Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-04, 02:37   #3
Siriuslight
 
Anėtarėsuar: 24-02-04
Postime: 12
Siriuslight e ka pezulluar reputacionin
Gabim

LETRA



Bija ime!



Aq kasha dashur qė tė jem afėr teje, tė shoh se sa je rritur.Por, edhe pse jam larg, larg saqė na ndajnė dy botėra, unė e ndjej veten krenar dhe shumė afėr teje,kur e di se per ēka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet tė jesh shumė krenare, gjithmonė tė ecėsh me kokė tė ngritur lart, tė mos dorėzohesh edhe pse disa tė mendojnė pėr jetime.

Unė jam larg, thash sa dy botėra, por shpirti im ēdo mbrėmje vie nė natė, nė dhomėn tėnde, t’i pėrkdhel flokėt e arta, flokėt e gjata, qė aq shumė i desha.

Pas ca kohėsh me anė tė kėsaj letre, nuk dėshiroj qė tė tė arsyetohem pėr ikjen time pa fjalė, pa gjurmė,por tė tė them se edhe pse unė vdiqa, kėtij populli tė pėrvuajtur duhej t’i dalė dikush nė krah.

Unė isha i fundit qė mora kėtė guxim, sepse shokėt e vėllezėrit e mi, mu atėherė kur u paraqita pėr nė luftė, ata vetėm se kishin ujitur tokėn me gjakun e tyre, e lulet e lirise sa vijnė e rriten.

Bija ime! Ngre kokėn lart, se nuk dėshiroj tė tė shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nėnėn, e cila ishte frymėzimi im pėr tė shkuar nė luftė, zemra e cila gjakoi pėr mua, qė juve t’ju shoh tė lirė, tė kėnaqur nė atdheun tonė tė shkelur nga ēizma e fėlliqur. Ajo prej tani do tė jetė udhėzimi yt, por tė pėrkujtoj,kujdesu shumė pėr tė.

Bija ime! Letrėn qė po e lexon, ėshtė shkruar mu nė front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisė, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnė, e as shitjet e patriotėve nuk bėjnė para, nėse nuk je nė front tė luftės, e tė shikohesh me armikun nėpėrmjet shėnjestrės. Kjo ėshtė kėnaqėsia e vetme, qė mund ta pėrjetojė secili qė dėshiron tė vdesė e jo tė luftojė me shpresė qė tė kthehet nė familje.

Tė lutem bija ime! Mos ma kėrko varrin se nuk do tė ma gjeshė. Dije dhe mbaje mend se varri im ėshtė nė Sllupēan, nė Tanushė, nė Kalanė e Tetovės…. Kėtu prehen eshtrat e mia. Tė lutem mos ngurro, dhe thuaju tė gjithėve qė mos tė ngurrojnė qė tė me ngrisin pėrmendore, sepse nuk dhashė jetėn pėr pėrmendore e pėr strofa kėngėsh, por vetėm e vetėm qė tė fitoj kėnaqėsinė e Zotit qė e falėnderoj shumė qė mė gatoi aq mirė.

E di se tash duke i lexuar kėto rreshta tė pikojnė lotėt, por mė vie shumė e qartė se ato janė lotėt e krenarisė, e jo lotėt e dhimbjes pėr babanė e vdekur, pėr babanė i cili flijoi veten sikur shumė baballarė tjerė,

Bija imė!

Janė kėto fjalėt e mia tė fundit sepse pas kėsaj po nisem nė njė betejė nė tė cilėn nuk ka mbrapa. Bėhu vajzė e mirė, e ndershme, e dėgjueshme ndaj nėnės, bėhu vajzė e diturisė, e sinqertė. Mos lejo qė kjo botė mashtruese tė tė kapė me thonjtė e saj tė fėlliqur e tė tė ēojė ku janė shumė vajza tė mbetura rrugėve tė Italisė e Evropės. Nėse bija ime nuk pėrfundon kjo luftė e ti rritesh, do tė kasha dashur qė edhe ti tė jesh nė radhėt e ushtrisė sė popullit, sepse vdekja nuk ėshtė asgjė pėr ata qė i ofrohen vullnetarish. Ajo ėshtė fazė qė kėrkon haraēin e saj,por qė shpėrblehet me njė botė, me njė jetė tjetėr pėr tė cilėn po ta dinte mirė bota,do tė ngarendnin tė gjithė qė ta marrin me shpatė.

Tė lutem bija ime, pėrshėndeti tė gjithė njerėzit qė mė kanė njohur, tė gjithė miqtė. Pėrshėndete nėnėn tėnde dhe ruaje si sytė e ballit, sepse shumė e respektova dhe mė respektoi.

Mirė u pafshim nė botėn e amshuar, nė botėn ku nuk ka mė brenga. Dhashtė Zoti qė tė jemi tė gjithė bashkė, nė njėrin kopsht tė Xhennetit.





P.S: E dashura grua, mos ia trego dhe mos ia lexo letrėn ēupės tonė deri sa tė rritet e deri sa t’i mėsojė shkronjat. Ju dua shumė.


Agim Avdiu
Siriuslight Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė