Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-08, 11:20   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si u rrėzua monumenti idiktatorėt me tė vrazhdė tė botės komuniste nė Tiranė

Ora 11:30. Liceu Artistik dhe Godina e Radiotelevizionit Shqiptar.
Forca tė shumta speciale, tė ruajtjes sė rendit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė pajisura me skafandra kauēuku, shkopinj gome, gaz lotėsjellės dhe qen kufiri kishin bllokuar rrugėn qė tė ēonte nga Liceu Artistik tek godina e Radiotelevizionit. Gjithashtu pėr kėtė qėllim ato kishin bllokuar rrugėn automobilistike edhe me dy makina IFA tė ushtrisė. Njė zjarrėfikėse e madhe lėshoi me presion ujė me ngjyrė tė kuqe nė njė rreze tė madhe hedhėse prej 20-30 metrash duke lagur tė gjithė protestuesit. Kjo gjė irritoi pa masė popullin demostrues dhe ai filloi tė drejtohej tek gardhi i madh i policisė dhe forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Nga presioni i madh i ujit tė zjarrėfikses, shumė gra dhe fėmijė u rrėzuan pėr tokė. Disa gra protestuese si zonjat Liliana Llapaj, Hyget Borova, Lida Bezhani, Emanuela Kolonja, Elvira Kambo, Vera Rada, etj. u dėmtuan fizikisht. Mjaft gra sidomos fėmijėt e vegjėl ndėr ta edhe Zonja Liri Berisha me djalin e saj tė vogėl Shkėlzenin u lagėn nga uji i ngjyrosur me tė kuqe dhe u dėmtuan edhe nga sytė si pasojė e presionit tė madh tė ujit tė hedhur nga pompat e fuqishme tė zjarrėfikėses. Duke parė kėtė moment tė rrezikshėm, protestuesit filluan tė bėrtisnin qė gratė me fėmijėt e vegjėl tė kthehen prapa. Policia arriti tė zmbrapsė njė pjesė tė protestuesve deri tek ish Shkolla Kosova ku edhe aty u bėnė pėrleshje fyt mė fyt deri nė goditje me tulla e tjegulla. Ndėrsa turma kryesore e protestuesve prej mijėra vetėsh duke valvitur disa flamuj kombėtarė, ju sul me njė vrull dhe kurajo tė paparė gardhit tė madh tė ushtrisė dhe policisė. Pas pėrleshjeve dhe pėrpjekjeve tė pandalėshme tė protestuesve, policia u detyrua tė tėrhiqej tek godina e Radiotelevizionit. Kėtu policia filloi tė shtėnat nė ajėr, tė hedhi gazlotėsjellės dhe tė vėrė nė veprim edhe qentė e kufirit ndaj protestuesve. Nė kėtė moment duhet tė falenderojmė punonjėsit e Radiotelevizionit Shqiptar dhe tė Institutit tė Informatikės, qė nė numėr tė shumtė kishin dalė jashtė godinės sė tyre dhe ndėrkaq bėrtitėn me tė madhe: “Mos qėlloni, mos qėlloni”. Kėtu u bė njė pėrleshje e madhe e dytė midis turmės tonė tė protestuesve dhe policisė edhe forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Kėto tė fundit, tė ndodhura pėrballė presionit dhe qėndresės heroike tė protestuesve u tėrhoqėn pranė godinės sė Kryeministrisė duke krijuar njė gardh mjaft tė fuqishėm mbrojtės nė mėnyrė qė tė mos lejonin turmėn e protestuesve prej afro 5 mijė vetėsh qė i ndiqte ata, tė drejtoheshin drejt Bllokut Qeveritar. Afro 10 – 15 ushtarė tė forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė ishin tė rrethuar nga protestuesit pranė murit tė ish Drejtorisė sė Pritjes. Protestuesit i rrėmbyen atyre mburojat prej kauēuku dhe shkopinjtė e gomės. Ndėrkaq disa prej ushtarėve filluan edhe tė qanin. Saimir Maloku duke nxitur njė grup tė madh protestuesish bėri qė ata tė fillonin thirrjet: “Ushtria ėshtė me ne. Ushtarėt janė vėllezėrit tanė”. Ata i lirojnė ushtarėt, i japin edhe pajimet pėrkatėse me vehte si dhe nuk lejuan qė tė dhunoheshin fizikisht nga njerėzit e irrituar. Tek Liceu Artistik, njė turmė tjetėr e madhe forcash tė ndėrhyrjes sė shpejtė dhe tė rendit, e shoqėruar edhe me qen kufiri kishte pėrēarė dhe ndaluar turmėn e madhe tė protestuesve qė vinte mbas nesh nga Qyteti Studenti. Kėtu policia tentoi tė bėnte njė akt barbar. Njė oficer policie ekstremist, duke dalluar Zonjėn Liri Berisha qė mbante pėr dore djalin e saj 10 vjeēar dhe njė vajzė tė vogėl tė quajtur Xhoi (e cila kishte humbur nga sytė e prindėrve) e ndodhur mes protestueve, urdhėron njė grup ushtarėsh qė sė bashku me qentė e tyre tė kufirit, tė sulen drejt saj. Nė kėtė situatė tepėr tė ndezur, njė grup grash duke vėnė edhe fėmijėt e tyre tė vegjėl para kėtyre ushtarėve me qen kufiri, i pengojnė ata qė tė kryenin kėtė akt barbar ndaj Zonjės Berisha. Fatmirėsisht Zonja Berisha me dy fėmijėt e vegjėl arriti tė largohesh duke u strehuar pranė njė familje qė ndodhesh nė katin e pestė tė njė pallati afėr Liceut Artistik. Megjithatė, ushtarėt me qentė e kufirit, sėbashku me oficerin e tyre, hypėn deri nė katin e tretė tė asaj shkalle pallati pėr tė kontrolluar, duke i rėnė dyerve e duke bėrtitur. Zonja Lindita Hamiti duke mashtruar forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė tek Liceu Artistik, gjoja si punonjėse e RTSH-sė bashkohet me grupin tonė tė protestuesve dhe na tregon pėr kėtė akt barbar. Kjo gjė na indinjoi thellė. Njė grup i madh protestuesish, ish tė burgosur e tė persekutuar politik, tė udhėhequr nga Z. Saimir Maloku nuk lejoi njė grup tė rinjsh tė cilėt donin tė digjnin dy makinat IFA tė policisė. Njė grup punonjėsish tė RTSH-sė, qė kishin dalė pėr tė parė protestuesit dhe pėr t’i pėrkrahur ata, duke qėnė edhe si shokė tė ngushtė me Saimir Malokun, i thonė atij: “Saimir, mos shkoni nga Blloku, sepse atje ka tanke dhe mitroloza dhe mund t’ju vrasin tė gjithėve”. Nė kėto momente kaq delikate dhe tė rrezikshme, pėr tė shmangur njė masakėr tė pabesueshme dhe tė mundėshme qė mund tė ndodhte tek Blloku Qeveritar, Saimir Maloku merr njė vendim mjaft tė guximshėm dhe nisi tė thėrrasė: “Hajde tė shkojmė tek sheshi pėr tė rrėzuar monumentin”. Gjithashtu, Saimiri dėrgoi njė grup burrash dhe grash qė t’i bėnin thirrje turmės sė protestuesve tė mbledhur pranė Kryeministrisė qė tė ktheheshin mbrapsh dhe tė niseshin nė drejtim tė Sheshit Skėnderbej nga drejtimi i rrugės mbrapa Piramidės. Thirrjeve tė kėtyre burrave dhe grave ju bashkuan me qindra protestues.
Pėr tė nxitur dhe entusiazmuar grupin e protestuesve qė po mblidheshin shpejt e shpejt dhe sa mė shumė, Saimir Maloku filloi t’u thotė atyre: “Hajdeni t’ja bėjmė Enverit si Stalinit, t’ja rrėzojmė monumentin si dhe t’ja djegim edhe librat tek librari Flora”. Njė djalė i ri me flokė tė gjatė, qė mbante njė rryp tė kuq nė ballė i afrohet Saimir Malokut dhe i thotė: “ Unė kam bėrė njė parullė tė madhe ku shkruhet: LIRI – DEMOKRACI”. Ky djalosh i rritur jetim, qė quhet Albert Risilia, ka banuar nė konviktin e jetimėve pranė Qytetit tė Nxėnėsve. Natėn ai kishte hequr perden e madhe prej bezeje tė dritares se dhomės sė tij dhe mbi tė kishte shkruar me bojėn e kėpucėve, parullėn LIRI - DEMOKRACI.
Grupi i madh i tė persekutuarvet politikė si dhe mjaft protestues ju bashkuan thirrjes sė Saimir Malokut pėr tė marshuar drejt sheshit pėr tė rrėzuar monumentin e diktatorit komunist. Tė gjithė filluan tė bėrtisnin njėzėri duke ftuar qė me ta tė bashkoheshin edhe mijra protestues tė tjerė qė ishin tė bllokuar nga policia midis godinės sė kryeministrisė dhe hotel Rogner (sot).
Kur turma u bė e madhe, Saimir Maloku, urdhėroi qė parulla prej afro 3 metrash e gjatė tė vendosesh nė krye tė turmės. Nė krye tė turmės printe grupi i tė persekutuarve politik (kryesisht i rrugės sė Kavajės) dhe i qytetarėve tė tjerė tė pėrbėrė nga Albert Risilia, Ardian Heta, Xhovalin (Asim) Ēokani, Hyget Borova, Sanije Vojka, Astrit Hatellari, Vera Rada, Lida Bezhani, Lindita Hamiti, Liliana Llapaj, Indrit Sukaj, Ilir Ēumani, Gėzim Vojka, Hysen Hamiti, Gjolek Aliu, Arben Beli, Arben Rama, Seit Mici, Xhemal Zhuri, Luigj Bytyēi, Maksim Ēali, Bashkim Ademi( i vdekur), Durim Hoxha, Hajrije Hasanaj, Ismete Rushiti, Zyhra Izeti, Agron Spaho, Dorant Vojka, etj.
Turma e madhe e protestuesve prej afro 2 mijė vetėsh lėvizi dhe u drejtua pėr nė sheshin Skėnderbej, nėpėrmjet itinerarit, qė fillonte nga prapa Piramidės, Ura e Lanės, Hotel Dajti, Ministria e Mbrojtjes e deri tek stacioni autobuzit pranė Bankės Kombėtare. Nė krye tė turmės, nė njė distancė prej 5 metrash qėndronte Z. Saimir Maloku, i shoqėruar edhe nga njė fotoreporter i huaj (spanjoll). Saimiri gjatė gjithė kohės inkurajonte turmėn duke hedhur parulla si : “Liri – Demokraci, Poshtė diktatura, Ta rrėzojmė apo jo –Po, Po, Po etj”.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė