Shqipėria kushtėzon Gjeorgjinė me njohjen e Kosovės
Tiranė, 12.06.2014
Shqipėria thotė se e mbėshtet anėtarėsimin e Gjeorgjisė nė NATO, por ta njohė Kosovėn e pavarur. Deklaratėn e bėri ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatė vizitės nė Gjerogji. Ministrja Kodheli tha Kosova nuk ka krahasim as nė Kaukaz apo tjetėrkund dhe se pėrbėn precedent tė vetėm i sė drejtės ndėrkombėtare.
Gjatė njė takimi tė veēantė me presidentin e vendit, Glorgi Margvelashvilli dhe kryetari i parlamentit, David Usupashvili ministrja Kodheli kėrkoi nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit tė Kosovės, duke theksuar se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė precedent unik nė tė drejtėn ndėrkombėtare.
Sipas Kodhelit, ēdo pėrpjekje pėr ta pėrdorur precedentin e Kosovės nė situata separatiste nė rajonin e Kaukazit ėshtė tendencioze dhe nuk i pėrgjigjet realitetit ndėrkombėtar.