Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-05-05, 14:54   #4
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Gjeografikisht dhe Historikisht - Krishterimi ne Shqiperi

Shqipėria ndodhet nė Europėn Juglindore. Ajo ėshtė njė nga shtetet pėrbėrėse tė gadishullit tė Ballkanit. Nė kėtė gadishull ajo pozicionohet nė perėndim tė tij. Ky pozicion gjeografik qė ka Shqipėria ėshtė mjaft i favorshėm dhe strategjik. Pozita e saj gjeostrategjike nė Ballkan dhe Europė ėshtė studiuar nga shumė studiues e gjeografė, tė cilėt me tė drejtė e kanė quajtur Shqipėrinė njė shtet "gateway" ose "portė-lidhės". Ajo ėshtė njė portė e madhe e Ballkanit dhe Europės, sepse ndodhet nė qendėr tė rrugėve tė rėndėsishme qė lidhin Lindjen me Perėndimin.

Mė shumė sesa vetė shqiptarėt, kėtė pozitė gjeografike tė saj e kanė shfrytėzuar tė huajt, tė cilėt e kanė sulmuar jo pak herė nė histori, me qėllim qė tė zotėronin kėtė tokė tė vyer, qė do tė siguronte depėrtimin e tyre mė nė thellėsi nė drejtim tė Lindjes apo tė Perėndimit. Gjurma qė kėto pushtime tė njėpasnjėshme lanė pas, ėshtė pikėrisht ky mozaik besimesh qė vihet re sot nė Shqipėri. Gjithashtu edhe fakti qė populli ynė njihet sot si njė popull tolerant ndaj besimeve tė ndryshme fetare, ėshtė rezultat i ndėrrimit tė herėpas’hershėm tė besimit tė tyre nga pushtuesit dhe se, shumė herė shqiptarėt duhet tė zgjidhnin qė nė rradhė tė parė tė ishin luftėtarė e tė bashkoheshin, sesa tė shikonin ndasitė fetare.

Por si ka qenė ky mozaik besimesh nė fillimet e tij nė Shqipėri? A ka ekzistuar me tė vėrtetė njė ndarje e tillė e popullsisė sipas pėrkatėsisė fetare siē e kemi edhe sot? Ashtu si tė gjithė popujt e tjerė tė asaj periudhe, edhe ilirėt ishin kryesisht njė popull pagan ose qė besonte nė shumė perėndi.

Besimi i krishterė u predikua pėr herė tė parė nė Iliri nga apostujt e Jezusit dhe me tė drejtė Krishtėrimi nė Shqipėri quhet Krishtėrim apostolik. Iliria, si njė vend ku ėshtė predikuar ungjilli i Krishtit, pėrmendet nė Bibėl nė Letrėn drejtuar romakėve, tė shkruar nga apostulli Pal. Nė letrėn e Romakėve 15:19-20 lexojmė: "...me fuqi shenjash dhe ēudirash, me fuqi tė Frymės sė Perėndisė; kėshtu, prej Jeruzalemit e pėrqark dhe gjer nė Iliri, kam kryer shėrbimin e ungjillit tė Krishtit, duke u pėrpjekur tė ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, qė tė mos ndėrtoj mbi themelin e tjetrit".

Ishte pikėrisht pozita e favorshme e territoreve shqiptare, qė mundėsonte kalimin mė tė shpejtė nė Romė, fakti i ēmuar qė e bėri Palin ta drejtonte udhėtimin e tij pėrmes Ilirisė. Pa dyshim qė qendra e parė ku Pali dhe apostujt e tij u vendosėn, ishte Durrėsi, ku kemi edhe komunitetin e parė tė krishterė nė Shqipėri. Mė pas qendra tė tjera ku u predikua Ungjilli, ishin Shkodra dhe Lezha, edhe kėto, qendra tė rėndėsishme tė asaj periudhe. Mendohet qė Pali dhe apostujt e tij tė kenė qenė nė Shqipėri pėrpara vitit 57 pas Krishtit, vit nė tė cilin ai shkroi letrėn drejtuar Romakėve.

Dėshmitė qė na vijnė nė ditėt tona pėrmes mozaikėve me temė tė krishterė dhe ndėrtesave tė kishave, na tregojnė se pėrveē qendrave tė pėrmendura mė lart, Krishtėrimi shumė shpejt nė atė periudhė u pėrhap edhe mė nė brendėsi tė Shqipėrisė, nė Tiranė e Elbasan, nė jug tė saj, nė Sarandė e Butrint madje edhe nė lindje, nė Pogradec. Po tė vėrejmė nė hartė me kujdes, do tė shohim se ka njė mbulim tė mirė gjeografik tė zonave apo qyteteve qė patėn nė gjirin e tyre besimtarė tė krishterė.

Rreth vitit 500 pas Krishtit, qendra tė reja tė krishtera pėrveē atyre ekzistuese, ngrihen nė qytete tė tilla si Berati, Gjirokastra, Vlora, Apolonia, etj. Pėrhapje pati edhe nė qytetet e Kukėsit, Matit, Mirditės, Krujės, etj. Pėr kėtė periudhė mund tė themi me siguri se besimi kryesor nė territoret shqiptare ishte Krishtėrimi dhe asnjė besim tjetėr.

Krishtėrimi nė trevat e arbrit do tė kalonte njė periudhė tė vėshtirė gjatė kohės sė ardhjes sė sllavėve dhe avarėve nė Ballkan. Nė librin "Krishtėrimi nė Shqipėri", theksohet fakti qė sllavėt dhe avarėt nuk patėn asnjė lloj ndikimi nė jetėn shpirtėrore tė arbėrve, tė cilėt nė kėtė periudhė ishin shumė tė fortė nė besimin e tyre. Nė kėtė periudhė vazhduan tė ruheshin dhe tė funksiononin peshkopatat ekzistuese dhe Krishtėrimi u pėrhap edhė mė shumė nė jug tė Shqipėrisė. Ndėr kishat e shek. XI pėrmendim kishėn e Kaninės (afėr Vlorės), tė Kosturit, kishėn e Shėn Arkileut tė Prespės, e cila u bė edhe qendra peshkopale pėr kėtė periudhė.

Pėrveē faktit qė ėshtė quajtur njė shtet "portė-lidhės", Shqipėria shumė herė quhet edhe kufiri i perandorive. Nėpėr territorin e saj do tė kalonte kufiri i famshėm qė ndau perandorinė romake nė dy pjesė. Gjithashtu territori i Shqipėrisė mbajti edhe kufirin qė ndau dy kishat e mėdha, atė tė Lindjes me qendėr Kostandinopojėn dhe atė tė Perėndimit me qendėr Romėn.

Patriarkana e Kostandinopojės pėrfshinte brenda saj trevat e Shqipėrisė sė mesme dhe jugore me qendėr Durrėsin, kurse pjesa veriore i pėrkiste dioqezės sė Perėndimit. Sipas kėsaj ndarjeje, Shkodra ishte qendra pėr peshkopatat Dioklea, Lisus, Dekareta, Drivasti, etj, ndėrsa Durrėsi ishte qendėr pėr Aulonėn, Bylisin, Skampėn, Lyhnidin, etj. Kishat e jugut patėn si qendėr Nikopolin.

Akoma sot, po tė studiojmė me vėmendje shtrirjen shumėvjeēare tė kishave ortodokse dhe atyre katolike, do tė arrijmė tė dallojmė atė vijė tė famshme tė Teodosit qė e ndau nė atė kohė Shqipėrinė nė pjesėn katolike dhe atė ortodokse. Perandoresha Pulheria, gruaja e perandorit Teodosit II, pas vizitės qė bėri nė qytetin e Antipatreas (Berati), vendosi ta quante atė me emrin e saj Pulheria poli (qyteti Pulheria). Kėtė gjė ajo e bėri pasi u mrekullua me traditat e besimit tė krishterė tė vendasve dhe nga bukuria e qytetit.

Njė periudhė e errėt pėr kishėn dhe Krishtėrimin do tė vinte me pushtimin e Shqipėrisė nga osmanėt. Heroi i madh, jo vetėm i shqiptarėve, por edhe i Krishtėrimit, kishte vdekur. Pėr gati 25-vjet, Gjergj Kastrioti pėrveē se kishte mbrojtur territoret shqiptare, ishte kthyer edhe nė mbrojtėsin mė tė madh tė Krishtėrimit nė Europė.

Periudha qė pasoi pas vdekjes sė tij ishte fatale pėr besimtarėt e krishterė shqiptarė. Pasojat e politikės sė osmanėve pėr tė pushtuar edhe me anė tė ndėrrimit tė besimit, bėri qė nga ky pushtim kisha tė dilte e tkurrur vetėm nė qendrat e hershme dhe atje ku Krishtėrimi kishte qenė mė i fortė. Vendosmėria e priftėrinjve dhe e besimtarėve tė krishterė, duke pėrkthyer dhe botuar libra tė krishterė dhe ungjillin, nuk kishte funksionuar aq sa duhet. Nga njė popullsi ku mbizotėronte besimi i krishterė, Shqipėria u kthye nė njė vend me dominim tė besimit mysliman.

Pas njė periudhe ripėrtėritjeje pas pushtimit osman, Shqipėria dhe besimet e saj do tė tronditeshin pėrsėri nė vitin 1967 nga vendimi i marrė nga qeveria komuniste, pėr zhdukjen e kishave dhe xhamive. Me gjithė pėrndjekjet e ushtruara nga regjimi komunist, shumė besimtarė shqiptarė vazhduan tė ushtronin besimin e tyre nė fshehtėsi.

Besimet fetare nė Shqipėri do tė fillonin tė rimerrnin frymė lirisht pas viteve 90 me rėnien e komunizmit dhe dhėnies sė lirisė pėr ushtrimin e besimit.

Pėrsa i pėrket kishės sė krishterė ungjillore, mund tė themi se besimi ungjillor zė fill me ardhjen dhe vendosjen nė qytetin e Manastirit nė vitin 1873 tė misionarėve ungjillorė, John Baird, Edward Jenny dhe George Marsh. Bashkėsia e parė ungjillore e ngritur prej tyre nė Manastir kishte mes anėtarėve tė saj edhe Gjerasim Qiriazin, i cili nė vitin 1883 bėri predikime tė ungjillit nė krahinat e Korēės e Kolonjės dhe mė pas nė tė gjithė Shqipėrinė. Gjerasim Qiriazi sė bashku me tė motrėn Sevastinė hapėn shkollėn e vashave nė Korēė.

"Vėllazėria Ungjillore" ishte bashkėsia ungjillore qė u krijua nė vitin 1892 prej tyre dhe besimtarėve tė tjerė tė zonave pėrreth, e cila kishte edhe organin e saj qė quhej "Letra e Vėllazėrisė". Kjo e fundit u botua pėr herė tė parė nė Korēė nė vitin 1892.

Ashtu si kishat e tjera edhe kisha e krishterė ungjillore nė Shqipėri u ripėrtėri nga ardhja e misionarėve tė parė tė huaj (kryesisht amerikanė, anglezė) pas viteve ’90. Kisha tė vogla ungjillore u ngritėn dhe janė pėrhapur nė tė gjitha tokat shqiptare, tani edhe nė Kosovė. Akoma sot kishat e krishtera ungjillore janė tė bashkuara nėn organizatėn "Vėllazėria Ungjillore" e cila vazhdon tė ketė edhe organin e saj "Letra e Vėllazėrisė".
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė