Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-14, 17:43   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Shotė Dhe Azem Galica!

Krijimi i “Arbėrisė sė Vogėl”

Pas njė qėndrese mbi 5 vjeēare dhe luftimeve tė pareshtura qė me arratisjen e tij nga burgu i Pozharevcit nė vitin 1915, Azem Bejta me ēetėn shqiptare, nė qershorin e vitit 1920 do ti detyronte forcat pushtuese serbe,tė lidhnin njė marrėveshje pėr krijimin e shtetit tė tij, sipas tė ashtuquajturės “Marrėveshje mbi Zonat e Lira”

Kėshtu qė,nga bisedimet nė mes tė forcave pushtuese serbe dhe ēetės sė Azem Bejtės, do tė arrihej qė tė formohej njė “shtet” i lirė nė Drenicė,i cili atėbotė u quajt “Arbėria e Vogėl” si shteti i parė i kėtij lloji nė rajon i cili pėr ushtri kishte ēetėn me luftėtar shqiptar pėr mbrojtjen nga ndėrhyrjet e ushtrisė dhe xhandarmėrisė serbe nė territorin e lirė tė “Arbėrisė”.

Hasan Prishtina


Aktiviteti luftarak i Azem Galicės,Bajram Currit e Hasan Prishtinės dhe kryengritėsve tjerė shqiptar,kishte bėrė qė nė atė kohė, nga 9 nėntori i vitit 1921, me vendimin e Fuqive tė Mėdha, tė krijohej edhe njė zonė e lirė pėr shqiptarėt nėn pushtim e cila do tė quhej “Zona neutrale e Junikut”.

Ajo pėrfshinte disa fshatra pėrreth si Brovinėn, Ponoshecin ,Mulliqin Shishmanin, Babajn e Bokės,Popcin, Kosharen etj, hapėsirė e cila shtrihej nga Qafa e Morinės e deri nė grykė tė Deēanit.

“Zona neutrale e Junikut” do tė ekzistonte deri nė muajin shkurt tė vitit 1923,kur sipas kujtimeve tė Hajriz Demakut ish luftėtar dhe anėtar i moēėm i “Lėvizjes nacional demokratike shqiptare”,me nėnshkrimin e Cana Beg Kryeziut nė Beograd, si pėrfaqėsues i atėhershėm i Shqipėrisė, kjo zonė do ti epej Serbisė,pėr ruajtjen e sė cilės gjatė gjithė kohės kishte luftuar edhe Azem Bejta me ēetėn e tij.
Edhe “Arbėria e Vogėl” nė fillim do tė shtrihej nė gjithė territorin e komunės sė Prekazit duke pėrfshi mbi 10 fshatra pėrreth, por qė kohė pas kohe, sidomos kur ēeta e Azem Bejtės duhej ti vinte nė ndihmė “Zonės neutrale tė Junikut”e cila mbijetoi pėr tri vjet, nga sulmet e shpeshta qė organizonte ushtria dhe xhandarmėria serbe edhe shteti i Azem Bejtės, pėrgjatė kėsaj periudhe nga qershori i vitit 1920 deri nga fillimi i vitit 1924,do tė ngushtohej nė tri fshatrat e fundit: Galicė, Lubovec dhe Mikushnicė.

Ndaj, siē kishte vepruar gjithmonė pėr fitim kohe dhe tradhti, Serbia edhe marrėveshjen pėr krijimin e “Arbėrisė sė Vogėl” do ta shfrytėzonte pėr vrasjen e udhėheqėsve tė dalluar tė ēetave kryengritėse me tė holla e mashtrim, si dhe ngushtimin e kėtij “Shteti tė Lirė” pak nga pak,qoftė edhe pėrmes zaptimit nga lagja nė lagje e fshati nė fshat deri te vrasja e Azem Bejtės mė 1924,dhe shuarja e tėrėsishme e Arbėrisė.


Bajram Curri

Shqiptarėt e pezmatuar sidomos pas rėnies sė “Zonės neutrale tė Junikut” me nėnshkrimin e pėrfaqėsuesit tė qeveris shqiptare dhe bashkėpunimit tė saj me Serbinė , mblodhėn forcat e tyre nėn udhėheqjen e Bajram Currit dhe nė Qershor tė vitit 1924,nisėn nga Kruma njė kryengritje duke marrė Tiranėn dhe rrėzuar Ahmet Zogun, me ē`rast ai do tė ikte nė mbretėrinė atėhershme jugosllave.

Por as Serbia, gjatė asaj kohe nuk do tė rrinte duarkryq, ajo pas njė viti e gjysmė tė shuarjes sė “Zonės neutrale tė Junikut” dhe mbi katėr vitesh ekzistence tė Arbėrisė sė Vogėl,nė fillim tė muajit korrik tė vitit 1924,ushtria dhe xhandarmėria pushtuese e saj, do tė grumbullonte forca tė mėdha nga garnizoni ushtarak serb nė Shkup dhe qytetet brenda Serbisė,me armatime tė rėnda dhe topa modern luftarak, sė pari nė Mitrovicė,ku do tė mobilizoheshin edhe shumė xhandar dhe kolon serbo- malazez duke propaganduar se gjoja ushtarėt e grumbulluar tė tyre, do tė dėrgoheshin nė kufi me Shqipėrinė,pėr shkak tė gjendjes sė paqėndrueshme atje ,pas rrėzimit tė qeveris sė Ahmet Zogut nė qershorin e atij viti.

Mbreti Zog

Por, marshimi i ushtrisė pushtuese serbe,i filluar natėn nga Mitrovica nė drejtim tė Pejės, me tė arritur nė fshatin Vojtesh, do tė kthehej nė drejtim tė Galicės dhe “Arbėris sė Vogėl” duke rrethuar pas mesnatės tė tri fshatrat ende tė lira, Galicėn, Lubavecin dhe Mikushnicėn.

Serbia kishte dėrguar atje mbi 1000 trupat e saj mė tė stėrvitura dhe mė tė mirė-pėrgatitura si dhe oficerėt mė tė zot pėr luftime,me qėllim tė shuarjes definitive si tė Arbėrisė sė Vogėl, ashtu edhe tė lėvizjes kryengritėse tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

Megjithėse sulmet serbe do tė fillonin herėt, qė para agut tė mėngjesit,me tė gjitha llojet e armatimeve tė rėnda dhe nga tė gjitha anėt duke u munduar qė ti zinin luftėtarėt e Azem Bejtės nė befasi,pėrkundėr dėmtimeve nga topat e ushtrisė pushtuese serbe, Azem Bejta me disa nga bashkėluftėtarėt e tij, do tė arrinte qė ta qante rrethimin e hekurt trepalėsh tė cilin e kishte vėnė ushtria, xhandarmėria dhe vullnetarėt serbo-malazez.

Por, pėr fatin e keq tė shqiptarėve, lėvizjes sė tyre kryengritėse dhe vetė Azem Bejtės, gjatė qarjes sė rrethimit kur ata tanimė ndodheshin pranė fshatit Mikushnicė, njė plumb i armikut do ta qėllonte nė xhepin e lėkurtė tė fishekėve rezervė, tė cilin Azem Galica e mbante tė lidhur nė brez, me ē`rast do tė eksplodonte duke i shkaktuar dėmtime tė rėnda nė boshtin kurrizor dhe bėrė tė pa lėvizshėm gjithė trupin e tij.

Megjithatė, pėrkundėr vrasjes dhe plagosjes sė shumė bashkėluftėtarėve tė Azem Galicės, ashtu siē edhe ishin betuar, Shota me luftėtarėt e mbetur, do tė arrinin qė ta tėrhiqnin Azem Bejtėn e plagosur,pėr tė mos lejuar qė ai tė binte nė duart e pushtuesve sllavė, i gjallė as i vdekur tė cilin pėrkohėsisht do ta vendosnin nė kullat e Sadik Ramės sė Gjurgjevikut, me shpresė qė nė momentin e parė tė mundshėm, ta dėrgonin pėr shėrim nė Shqipėri.

Mirėpo, gjendja e tij sa vinte e keqėsohej dhe pas 10 ditėsh vuajtje, ai do tė mundej nga plagėt e rėnda qė kishin dėmtuar pjesėt mė vitale tė trupit tė tij,kėshtu qė mė 25 Korrik tė vitit 1924, heroi i kombit-Azem Bejta do tė mbyllte sytė pėrgjithmonė.

Ndaj,trupi i tij i pa jetė, me ndihmėn e disa litarėve do tė lėshohej nė thellėsitė e njė shpellė tė fshehtė tė cilin edhe pėrkundėr shumė pėrpjekjesh nuk do tė mund ta gjenin asnjėherė forcat pushtuese serbe.

Shpella e Azem Galicės


Madje edhe pas vdekjes sė Azem Bejtės,nuk do tė shuhej as ēeta ēlirimtare e tij,tė cilėn pėr mė tepėr se dy vjet me radhė,do ta udhėhiqte Shote Galica, deri nė sėmurjen e saj, dhe vdekjen e shumė bashkėluftėtarėve tė mbetur pa municion e armatim,ngase pas rikthimit tė tij nė pushtet, Ahmet Zogut do ti ndalonte ato rreptėsishtė pėr kryengritėsit shqiptar nėn okupim.

Ndaj,shkėlqimi i veprės dhe historisė sė luftėrave ēlirimtare qė udhėhoqi Azem Bejta, me gjithė pėrpjekjet e bashkėpunėtorėve jo tė paktė tė okupatorit serb dhe pasardhėsve tė tyre, pėr njollosjen e heroizmave tė tij,veprat e tij pėr atdheun dhe kombin nuk u tjetėrsuan asnjėherė dhe u ruajtėn tė pastra e tė papėrlyera deri nė ditėt tona. Kėshtu qė me arsye dhe plot tė drejtė, fjalėt aq domethėnėse tė tij ,drejtuar spiunėve dhe tradhtarėve tė kombit qysh nė atė kohė,do tė ktheheshin nga rapsodėt nė kėngė, tė cilat edhe sot japin fuqishėm dhe me zė kėtė porosi:

“Azem Bejta ka pas thanė,

Burrė i mirė kush donė me kanė,

Punėve t’kēia hyzmet s’u ban,

Se vjen dita e i bjen pishman”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė