Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-04, 02:34   #1
Siriuslight
 
Anėtarėsuar: 24-02-04
Postime: 12
Siriuslight e ka pezulluar reputacionin
Gabim Meshire ndaj te tjereve... tregimet me te mira...

Atė natė Aburrahmani nuk vuri gjumė nė sy deri nė syfyr. Shumė mendime, shumė trazime iu sollėn nė kokė. Ashtu duke qėndruar, afėr koftorit I cili bubullonte nga zjarri fort I ndezur, papritmas iu kujtua t’I dėrgojė njė falėnderim Zotit pėr tė gjitha tė mirat qė ia kishte dhėnė.

- O Zot, o Allahu im, falėnderimet tė qofshin Ty, ti je mėshirues, Ty tė falėnderoj pėr tė gjitha tė mirat qė m’I ke dhuruar…. Pas kėsaj lutje Abdurrahmani duke thėnė besmelen, tentoi tė flejė. Por, iu kujtua lutja qė sapo e kish pėrfunduar.

….Ty tė falėnderoj pėr tė gjitha tė mirat qė m’I ke dhuruar. – Kjo frazė e fundit I pėrsėritej.

- Eh Zot, sa shumė tė mira qė m’I ke dhėnė e qė dikush nuk I ka. Menjėhere filloi t’I fiksohet nė kokė fjala e fundit… qė dikush nuk I ka!

Ngriti kokėn nga jastėku derisa bubullima dhe drita e zjarrit qė dilnin nga koftori e pėrkujtuan: - Ndoshta dikush sonte as zjarr nuk ka ndezur, ndoshta dikush sonte ka rėnė pėr tė fjetur, me dert sepse nuk ka me ēfarė t’a shtrojė sofrėn e syfyrit?!

Kėshtu duke u menduar e kujtuar, I mbushur pėrbrenda me njė mėrzi qė e kishte kapluar, vonė vėrejti se nėpėr faqet e tij lėshohen lotė tė nxehtė, lotė qė dalin jashtė e qė kroin e tyre e kishin nė zemrėn e Abdurrahmanit, emri I tė cilit tregonte se vėrtetė ai ishte rob I Mėshiruesit.

Ashtu qėndroi deri nė cingėrrimėn e sahatit tė kurdisur pėr syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po bėhej gati pėr tė ngrėnė syfyr, I puthi dy ēupat e tij tė vogla qė ishin duke fjetur ėmbėl. Por, prapėseprapė nga koka e tij ende nuk ishte larguar brenga pėr njerėzit qė agjėrojnė pa syfyr pėr shkak se nuk kanė me ēka ta gėzojnė syfyrin.

Pasiqė buka ishte gati, u ul dhe filloi tė hajė por kafshata e parė I lidhet nė fyt dhe nuk mundet ta pėrpijė. Mezi arriti ta ēojė kafshatėn e parė ndėrsa sytė e tij ishin ngulitur nė njė qoshe tė sofrės.

- Abdurrahman, ēfar ke? E pyeti e shoqja.

- Asgjė, asgjė! U pėrgjigj Abdurrahmani. Pas njė heshtje tė shkurtėr, foli edhe njėherė:

- Grua, a ke menduar ndonjėherė pėr sofrėn e syfyrit?

- Si mendon?- e pyeti Eminja.

- A ke pyetur veten se sofra jonė pėrplot me tė mira, ndėrsa sofra e dikujt asgjė nuk ka, apo vetėm bukė tė thatė?!!

Duke I thėnė fjalėt e fundit, iu drodh buza dhe lotėt filluan t’I dalin, thuaja se shpėrtheu ujė nga sytė e tij. U ngrit nga sofra, piu pak ujė dhe veshi rrobet e trasha pėr tė dalė jashtė. Gruaja menjėherė doli pas tij dhe e pyeti:

- Ku po shkon?!

- Do tė kthehem menjėherė.

Abdurrahmani tashmė ishte nisur drejt njė vendi tė caktuar. Ai ishte nisur te dyqani mė I afėrt, ndėrsa dyqanet gjatė Ramazanit punonin deri nė pėrfundim tė syfyrit. Ishte nisur me njė qėllim tė vetėm. Kishte vendosur qė t’I blente syfyrin dikujt. Po kujt se?!!

- Selamu alejkum.

- Alejkum selam Abdurrahman, urdhėro.He, ke mbetur pa bukė pėr syfyr a?

- Jo, ngrėna syfyr, por dua tė blej diēka Bajram. Tė lutem mė shėrbe mė shpejtė se nuk kam kohė.



Po, menjėherė, urdhėroni ēfar po doni?
Pasiqė bleu gjėrat e duhura, Abdurrahmani nė atė natė tė ftohtė me borė ishte nisur drejt njė shtėpie gati tė rrėzuar, e cila gjendej nė skaj tė qytetit. Pullazi I shtėpisė I shtrembėruar, ndėrsa nga lagėshtia shiheshin tullat e kuqėrremta pasiqė I kishte rėnė pjesa e lyer e mureve nga jashtė.

Trokiti nė derėn kryesore, e cila me tė hyrė tė ēonte nė njė oborr tė vogėl. Nga plasat e derės vėrejti se nė shtėpi nuk ishte e ndezur asnjė dritė. Por, pas njė kohė tė shkurtė dėgjohet njė zė I ēirrur I njė plaku:

- Kush ėshtė?

- A je kėtu o xha Brahim?

Po, po bujrum, urdhėroni- u pėrgjigj xha Brahimi, njė I moshuar qė I kishte
arritur tė tetėdhejtat, vite kėto qė vėreheshin nė ballin e tij plot rrudha dhe mjekrrėn e bardhė.

Me tė parė se kush po e thėrret, xha Brahimi lėshoi zė:

- Oooo Abdurrahman, ti je a?!! – Eja, eja me shpejt se mėrdhimė.

Abdurrahmani hyri Brenda nė shtėpinė e tij, e cila ishte e vogėl por e kishte pronarin me zemėr tė madhe.

- Xha Brahim, po pse dritat I ke tė fikura, a nuk ėshtė koha e syfyrit?-pyeti

Abdurrahmani.

Xha Brahimi lėshoi njė ofshamė tė shkurtėr dhe pastaj heshti.

- Ah, Abdurrahman, me ta thėnė tė drejtėn, isha duke fjetur e as qė kisha ndėrmend tė zgjohem.

- Pse?-pyeti Abdurrahmani.

- Po, si tė them…..pasoi heshtja….- nuk kisha se me ēka tė bėj syfyr u pėrgjigj

xha Brahimi.

Abdurrahmani ndjeu njė barrė shumė tė rėndė nė shpirtin e tij pas kėtyre fjalėve, dhe shkurt u thellua nė mendime:…. Unė sa syfyre I kam ngrėnė me begati ndėrsa ky plaku I shkretė ku ta dij se sa ditė I ka agjėruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytė e tij filluan t’I dalin lotėt pandalė dhe me zė tė mekur I shtriu duart pėrplot me tė mirat qė I kishte blerė. Kur e pa xha Brahimi se ēfar kishte bėrė Abdurrahmani tha:

Allahu nuk e humb kėtė popull derisa ka njerėz si ti…. Por loti e tradhėtoi.
Abdurrahmani bashkė me xha Brahimin hėngrėn syfyr dhe pas njė ore u kthye nė shtėpi.

Tė nesėrmen pasiqė kishte pėrfunduar punėn pak mė herėt pėr shkak tė namazit tė xhumasė, me tė arritur afėr xhamisė takoi Islamin dhe merr vesh se xha Brahimi, plaku me tė cilin kishte ngrėnė syfyrin , kishte vdekur po atė mėngjes.

Abdurrahmani me dy ndjenja ia fail namazin e xhenazes; ndjenja e parė e dhimbjes pėr xha Brahimin, ndėrsa ndjenja e dytė, ndjenja e kėnaqėsisė shpirtėrore se arriti qė t’I bėjė njė tė mirė xha Brahimit, duke mos e ditur askush pėrveē Allahut.





AGIM AVDIU


Siriuslight Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante