Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-09, 20:42   #3
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A esht kosova nji infuzion

*

Kosova eshte inkubator.

Inkubator eshte kushtetuta e don Ahtisarit.

Per kete s'mund te fajesohen vetem te gjallet e sotem, si ata ne pushtet, ashtu edhe ata ne opozite, por edhe ata (ai) te vdekurit.

Pergatitja per kete inkubator ka filluar edhe me heret, para Rambujese, duke marre injeksione, tableta e pilula te ndryshme...

Ashtu sic kane faj te gjithe keta politikuaj qe jane te gjalle, njesoj, ne mos edhe me shume ka ai i vdekuri qe po e qajne e vajtojne disa ketu.

Kete gje duhet ta mesojne e dijne militantet e rahmetlise nje here e pergjithmone. Sa me heret a mesojne, aq me mire per ta e, qebesa, shume me mire per ne (popullin).

S'mund ta akuzosh vetem Thacin per shpallje te "pavaresise". Ai s'ka shpallur asgje pos qe ka lexuar leter te shkruar nga te tjeret, te ashtuquajturit miq nderkombetare. Te njejten gje do ta kishin bere te gjithe, edhe ai i vdekuri.

Per te gjithe keta politikuaj me rendesi ka qene emri (emeritimi) apo formaliteti: Te quhemi disa sa per ta bindur popullin [pis](miletin) se jemi pavaresuar, edhe me cmimin qe te jetojme ne inkubator: as te gjalle e as te vdekur, as te varur e as te pavarur...

Ne te shumten e rasteve, deri ne kete gjendje kemi ardhur nga mendjelehtesia jone e pakufi se, nje dite (kur te dale bari e vdiq gomari) te gjithe keto gabime/leshime/koncesione do te mund t'i permiresojme. Ky besim tejet mendjelehte ka qene fatal - gje qe po e shohim shume me heret se sa eshte menduar/llogaritur.

Sepse, gjithe keta politikuaj nuk i njohin rregullat elementare te "komunikacionit"... se (ne komunikacion) ka dhe rruge te pakthim - rruge qorre.

Edhe nje gje.

Ne Kosove kurrnjehere nuk ka pasur zgjedhje te lira e demokratike sic mendojne nje numer jashtezakonisht i miletit edhe sot e kesaj dite. Ne Kosove, se paku pas shlirimit, kane fituar ne "zgjedhje" gjithhere ata qe pikerisht iu kane dashte "miqve" tane nderkombetare. Ne te kunderten, po te kishte pasur deridiku zgjedhje te lira e demokratike, zgjedhjet do te kishin ndodhur ndryshe nga keto qe jane bere: Ne fillim do te kishte fituar krahu i luftes (e qe fitoi krahu i "paqes") e tek tash do te kishin pasur gjasa te fitojne keta "te paqes" (partia e pritjes, te hapur ndaj Serbise dhe Shqiperise..me promajė/shkujė)


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė