Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-11, 06:43   #11
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkrime tė Dilit!

28.06.2003, 00:40:00
DILAVER
me pervojė
Anetar prej: 25.06.2003
Postime: 323



Kisha pas deshirė qė kushdo qoftė tė na e jep definicionin e "tradhtarit" shkenctarisht.

Pra ēka duhet tė ketė bėrė nji person qe tė mund tė etiketohet me ketė titull?

Ketė pyetje e shtrova per arsye se shum janė duke u etiketuar me ketė titull njerėz ma tė shquar tė kombit, edhe atė nė tė gjitha strukturat e shoqerisė.

Ftoj tė gjithė diskutuesit pėr debat konstruktiv, pa ofendime fyerje si ndaj njeni tjetrit poashtu edhe ndaj personaliteteve tė tė gjitha subjekteve politike e ushtarake, pasi qė keta janė ma sė shumti nė shenjestėr tė etiketimeve.

Me nderime



28.06.2003, 20:10:00
DILAVER
me pervojė
Anetar prej: 25.06.2003
Postime: 323



Pluhur e paski ba more vėllezėr shqiptarė!

Mu pėr shkak tė ketyre etiketimeve qe prezentojnė nė mediat informative, forume e nė gjdo bisedė tė lirė tė pėrditėshme unė e parashtrova ketė temė.

Nuk pajtohem me asnjerin prej diskutuesve, po mendoj me shkrimet e tyre nė ketė temė.

Pyetja ėshtė mjaft e qartė dhe nuk ka nevoj me dalė prej teme.

TRADHĖTAR MUNDĖ TĖ JETĖ AI PERSON I CILI VEPRON KUNDER INTERESAVE TĖ KOMBIT dhe vendit (nė rend tė parė sipas mendimt tim), me qellim perfitimi personal dhe shkaktim i dėmeve tė rėnda shoqėrisė, duke krijuar huti dhe rrėmujė nė popull i cili nuk pajtohet me vendime tė tilla.
Pra personi i cili ėshtė nė pozitė dhe ka INGERENCA E PUSHTET tė shes interesat kombėtare e tė shtetit duke e dėmtuar atė rėndė pa pelqimin e kombit mendoj se ėshtė TRADHĖTAR.
Gjithashtu mendoj se ata njerėz tė cilėt spiunojnė dhe japin informata strategjike e sekrete shtetėrore armiqve e tė huajve mund tė quhen me ketė etiketė.
Ata tė cilėt nėnshkruajnė kontrata vendimtare nė emėr tė popullit e nė dėm tė tyre si dhe pa pelqimin e tyre janė TRADHĖTAR.
Ata tė cilėt marrin iniciativa dhe veprime tė ndryshme tė cilat i shkaktojnė dėm shoqerisė dhe kombit.
Ai i cili saboton nė luftė, apo ja kthen grykėhollen vėllaut tė vet (bashkluftėtarit, aleatit, mikut etj.) nė vend qė ta drejtoj atė nė drejtim tė armikut.
Ata tė cilėt perdorin dhunėn kunder shtetit, institucioneve shtetėrore tė dalura nga vota e lirė e popullit, dhe ndaj qytetarve tė lirė me qellim perfitimi politik, ideologjik a tjetėr qellim.
Ata tė cilėt mbjellin urrejtje, pėrqarje, huti, dezinformata tė ndryshme me karakter urrejtje e pėrqarje ndryshme si fshat qytet, ndėrkrahinore, fetare etj.
Ka edhe tė tjera por kishte me qenė mirė qe tė bisedojmė per keto gjera e jo tė sherbehemi me trillime e demagogji.

Unė mendoj se NUK DUHET etiketuar si TRADHĖTAR

Nji person i cili ka shtepi katėr katėshe e dy dyqane nė qendėr.

Ai person i cili u pranua nė nji vend pune tė mirė, pa marr parasysh a u pranua me mito apo ka pas tė afėrm kryetarin e komisionit apo me metoda tjera.

Nji person nese ka qenė me vite tė tera nė vuajtje denimi nėpėr kazamatet serbosllave pėr ēėshtje kombėtare.

Nji person i cili e kryen fakultetin nė afat rekord me notė tė lartė mesatare.

Nji person i cili ka luftuar fyt per fyt me shkaun duke mos kursyer kurr as jetėn.

Nji person nė qoftė se ėshtė i martuar me pjesėtare tė kombėsisė tjetėr.

Nji person i cili ka tet djem e nė mesin e tyre ka edhe problema (kuptohet nėse nuk janė marrė me tradhėti)

Nji person i cili ka vjedh qoftė edhe nė buxhetin shtetėror (por ai ėshtė Hajn).

Nji person i cili nuk i ka paguar kontributet edhe nėse ka pas mundėsi.

Nji person i cili nėse ka rėnė nė burg dhe tė afėrmit e tij me mito apo nė metoda tė ndryshme kanė arrijtur qė ta shpetojnė nga kthetrat e shkieve.



Nji person i cili ka bėrė tregti me shkie edhe nė kohė tė luftės, apo thėnė thjeshtė ka sjellė miell e artikuj ushqimorė tė ndryshėm edhe nga serbia, kur dihet se sa mungesė e nadhe e tyre ka qenė, por nuk ka shit interesat e kombit.

Nji person i cili mendon ndryshe nga tjetri.

Nji person i cili ka bėrė vrasje edhe atė tė vėllezėrve tė vet shqiptar, por ai ka tjetėr etiketė.

Nji person nėse gėzon respektin dhe perkrahjen e pjesės dermuese tė kombit, cilido qoftė ai.

Dhe kurrsesi nuk mund tė pajtohem me disa diskutues qė e etiketojnė, nuk e njofin dhe nuk e pranojnė presidentin e shtetit tė zgjedhur me votėn e lirė tė popullit, si edhe tė gjith perfaqėsuesit e tjerė tė popullit.

Ka edhe shumė pėr tu shkruar por po e lėmė per herė tjetėr.


Pėrshėndes tė gjithė diskutuesit e ketij forumi
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Urata : 06-04-11 nė 06:45
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė