Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-10-08, 10:44   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kriza financiare nė SHBA/Botė

Dridhet evropa

Kriza ekonomike qė filloi nė Amerikė, po marshon si njė uragan nėpėr tė gjitha vendet tjera tė botės. Tash ka goditur furishėm edhe Evropėn nė tėrėsi. Bashkimi Evropian ka filluar tė krijojė strategji pėr daljen nga kjo krizė, por pa ndonjė pako si Amerika.

Kriza ekonomike ka vėrshuar edhe vendet e Evropės dhe Azisė. Tė gjitha indekset kryesore globale kanė arritur pikėn mė tė ulėt nė tri vjetėt e fundit. Investitorėt, pėr shkak tė shtrirjes sė krizės financiare edhe nė vendet evropiane, kanė filluar qė paratė e tyre, letrat me vlerė, gjithnjė e mė tė pasigurta nė banka t'i investojnė nė ari ose nė flet aksione qeveritare.
Intervenime shtetėrore nė tė dyja anėt e Atlantikut nuk kanė ngritur gatishmėrinė e bankave qė tė huazojnė para. Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka paralajmėruar se kriza do tė jetė edhe mė e thellė nė ditėt e ardhshme.
Analistėt po tregojnė se nė bursat e valutave euro vazhdon tė bie nė raport me dollarin dhe me jenin, meqenėse debalanset financiare nė eurozonė gjithnjė e mė shumė e ngarkojnė valutėn e pėrbashkėt tė 15 vendeve. Euro, gjatė tregtisė nė bursėn e Londrės, ka pasur vlerėn 1,3542 dollarė, qė ėshtė mė e ulėta nė 13 vjetėt e fundit. Mė vonė, gjatė
ditės, ėshtė vėrejtur njė pėrmirėsim, por megjithatė ai mbeti nėn 140 jenė, pėrkatėsisht ishte nė pėrpjesėtimin mė tė ulėt gjatė 30 muajve. Paniku i shitjes sė aksioneve ėshtė vėrejtur edhe nė Moskė, pėr ēka tregu lokal i aksioneve dhe bankat komerciale janė detyruar tė mbyllen. Edhe nė Itali dhe Islandė pėr njė kohė bursat kanė ndėrprerė punėn, meqenėse ēmimi i letrave me vlerė ka rėnė nėn minimumin e lejuar.
Analistėt tregojnė se qeveritė e vendeve tė Bashkimit Evropian, duke pėrfshirė edhe Gjermaninė, Greqinė, Irlandėn dhe Austrinė, kanė vendosur qė shumė shpejt tė marrin vendim qė tėrėsisht tė garantojnė kursimtarėt dhe paratė e tjera tė qytetarėve, pėr shkak tė frikės nga njė panik i pėrgjithshėm dhe rėnies sė mundshme tė sistemit bankar. Liderėt e katėr vendeve ekonomikisht mė tė fuqishme nė BE si Gjermania, Anglia, Franca dhe Italia janė marrė vesh pėr masat qė duhet tė ndėrmarrin, por pa pėrmendur ndonjė pako intervenimi si ajo amerikane. Kėtu janė vėrejtur edhe kufizimet e disa vendeve evropiane, pasi qė rregullimi i tregut mbetet ēėshtje ekskluzive e institucioneve nacionale, tė cilat vendosin se si do tė shpenzojnė paratė e tatimpaguesve.
"Asnjė gjerman apo estonez nuk do tė pranojė qė Brukseli tė shpenzojė paratė e tyre, ashtu qė tė shpėtojė ndonjė bankė tė dėshtuar nė Greqi", ka sqaruar njė zyrtar i Komisionit Evropian. Pikėrisht pėr kėtė, tha ai, edhe nuk ėshtė arritur njė marrėveshje pėr krijimin e njė pakoje tė shpėtimit, e cila ėshtė e rėndė 300 miliardė euro.
Indeksi kryesor gjithė evropian FTSE300 me hapjen e bursave tė martėn ka rėnė 5 pėr qind, sado qė mė vonė ėshtė kėndellė, por pėrsėri mbeti 4,7 pėr qind mė i dobėt se tė premten. Po ashtu edhe indekset e aksioneve kryesore nė Azi , duke pėrfshirė edhe Nikkei japonez, ishin nė rėnie tė madhe, tre deri nė pesė pėr qind.
Rėnia ėshtė shėnuar edhe nė tregun australian dhe atė tė Zelandės sė Re. Rėnie shqetėsuese ėshtė shėnuar edhe nė qarkullimin e aksioneve tė bankės sė dytė pėr nga madhėsia nė Gjermani - "Comercbank", tė cilat u liruan 13,8 pėr qind, meqenėse ka nisė tė bie besimi pas falimentimit tė bankės "Hipe Real Estate". Letrat e bankave tė mėdha evropiane vazhdojnė tė jenė nė goditje. Kėshtu aksionet e "Societte General Bank" kanė rėnė 6,5 pėr qind. Pėr njė kohė tė shkurtėr u mbyll edhe tregtia e bursės nė Bukuresht. Kjo ndėrprerje u bė, pasi qė indeksi VET vėrejti rėnie tė fuqishme prej 9,25 pėr qind. Nė mbrėmjen e sė martės, bursa e Bukureshtit u mbyll nė nivelin mė tė ulėt nga 11 nėntori i vitit 2004.
Edhe rėnia e ēmimit tė naftės nėn 90 dollarė ka ndikuar qė tė bien aksionet e kompanive gjigante si Royal Dutch Schell, BP dhe Total, qė tash janė 5,5 pėr qind mė tė lira.


Express
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė