Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-05-07, 15:12   #38
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pavarėsia e mbikėqyrur zgjidhja e vetme pėr Kosovėn, tha Ahtisari nė Londėr

Londėr, 4 maj - Kryenegociatori pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari tha se plani i tij pėr pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn ėshtė rruga e vetme pėrpara dhe u shpreh i bindur se kundėrshtimi i fuqishėm i Rusisė mund tė tejkalohet. "Kjo ėshtė zgjidhja e vetme nėse duam qė tė zgjidhim problemin e Kosovės", ka thėnė Ahtisari, i cili nė Londėr mori pjesė nė tryezėn e rrumbullakėt "Kosova dje, sot dhe nesėr". "Eshtė shumė e vėshtirė tė mendoj se Rusia e sotme dėshiron t'i dėrgojė botės mesazhin, duke kundėrshtuar zbatimin e planit nė Kėshillin e Sigurimit se cilido diktator si Sllobodan Millosheviqi, mund tė sillet ashtu si dėshiron me qytetarėt e tij, duke u fshehur pas sovranitetit", ka thėnė Ahtisari, duke shtuar se propozimi i tij ndoshta garanton mbrojtjen mė tė mirė nė botė pėr pakicat. Ai tha se NATO ja do tė vendosė vetė kohėn e qėndrimit nė Kosovė. "Nuk mendoj se ndėrkombėtarėt do tė largohen brenda dy vitesh. Do tė thoja se ata ata do tė qėndrojnė nė Kosovė tė paktėn pesė vite, por kjo nuk ėshtė vendosur askund", ka thėnė Ahtisari. Ai ėshtė takuar edhe me Ministrin britanik pėr Evropėn Xhefri Hun.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė