Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-09-11, 10:37   #48
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Arrestohen vrasėsit e Kreshnikut


Nė qendėr tė Pejės, e nė pikė tė ditės, dy grupe tė rinjsh kanė shkėmbyer breshėri plumbash mes veti. Asnjėri prej tyre nuk u lėndua. Por plumbat ranė mbi Kreshnik Isufajn, njė kalimtar i rastit. Njėzetenjė vjeēari vdiq, e njė tjetėr person i pafajshėm u plagos rėndė. Policia dyshon se vrasja u krye nga Fisnik Gashi.





Nga Nexhmije Ahmeti mė 20 shtator 2011 nė ora 08:36
(E plotėsuar) Hetuesit e Njėsitit Hetimeve Rajonale pėr Krime Serioze nė bashkėpunim mė hetuesit e Stacionit Policor tė Pejės kanė zhvilluar aktivitete intensive operativo-hetimore, duke mbledhur informata nė terren dhe duke bashkėpunuar ngushtė me qytetarė tė Pejės, kanė arritur qė tė arrestojnė tė dyshuarit e nė vrasjen e Kreshnik Isufajt.

Policia ka arritur qė tė lokalizojnė vendstrehimin e tė dyshuarve nė fshatin Shkrel tė Rugovės nė njė stan dhe mė datėn 20.09.2011 rreth orės 01:00 janė arrestuar personat e dyshimtė shtetasit Kosovar, D.K. rreth 25 vjeēar dhe B.K. rreth 21 vjeēar nga Peja.

Njė ditė me herėt ishte arrestuar F.G. rreth 22 vjeēar nga fshati Qyshkė i Pejės.

Policia e Pejės ka konfiskuar dy armė tė zjarrta (pistoleta) qė dyshohet se janė pėrdorur nė vrasjen e shtetasit kosovar, Kreshnik Isufaj dhe plagosjen shtetasit Shqipėrisė, Agim Peca. Tė dyshuarit mė vendim te Prokurorit janė ndaluar nė ndalimin policor dhe rasti do tė procedohet nga Njėsiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejė.

Tronditet Peja

Kreshnik Isufaj ka mbetur i vrarė nė vend kur ėshtė qėlluar me armė zjarri.

Personi i cili dyshohet se i ka marrė jetėn 23-vjeēarit nga Radavci i Pejės, ėshtė njė bashkėmoshatar i tij.

Zyrtarė tė Policisė nė Pejė, jozyrtarisht kanė thėnė tė hėnėn pėr Express se personi qė dyshohet se ka shtėnė mbi kėtė tė ri, ėshtė Fisnik Gashi nga fshati Qyshk i Pejės.

Qė ngjarja tė jetė edhe mė e rėndė, sipas organeve tė rendit, viktima, nė kėtė rast, Kreshnik Isufaj, 21 vjeē, nuk ka pasur tė bėjė asgjė me kėtė rast.

I ndjeri ka qėlluar rastėsisht nė vendin e gabuar dhe nė momentin e gabuar, nė sheshin “Shkėlzen Haradinaj” nė qendėr tė Pejės.

Policia dyshon se Kreshniku ka qėlluar nė atė vend, pikėrisht nė momentin kur dy grupe rivale tė rinjsh, janė kacafytur ndėrmjet vete.

Sipas dyshimeve tė para, ata mendohet se ishin duke qėruar hesapet e tyre tė cilat pėr motiv kishin hakmarrjen.

Pėrveē tij, nė vendin e ngjarjes, policia thotė se ka mbetur i plagosur edhe njė person tjetėr, shtetas i Shqipėrisė. Ky person, i identifikuar si Agim Peca (1970) gjithashtu nuk ka tė bėjė fare me rastin e vrasjes dhe kacafytjen e tė rinjve pejanė ndėrmjet vete. Edhe ai, sikurse viktima, kishte qėlluar rastėsisht nė atė vend.

Ky person ėshtė dėrguar me urgjencė nė Spitalin rajonal tė Pejės dhe ėshtė duke u trajtuar nga mjekėt, ndėrkohė qė merret vesh se gjendja e tij shėndetėsore ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Ngjarja e rėndė e vrasjes sė tė riut Kreshnik Isufaj, sipas policisė, ka ndodhur rreth orės 13, kurse dėshmitarėt okularė tregojnė pėr Express, panikun qė ka pėrfshirė kalimtarėt tė cilėt kanė qėlluar aty afėr.

“Kam qenė brenda nė postė kur kemi dėgjuar gjashtė tė shtėna tė pandėrprera, kemi dalė menjėherė, kur kemi parė njeri tė shtrirė nė rrugė tė cilit i kishte dalė gjaku. Njė nga kalimtarėt e ka futur nė taksi dhe e ka dėrguar nė spital”, thotė ky dėshmitar pėr Express, i cili shton se kjo ishte njė pamje e frikshme dhe e tmerrshme.

Njė tjetėr dėshmitar qė e kishte parė ngjarjen thotė se kėso pamje i sheh vetėm nėpėr filma ku njerėz tė armatosur ndiqen nė mes vete nėpėrmes qytetit.

Por ky rast ka mundur tė jetė edhe mė tragjik, pavarėsisht se ėshtė humbur njė jetė e pafajshme dhe ėshtė plagosur njė tjetėr person.

Kjo pėr faktin se plumbat e armės qė dyshohet tė jetė pistoletė, kanė depėrtuar edhe brenda objektit tė Postės sė qytetit, pikėrisht nė kohėn kur brenda kishte punėtorė por edhe qytetarė tė rastit. Kjo pjesė ėshtė vend ku frekuentojnė shumė njerėz pasi qė pėrreth ka njė numėr tė madh tė kafiterive.

“Mė nuk guxoj tė vij me fėmijė nė kėtė pjesė, e sidomos nė postė”, thotė njė qytetar tjetėr pejan, i tronditur nga ky rast.

Ndėrkohė, gjaku i viktimės ka qėndruar mbi asfalt deri nė orėt e mbrėmjes tė sė hėnės, kur atė e kanė pastruar zjarrfikėsit e qytetit tė Pejės. Pėr kėtė rast qė tronditi qytetin e Pejės, policia arrestoi njė person, ndėrsa ėshtė nė kėrkim edhe tė dy tė dyshuarve tė tjerė. Kėta tre dyshohen se ishin duke u gjuajtur me armė ndėrmjet vete.

Zėdhėnėsi Xhevat Ibraj, konfirmoi pėr Express se rasti ka ndodhur rreth orės 13, derisa nė vendin e ngjarjes kanė mbetur dy tė plagosur, njėri prej tė cilėve ka ndėrruar jetė mė vonė.

“Rreth orės 13, tė hėnėn, Policia ka pranuar informatėn se nė Qendėr tė Qytetit ka tė shtėna nga armė tė zjarrit, dhe dyshohet se ka persona tė plagosur. Rasti ka ndodhur nė prezencėn e shumė qytetarėve dhe pastaj tė dyshimtit janė larguar nė drejtim tė panjohur”, thotė zėdhėnėsi Ibraj.

Personat e plagosur, sipas komunikatės zyrtare tė Policisė, menjėherė janė dėrguar nė Spitalin Rajonal nė Pejė pėr trajtim mjekėsor, por si pasojė e plagėve tė marra nga arma e zjarrit, ka ndėrruar jetė, Kreshnik (Enver) Isufaj (1988) lindur dhe banues nė fshatin Radavc tė Pejės. Personi i dytė i plagosur, Agim (Ukė) Peca (1970), lindur dhe banues nė fshatin Has, Republika e Shqipėrisė, ėshtė jashtė rrezikut pėr jetė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė