Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-09, 21:53   #3
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anėtarėsuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėmShqiptare_ne_Turqi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Disa ndryshime mbi siperfaqen e diellit na cojne ne Epoken e Akullit!

Mėkatarėt mė tė mėdhenj tė klimės
Sipas njė studimi, beteja pėr shpėtim do tė pėrqendrohet nė metropolet e mėdha tė globitMbrojtja e mjedisit nėpėr qytete e metropole, sipas tė dhėnave tė "Raportit pėr gjendjen e botės", ėshtė vendimtar, pėr tė shmangur ngrohjen e mėtejshme tė klimės nė botė. Studimi i paraqitur tė enjten nė Berlin dėshmon se qysh nga viti 2007 po jetojnė nė qytete po aq njerėz, sa dhe nė fshatra nė mbarė botėn. Para 30 vjetėsh, nėpėr qytete e metropole tė mėdha ishin koncentruar vetėm njė e treta e njerėzve dhe raporti parashikon ndėr tė tjera se deri nė vitin 2050, nė qytete do tė jetojnė 2/3 e njerėzve qė jetojnė nė rruzull. Raporti nė fjalė ėshtė ndėrmarrė nga ana e "Worldwatch Institute" dhe fondacionit qė promovon politikat mjedisore e mbėshtet Partinė e Gjelbėr gjermane me emrin "Heinrich-Boell".
Bashkautori i studimit tė sipėrpėrmendur, Gunther Hilliges, theksoi ndėrkohė se pa njė politikė tė re nė zonat me dendėsi tė madhe njerėzish, njė zhvillim i mėtejshėm nuk mund tė arrihej dot. Rreth 500 mijė qytete nė mbarė botėn, sipas tė dhėnave tė raportit, mbulojnė nė aspektin gjeografik, sigurisht, vetėm nja dy pėr qind tė sipėrfaqes sė rruzullit, porse shfrytėzojnė 80 pėr qind tė resurseve globale pėr pėrftimin e energjisė. Nga 33 qytetet, qė nė vitin 2015 mendohet se do tė kapin shifrėn e 8 milionė banorėve, sipas studimit, 21 prej tyre mendohet se janė seriozisht tė kėrcėnuar nga ngritja e nivelit tė detit, qė vjen si pasojė e ngrohjes globale. Molly O‘Meara Scheehan nga "Wordwatch Institute" nė Uashington, ka theksuar ndėrkohė se gjithnjė e mė shumė qytete tė mėdha do ta fusin tashmė e tutje nė axhendėn e tyre luftėn kundėr ndryshimeve klimaterike.
E kjo do tė vlejė edhe pėr rreth 300 qytetet amerikane, qė kanė njohur protokollin e Kyoto-s, tė cilin administrata qendrore akoma nuk e ka njohur. Si njė sfidė globale shumė tė rėndėsishme pėr qytetet e metropolet nė mbarė botėn, ajo rendit edhe mungesėn nė vijimėsi tė burimeve tė ujit tė pijshėm. Shumė komunitete, pėr shkak tė resurseve tė mangėta, do tė duhet tė riciklojnė e tė pėrpunojnė rezervat ujore qė pėrdorin. Njė sfidė tjetėr e ngutshme ėshtė dhe eficenca nė pėrdorimin e energjisė. Po ashtu, nė raport theksohen gjithashtu edhe shkaqe e masa tė tjera dhe nė fund paraqitet nė mėnyrė tė detajuar njė listė shtetesh e qytetesh nė mbarė botėn, tė cilėt kontribuojnė negativisht nė ndotjen e ngrohjen e klimės globale.
__________________
Nuk ka rėndėsi ku dhe si keni jetuar. E rėndėsishme ėshtė ēfarė keni bėrė aty ku keni qenė. (Xhorxha O’kife)
Shqiptare_ne_Turqi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė