Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-01-13, 19:51   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Produktet mė tė mira tė vitit 2012

10 lojėrat mė tė shitura tė vitit 2012


NPD ka publikuar rezultatet e shifrave financiare lidhur me lojėrat e vitit qė sapo lamė pas, shifra kėto qė shoqėrohen edhe me njė lajm jo tė mirė pėr industrinė e videolojėrave, e cila sheh njė rėnie prej 22% gjatė vitit 2012.

Dyqanet me pakicė tė harduerėve, softuerėve dhe aksesorėve janė ato qė e mbyllin vitin me -22% krahasuar me vitin e kaluar, qė do tė thotė se nė vitin 2012 janė shpenzuar 3.73 miliardė $ mė pak se nė 2011-n.

Ndėrkohė, lista me lojėrat mė tė shitura te vitit tė kaluar ėshtė si mė poshtė:

1. Call of Duty: Black Ops II (360, PS3, PC, Wii U)

2. Madden NFL 13 (360, PS3, Wii, PSV, Wii U)

3. Halo 4 (360)

4. Assassin’s Creed III (360, PS3, PC, Wii U)

5. Just Dance 4 (Wii, 360, Wii U, PS3)

6. NBA 2K13 (360, PS3, Wii, PSP, Wii U, PC)

7. Borderlands 2 (360, PS3, PC)

8. Call of Duty: Modern Warfare 3 (360, PS3, Wii, PC)

9. Lego Batman 2: DC Super Heroes (Wii, 360, NDS, PS3, 3DS, PSV, PC)

10. FIFA Soccer 13 (360, PS3, Wii, PSV, 3DS, Wii U, PSP)

Edhe pse shifrat duken jo fort tė mira, duhet tė kemi parasysh disa faktorė qė shpjegojnė rėnien e tyre. E para dhe mė e rėndėsishmja, kėto shifra derivohen vetėm nga dyqanet dhe jo nga shkarkimet dixhitale, pasi NPD nuk ka akses nė kėto tė fundit. Sigurisht, shumė lojėra vazhdojnė tė blihen dhe jo tė shkarkohen, por nė kėtė rast rezulton qė nuk pėrfshihet tregu i PC-ve, ku njė pjesė e madhe e njerėzve blejnė online.

Pėr mė tepėr, 2012 ishte viti i fundit zyrtar para “fillimit tė luftės sė konsolave”. Wii U qė ėshtė lanēuar vetėm para pak muajsh, regjistron 890 000 njėsi tė shitura (41 ditė nė treg). Janė shifra impresionuese duke marrė parasysh shitjet e Xbox 360 dhe PS3 pėrkatėsisht 600,000 dhe 700,000 kopje gjatė tė njėjtės shtrirje kohore.

Nėse Wii U vazhdon tė shitet me kėto ritme dhe nėse do tė shohim sisteme tė reja nga Sony dhe Microsoft, atėherė edhe shitjet e harduerėve dhe softuerėve do tė rriten. Logjikisht, shitjet e pajisjeve tė vjetra do tė bien pasi shumė njerėz i disponojnė tashmė, ose shkurt, presin pėr versionet e reja.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė