Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-07-09, 17:26   #9
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Prodhuesit e mishit do tė protestojnė sėrish nesėr

Prodhuesit dhe pėrpunuesit e mishit do tė protestojnė sėrish nesėr, kundėr udhėzimit administrativ tė qeverisė 07/2009 pėr importimin e mishit. Drejtuesit e shoqatės thanė nė njė konferencė pėr media se kėsaj radhe protesta do tė jetė e qetė dhe do tė zhvillohet nė tri qytete: nė Prishtinė, Prizren dhe nė Pejė. Kryetari i shoqatės, Burim Piraj, njoftoi se sot ia kanė drejtuar edhe njė letėr kryeministrit Thaēi, pėrmes sė cilės kėrkojnė nga ai analizim tė kėtij udhėzimi.


Tė pakėnaqur me trajtimin nga ana e qeverisė, mishtarėt kosovarė do tė protestojnė sėrish kundėr udhėzimit administrativ 07/2009, pasi e kanė konsideruar atė tė paligjshėm dhe nė kundėrshtim me ekonominė e tregut. Kryetari i Shoqatės sė Prodhuesve dhe Pėrpunuesve, Burim Piraj tha se protestėn kėsaj radhe do ta mbajnė nė Prishtinė, Prizren dhe Pejė njėkohėsisht.

”Kemi vendos qė protesta tė mbahet nesėr, ditėn e premte nga ora 11.00 deri nė 12 e 30 minuta, kėshtu qė nė mėnyrė tė qetė, nė mėnyrė dinjitoze, pa pas qėllim me prish rendin ose gjėra qė kanė tė bėjnė me politikėn. Do ta shprehim pakėnaqėsinė tonė nė kėtė formė demokratike, pėr shkak tė prolongimit tė ēėshtjes. E dini qė ka kohė po kėrkojmė takime tė drejtpėrdrejta me qeverinė, ka kohė qė po kėrkojmė mėnyra pėr me dal nga kjo situatė e krijuar, mirėpo pasi nuk po na jepet rasti po e ndjejmė si detyrim tonė nė protesta tė qeta,”tha Piraj.

Piraj tha se ia kanė drejtuar njė letėr kryeministrit tė vendit, Hashim Thaēi, pėrmes sė cilės kėrkojnė qė ai ta analizojė udhėzimin, pasi stafi i tij mund tė ketė bėrė ndonjė lėshim nė tė. Ndėrkohė, ai informoi se nė protestė do tė marrin pjesė kompanitė me njė parakalim tė automjeteve, por edhe me kėmbė, dhe vlerėsoi se Kosova nuk ka nevojė pėr udhėzime administrative, sepse kėtu ėshtė njė ekonomi e tregut tė lirė.

“Nuk ka pas nevojė pėr udhėzime administrativ, zakonisht nė botė udhėzimet administrative nxirren pėr t’ua ēelur rrugėn parazitėve. Ne jemi pėr ekonomi tė tregut, nuk jemi pėr monopol”, tha Piraj.

Drejtuesit e shoqatės ia kanė dėrguar njė kėrkesė edhe Komisionit Rregullativ tė Prokurimit Publik, pėr shqyrtimin e kėsaj ēėshtjeje dhe kanė marrė konfirmim se ka lėshime nė tender. Nga ana tjetėr, kryetari i BSPK-sė, Haxhi Arifi tha se do tė pėrkrahė kėrkesat e mishtarėve dhe se Kosova tashmė ėshtė shtet, dhe duhet tė funksionojmė me ligje e jo me udhėzime administrative.

”Brenga e sindikatės ėshtė se kėtu janė tė punėsuar rreth 4 mijė punėtor dhe kjo ėshtė brengosėse se ēfarė po ndodh. Andaj ne jemi partner edhe me qeverinė edhe me Odėn Ekonomike tė Kosovės dhe kemi biseduar me OEK-un qė duhet tė mbėshtesim ēdo iniciativė qė ėshtė nė tė mirėn e kėtij populli dhe nė tė mirėn e kėtyre punėtorėve nė kėtė lėmi, tha Arifi.

Ndryshe, kjo ėshtė protesta e dytė qė do tė mbahet nga Shoqata e Prodhuesve dhe Pėrpunuesve tė Mishit pėr tė kėrkuar anulimin e Udhėzimit Administrativ 07/2009, dhe tenderit tė Agjencisė sė Veterinės dhe Ushqimit pėr importim tė mishit nė Kosovė.
RTK
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė