Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-09-09, 18:21   #2
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: 8 vjet nga sulmi terrorist nė New York

Nėse do tė pyesje ēdo qytetar tė kėsaj bote, se ēfarė ndodhi nė 11 shtator, ai do tė pėrgjigjet: "u krye akti mė terrorist qė pėrjetojė bota". 4 avionė kamikazė sulmuan, dy simbolet gjigande amerikane. Atė tė ekonomisė ku rrėzuan dy Kulla Binjake, dhe atė tė ndėrtesės sė Ministrisė sė Mbrojtjes - Pentagonin. Ndėrsa, po atė ditė nė tė njėjtėn kohė nė afėrsi tė njė fshati nė Pensilvani, u rrėzua njė avion, dhe kėshtu e marta e 11 shtatorit 2001, pa pritur e pakujtuar mori jetėn e 2900 njerėzve tė pafajshem." Pra, nė mėndjen e njerėzve tė thjeshtė, 11 shtatori ishte njė sulm terrorist, ishte njė moment i dhimbshėm nė histori, qė erdhi e tronditi zemrat e mendjet e qindramiliona njėrėzve. Ata avionė, e ata terroristė qė shkatėrruan dy Kullat Binjake nė Nju Jork, apo njė pjesė sė ndėrtesės sė Ministrisė sė Mbrojtjes - Pentagonin nė 11 shtator 2001, gjashtė vjet mė parė, nuk e bėnė kėtė pėr tė shkatėrruar thjesht dy kulla nga mė tė lartat nė botė, por, pėr tė shkatėrruar e sulmuar njė qytetėrim tė tėrė. Dhe jo mė kot terroristėt zgjodhėn e goditėn kullat e tregtisė botėrore, ato ndėrtesa qė mundėsonin prosperitetin dhe tregtinė e mbarė botės, jo mė kot u vu nė shėnjestėr Pentagoni dhe Shtėpia e Bardhė, institucionet mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar dhe e garantuar siguria e botės sė lirė, paqe e demokraci. Ata qė i kryen kėto akte ishin tė motivuar nga urrejtja kundra vendit simbol tė demokracisė, paqes nė botė - Shteteve tė Bashkuar tė Amerikės zemren e qytetėrimit perendimor.

Terroristėt i kanė shpallur luftė mbarė botės sė lirė

Me tė tilla akte ata qė i kryen dhe ata fshihen pas tyre nuk i kanė shpallur luftė vetėm SHBA-sė, i kanė shpallur luftė tė gjithė atyre popujve e shteteve tė cilėve SHBA u garanton sigurinė e lirinė. Tė gjithė atyre shteteve aleate nė mbarė botėn, me tė cilat SHBA janė bėrė njė - duke ndarė kėshtu prosperitetin dhe zhvillimin. Kjo ėshtė njė prej pikave mė tė rėndėsishme qė edhe ne shqiptarėt nė Shqipėri, Kosovė, e viset shqiptare nė Ballkan, e nė diasporė, mbarė kombi shqiptarė arritėn tė tregojnė nė 11 shtator 2001, se ne jemi populli mė pro-amerikanė nė botė. Ne jemi pėrkrahė SHBA, ashtu siē janė SHBA pėrkrah nesh, me pavarėsinė e Kosovės dhe demokratizimin e Shqipėrisė .
Pėr kombin shqiptarė, terrorizmi nuk ėshtė vetėm njė kėrcėnim pėr SHBA dhe amerikanėt, por pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn. Udhėheqėsit amerikanė u prononcuan nė media se 11 shtatori 2001, shėnon ditėn mė tė zezė nė historine e shtetit 300 vjeēar amerikan. Nėse Perl Harbor ishte njė tragjedi nė Paqėsor, 11 shtatori ishte sulmi i parė terrorist nė tokėn amerikane. Ishte sulmi i parė nė 300 vjet nė tokėn amerikane, qė nuk kish njohur luftė nga jashtė nė 300 vjet. SHBA e gjeti veten nė 11 shtator si superfuqia e vetme e botės e goditur nga njė kontigjent njerėzish tė cilėt i ushqente urrejtja e madhe ndaj SHBA-se. Ndaj SHBA u krye akti terroristė vepėr kjo jo e njė personi apo grupi, produkti i njė grumbulli njėrėzish reth njė organizate tė quajtur Al Qaida. Oragnizat, qė jo vetėm nuk i dėnon kėto akte, pėrkundrazi i mbėshtet ato nė masė e nė mėnyrė tė vetedijshme ane mbanė botės.
Kujtimi i tmerreve
Kanė kaluar 8 vjet qė nga sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001 kundėr Shteteve tė Bashkuara. Megjithatė vazhdojnė debatet rreth ritmit me tė cilin po bėhen rindėrtimet nė vendin ku ndodhej Qendra Botėrore e Tregėtisė dhe nėse njė numėr i madh njerėzish kanė mbetur tė sėmurė pėr shkak tė sulmeve.
Shumica e njujorkezėve e mbajnė mėnd fare mirė mėngjesin e pastėrt dhe paqėsor tė 11 shtatorit 2001, por ai imazh u trondit rėndė nė orėn 8:46 tė mėngjesit kur u godit kulla e parė e Qendrės Botėrore tė Tregėtisė. Anxhela Xhekson shikonte kullėn nga zyra e saj aty pranė.“Pashė njė tė ēarė tė madhe, njerėzit qė hidheshin nga ndėrtesa dhe tė gjithė ishin tė tmerruar. Pjesėtarė tė familjes time filluan tė mė telefononin”.Disa minuta mė vonė u godit kulla e dytė. Nėpėr rrugė kishte kaos.“Disa njerėz i zuri tmerri, tė tjerė qanin, ose pėrpiqeshin tė ndihmonin njerėzit e plagosur nga xhamat e thyer tė ndėrtesės”, thotė Anxhela.Pas pak orėsh pati zhvillime tė tjera tronditėse: Njėra prej kullave u shėmb e mė pas edhe tjetra.
Ato fotografi janė ngulitur nė mėndjen e shumicės sė njerzve. Kathlin Kros ishte nė apartamentin e saj nė lagjen Battery Park City.
“Ēdo gjė u mbulua me tė bardhė, i gjithė ky jeshillėk i bukur u mbulua nga pluhur i bardhė”.
Pėr t’u habitur, brėnda njė jave bursa e New Yorkut u rihap. Mė pas, u hapėn edhe biznese tė tjera. Megjithatė, punonjėsit, qė u kthyen thonė se edhe pas disa muajsh ajri kishte njė shije tė helmėt.“Ndjehesha sikur tė 5 shqisat mė ishin sulmuar. Shijen e helmėt mund ta ndjeje nė ēdo drejtim. Ishte e pabesueshme”, thotė banorja e Nju Jorkut, Kesėn Xhon.Kesėn iu krijuan probleme tė frymėmarrjes, madje sot ajo vuan nga astma.“Jam e bindur se qėndrimi im nė atė mjedis mė ka shkaktuar problemet shėndetsore qė kam tani”.Ky ėshtė shqetėsimi kryesor me tė cilin pėrballen tani autoritetet. Sa njerėz u sėmurėn nga tymi helmues pas rrėzimit tė dy kullave nė Nivelin Zero? Kller Kalladajn drejton grupin 9-11 Shėndeti Tani. Ky grup thonė se numri i tė sėmurve ėshtė dhjetra mijėra.
“Helmet e pranishme nė Qendrėn Botėrore tė Tregėtisė ishin shumė tė forta dhe prekėn gjithė trupin; pėrfshirė edhe sistemin nervor. Ekspozimi ndaj kėtyre elemtėve helmues ishin shumė serioz”.Megjithatė, shumė njerėz erdhėn tė banonin kėtu sepse u tha qė ēmimet e shtėpive ishin tė arsyeshme.Alison Kasillo erdhi pėr tė banuar nė lagjen Battery Park City, 7 muaj pas sulmeve, megjithėse kishte dėgjuar rreth ajrit tė helmėt.“Zakonisht njujorkezėve u pėlqen tė jetojnė nė apartament dhe unė e bleva apartamentin tim me ēmim shumė tė mirė”.Pas njė viti, ajo u diagnostikua me njė sėmundje tė mushkėrive, qė vėshtirėson frymėmarrjen.Nuk ka prova qė ajri i helmėt tė ketė shkaktuar gjendjen e saj apo azmėn tek Kaesun John, por nuk ka dyshim se sulmet e 11 shtatorit e kanė traumatizuar psikologjikisht kėtė qytet. Sidoqoftė tė gjithė mezi presin tė shikojnė ndėrtimin e kėtyre kullave, nė bazė tė kėtij plani zyrtar.“Ka arsye qė ne banojmė nė kėtė qytet: Ne jetojmė kėtu pėr kulturėn dhe pėr njerėzit e qytetit. Ekziston njė nivel i pranueshėm rreziku pėr tė qėnė pjesė e kėtij qyteti”. Rindėrtimet nė Nivelin Zero sapo kanė filluar, madje ato janė shumė mbrapa tė shoqėruara nga debate kontradiktore lidhur me koston dhe se kush do tė paguajė. Sidoqoftė nesėr, nė kėtė ditė tė caktuar si Dita Kombėtare e Shėrbimit dhe Kujtimit, kėtu do tė zhvillohet njė ceremoni pėrkujtimore pėr nder tė atyre qė humbėn jetėn.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė