Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-08, 00:16   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Prizreni, qendėr e rėndėsishme nė kohėn e Skendėrebeut

Kastriotėt dhe Dukagjinasit zotėrues tė Prizrenit

Ngjarjet qė rodhėn pas invadimit osman nė trojet shqiptare nė fillimet e viteve 80-ta tė shek. XIV bėnė qė njė pjesė e bujarisė arbėrore tė pėrkulen para osmanėve.
Nė skenėn politike tani dualėn nė krye Dukagjinasit tė cilėt kishin hyrė nė vasalitet tė osmanėve. Vasaliteti i tyre daton qysh nga viti 1387 atėhere kur qeveria raguzane mirret vesh me dukagjinasit qė tė tregtojnė lirisht nėpėr tokat e tyre tė cilėt shtriheshin qė nga Lezha dhe Zadrima e deri nė Prizren. Por, pėrderisa ishin Balshajt ende nė pushtet nė veri tė Shqipėrisė me qendėr nė Shkodėr ata nuk mundėn tė konsolidoheshin pėr aq sa kishin mundėsi gjeostrategjike. Kėtė rast do ta shfrytėzojnė pas pushtmit osman tė principatės sė Gjon Kastriotit nga Sulltan Murati II nė vitin 1430.
Nė fundin e shek. XIV dhe fillimin e shek. XV Kastriotasit u fuqizuan nė pjesėn verilindore tė Shqipėrsiė duke zotėruar rrugėt mė tė rėndėsishmė qė kalonin nė kėtė pjesė.
Vėmendje dhe studim tė posaēėm kėsaj ēėshtje i ka kushtuar Dr. Jahja Dranēolli nė punimin “Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu dhe Kosova”, botuar nė “Studime Historike” tė Institutit tė Historisė-Tiranė nė vitin 1992.
Sipas tij kronisti raguzan i shek. XVII, Jak Pjeter Llukari nė kronikėn tė Raguzės flet edhe pėr Arbėrin ku thot se: “Gjon Kastrioti, ishte zotėrues i Krujės, familja e tė cilit rrjedh nga fshati Kastrat apo Kastriot, nėn juridiksionin e Hasit tė Arbėris, jo fort larg lumit Dri”
Lidhur me kėtė edhe Frang Bardhi nė Apologjinė e vet kushtuar Skenderbeut, polemizon me burimet e kohės si dhe me traditėn e historisė gojore duke u pajtuarė me origjinėn hasiane tė Kastriotasve, dhe konkludon se “ kėshtu ėshtė nė pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm i kombit tonė ”.
Gjatė dy dhjetėvjeqarėve tė fundit tė shek. XIV, zotėrimet e Kastriotasve zgjerohen sidomos nė drejtim tė veri-lindjes, nė rajonin e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės. Gjoni pra siq dihet kishte katėr djem mė I vogli prej tė cilėve ishte Gjergj Kastrioti-Skenderbeu i cili do tė shquhet nė mbrojtjen e tokave arbėrore nga osmanėt e sidomos tė atyre verilindore.
Shteti i Kastriotasve pėrshkohej nga rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme, veqanėrisht rruga mesjetare Via de Zenta qė e lidhte qytetin e Prizrenit me viset bregdetare tė Shkodrės e tė Lezhės. Sipas burimieve osmane gjyshi i Skėnderbeut, Gjergj Kastrioti kishte marr pjesė nė betejėn e parė tė Kosovės mė 1389.
Nė njė dokument tė vitit 1420, Gjon Kastrioti si vasal i osmanėve i’u lejon tregtarėve raguzan qė tė tregtojnė nė tokat e tij prej Shufadas e deri nė Prizren. Kjo tregon njėherit se Prizreni ishte urė-lidhėse nė mes Lindjes dhe Perėndimit ku mallrat raguzane hynin nė grykėn e Shufadas e pastaj kalonin nėpėr vaun e Dejės dhe mbėrrinin nė Prizren pėr tė marr rrugėn pėr nė Novobėrdė e gjetiu.
Pas pushtimit tė Selanikut i cili ishte koloni e rėndėsishme e venedikasve nė detin Egje, osmanėt nėn udhėheqjen e vet sulltan Muratit II dhe tė komandantit Ishak beut pushtuan tokat e Gjonit duke e suprimuar prej privilegjeve te mėparshme me ē’rast i shkretohen njė sėrė kėshtjellash duke pėrjashtuar vetem kėshtjellėn e Krujės e cila kishte njė pozitė tė veēant gjeostrategjike ku u vendos administruesi osman. Dobėsimi I tyre solli nė krye familjen e njohur tė Dukagjinasve.
Kjo mė sė miri shpjegohet nga dokumenti i vitit 1438 ku, osmanėt pėr ta pasur mbrapashpinėn e sigurt iu dhanė privilegje dukagjinasve qė ti lejojn raguzanėt tė qarkullojn nėpėr tokat e tyre dhe tė paguajn doganėn nė afėrsi tė Prishtinės njėsoj si nė kohėn Gjonit. Sipas studiuesit Tonin Ēobanit, Lekė Dukagjini i biri i Palit ka lindur nė Ulpianė, nė vitin 1410, gjė qė dėshmon, se ata u forcuan dhe u konsoliduan nė kėtė trevė, kurse Prizreni ishte kryeqendra e principatės sė tyre.
Lidhur me kėtė humanisti shkodran Marin Barleti, nė “Historin e jetės dhe vepravet tė Skenderbeut” e cila u shkrua nė frymėn humaniste tė kohės nė fjalė, shton se Pali dhe djali i tij Nikoll Dukagjini ishin zotėrues tė Zadrimės sė Sipėrme si dhe tė Misisė sė Sipėrme (Kosovės-A.RR), “krahinė e gjerė e pjellore pėr prodhime, e vaditur nga burime e pėrrenj tėrė shėndet dhe e banuar “nga burra fortė trima”!
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė