimit kishte qėnė njeri i kthyer nė Tokė.
Mendova se pyetja e parė u zgjidh.
U bėra mė shumė lėmsh.
Sipas kėsaj, njeriu kishte egzistuar pėrpara tokės. A ishte e mundur kjo? Edhe nėse ishte, pse duhej qė herė pas here njerėz tė ndryshėm tė ktheheshin nė vetė Tokėn? Kjo e fundit mė fuste dridhmat.
C’kishte ndodhur me njeriun Tokė pėrpara meje?
U mėrzita.
Ju ankova Zotit, qė mė kishte zgjedhur pikėrisht mua pėr tė mė shėndruar nė tokė.
Si njeri dilemohesha kur jetoja nė tokė. Tani po pėsoja akoma mė keq si tokė. Kur isha njeri, sado tė pėrsiatesha pėr tė panjohurat qė hasja nė tokė dhe univers, gjeja njė ēast qetėsie, duke shėtitur nė njė breg deti, apo nė njė majė mali, tretur vėshtrimin nė horizont.
E pranoja vogėlsinė time.
Shijoja bukuritė e tokės, duke u munduar tė lė mjėnjanė padrejtėsitė njerėzore. Tani qė isha vetė Toka, tė panjohurat jo vetėm mė ishin shumėfishuar, por nuk kisha asgjė rrotull tė mė qetėsonte. Thjesht disa planete rrotull meje dhe tė gjithė bashkė qė vėrtiteshim nė errėsirėn pa fund tė ndriēuar nga njė diell dhe galaktika nė horizontin pa horizont, qė ndriēonin si metropolet gjigande tė tokės kur i shihje nga avioni natėn.
Zgjidhja e pyetjes sė parė mė futi nė panik. Harrova pyetjen e dytė. Nuk mė interesonte pyetja e dytė pėr ta zgjidhur. Nėse isha unė fajtor si tokė me njerėzit, apo ata me mua dhe veten, kjo nuk mė interesonte mė aspak. Kėtu vihej nė pikpyetje egzistenca ime si njeri i kthyer nė tokė. Toka edhe pa mua, sėrish do tė egzistonte. Do tė zgjidhej dikush tjetėr tė mė zėvėndėsonte.
Duhej pėrsėpari tė zgjidhja mbijetesėn si njeri i transformuar nė tokė. Duhej tė kuptoja se ē’duhej tė bėja qė tė mbijetoja sa mė gjatė si tokė. Duhej tė kuptoja se c’gabim kishin bėrė parardhėsit e mi qė ishin zhbėrė dhe zėvėndėsuar njėri pas tjetrit. Duhej tė kuptoja pse njerėzit kishin arritur deri nė atė pikė keqėsie me veten.
Mbi tė gjitha duhej tė pėrmblidhja veten e ti zgjidhja me gjakftohtėsi tė gjitha. Duhej tė ndrydhja emotivitetin tim qė ishte shkatėrrues pėr njerėzimin.
Por…nuk po mundja. Kurrė nuk do gjeja pėrgjigje, e aq mė pak zgjidhje.
Frymėmarja m’u rėndua. Nuk mbushesha dot me frymė. Emocionet mė shpėrthyen. Brėndėsia ime e nxehtė filloi tė derdhet nė sipėrfaqe. Polet po mė shkrinin me shpejtėsi marramendėse. Toka po shkatėrrohej. Hėna mė shihte e venitur pa mundur tė flasė. Kishte humbur gojėn.
Kalova nė pėrhumbje tė thellė.
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė