Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-08, 18:13   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

N'ALTARIN E SHTETIT TĖ KOSOVĖS PRIN IBRAHIM RUGOVA

Shkruan: Engjėll KOLIQI

Nė kėtė periudhė kohore, qė nė historinė e Kosovės do tė jetė e pėrjetshme, e shkruar me germa ari, tė gjithė po pėrgatitemi – shpirtėrisht e fizikisht – pėr Ditėn e Madhe tė Pavarėsisė. Kjo ditė tashmė ėshtė afėr. Nuk do tė ketė shqiptar qė nuk do tė kremtojė - secili nė mėnyrėn e vet. Me ne do tė kremtojnė edhe shumė tė tjerė – tė gjithė ata qė i njohin vlerat e mirėfillta tė lirisė, tė paqes, tė njerėzisė dhe tė demokracisė. Njė kremte e madhe dhe e pakrahasueshme do tė regjistrohet nė historinė e re tė Kosovės dhe tė Europės.


Siē ėshtė bėrė tashmė traditė pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi, as kremtja jonė e pavarėsisė nuk do tė kalojė pa lotė e pa dhembje. Mirėpo, edhe nė mes lotėve e dhembjeve do tė vezullojė krenaria jonė kombėtare. Do t'u kėndojmė fuqishėm heronjėve dhe dėshmorėve, qė me gjakun e tyre kanė vulosur lirinė dhe shtetėsinė e Kosovės.

Patjetėr qė i kėndojmė fuqishėm dhe me krenari tė bujshme, edhe Babait dhe Presidentit tė Parė tė Shtetit tė Kosovės – Dr Ibrahim Rugovės, qė sot dy vjet u nda fizikisht nga ne, por qė jeton nė zemrat e shqiptarėve sot e pėrjetemot – deri nė amshim.

Sot, kur po pėrgatitemi pėr Ditėn e Madhe, nė dyvjetorin e mbetjes pa babain dhe strategun e Republikės sė Kosovės, derisa qajmė pėr mungesėn e Dr Rugovės, me krenari vezulluese ngushllohemi duke pėrkujtuar veprėn e pakontestueshme dhe tė pakrahasueshme tė Tij, bashkė me strategjinė karakteristike e specifike tė ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės.

Ishte Ibrahim Rugova, Ai qė mbas luftimeve dhe vuajtjeve shumėshekullore qė popullit tė Kosovės "nuk ia pranonte historia", me njė mjeshtri specifike dhe tė pakrahasueshme intelektuale e politike dhe me njė pėrkushtim tė pashoq, ia imponoi diplomacisė ndėrkombėtare nė tė gjitha qendrat e vendosjes, prej Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara e deri nė Bashkimin Europian, por edhe vetė historisė, qė shumė seriozisht tė merren me realitetin kosovar, pėr tė pėrmbushur pėrfundimisht aspiratat e popullit tė vuajtur nėpėr shekuj.

Ishte Ibrahim Rugova, Ai i cili vlerat e pakontestueshme dhe traditat e shenjta tė kombit tonė i bėri tė pashme dhe tė pashmangshme nė historinė e re tė njerėzimit.

Ishte Ai personaliteti i parė dhe protagonisti i domethėnėsisė sė realitetit tonė kombėtar, qė u personifikua nė njė konstruktor tė paqes sė qėndrueshme botėrore.

Pėr kėtė edhe u krahasua me Gandin dhe u quajt Gandi i Ballkanit.

Ē'ėshtė e vėrteta, Ibrahim Rugova nuk ishte njė lider i moderuar, siē cilėsohej publikisht nga qarqe tė shumta, por ishte njė ekstremist tipik dhe njė luftėtar karakteristik i ēėshtjes kombėtare, konform rrethanave historike-politike, qė nė fund tė shekullit tė kaluar dhe nė filllim tė shekullit nė vijim, ndėrronin me njė dinamizėm shumė tė pėrshpejtuar.

Ai dinte t'u pėrshtatej rrethanave dhe tė mbante hapin me kohėn, qė kalonte shumė shpejt. Koha as historia "nuk guxonin tė ecnin" pa Ibrahim Rugovėn, as pa shqiptarėt.

Duke shfrytėzuar akreditimin si gazetar nė Romė dhe nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan, kam pasė rastin tė takohem me shumė liderė botėrorė, tė vendeve tė mėdha europiane dhe tė kontinenteve tė tjera dhe qė tė gjithė ma kanė konfirmuar ekstremitetin e Dr Rugovės, i cili nuk ka rrėshqitur as nuk ka lėvizur kurrė, as njė milimetėr, nga qėndrimi i tij kėmbėngulės pėr njohjen legale e formale tė Republikės sė Kosovės, nga bashkėsia ndėrkombėtare.

Dhe vendosmėrisht, qė tė gjithė bashkėbiseduesve ndėrkombėtarė, gjithnjė u ka sygjeruar se duhet tė pajtohen me realitetin historik tė shqiptarėve dhe ta njohin shtetin e Kosovės, vetėm pėr njė fazė kaluese, deri nė bashkimin faktik kombėtar.

Dr Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri, veē Papės, tė cilit Shenjtėresha Shqiptare – Nėna Tereze – i ishte pėrkulur dhe ia kishte puthur dorėn, dhe atė – publikisht, nė praninė e shumė liderėve tė vendeve dhe tė popujve tė tė gjitha kontinenteve.

Nė tė vėrtetė, nė shkurt tė vitit 1997, nė Lutjet Tradicionale tė Mėngjesit, nė Shtėpinė e Bardhė nė Washington, Nėna Tereze ishte pėrkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrė e ia kishte puthur dorėn dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit tė SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thėnė: "Zotni President. Ky ėshtė presidenti im dhe i Kosovės – Ibrahim Rugova. Tė lutem ma ke nė kujdes, bashkė me popullin tim!"

Mbas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, Klinton kishte shkuar nė Kalkutė dhe duke u lutur mbi varrin e Nėnės Tereze, ndėr tė tjera i kishte thėnė: "Nėnė, ndjehem krenar dhe i ēliruar nė shpirt, qė Zoti na ndihmoi dhe ta ēova nė vend amanetin! Tashmė populli yt nė Kosovė ėshtė i lire dhe po ndėrton demokracinė".


Nuk e kemi lehtė ta madhėrojmė Ditėn e Madhe tė Pavarėsisė, qė tashmė ėshtė shumė afėr, pa strategun dhe themeluesin e Shtetit tė Kosovės. Zemrat tona do tė kėndojnė e vallėzojnė nėn trysni drithėrimash, por do tė pėrmbahemi dhe nuk do t'i zbehim vezullimat karakteristike tė Krenarisė Arbėrore, sepse sytė tanė do tė shohin nė ballė tė valles festive vetė Presidentin Rugova!


I qoftė gjithmonė i lehtė dheu i Kosovės, qė aq shumė e dashti! Qoftė gjithmonė lapidar dhe fortesė e lavdisė dhe krenarisė sonė kombėtare, nė tė gjitha zemrat shqiptare!

Lecco, 21 janar 2008
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė