Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-09, 10:10   #15
BE LK
Kalimtar
 
Avatari i BE LK
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
BE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hajt ti bėjmė njėqindė....

E zeme se u bene 100 ?!

... dhe cfar me pas !

Politkanet kosovar kane nje qellim dhe po e luajne shume mire, qellimi i tyre eshte te mbajne popullin nen nje presion psikologjik dhe shprese nga njohjet e reja, dhe me gjase te mos mendojne njerezit ma per hallet e tyre por te mendojne per hallet e medha te politikes boterore (si pershembull, kujt i beri presion Amelika sot/neser/pasneser per te njohur Kosoven)

tek degjoj neper televizione shikoj qe populli Kosovar njeh shume mire politken e gjere evropiane dhe Amerikane, mendojnedhe diskutojne per te pa fund, me nje deshire dhe vullnet te pa shembullt.

Nje dite prej ditesh tek po qendroja ne plazh, takoj nje zoteri nga kosova, e pyes se cfar thuhet andej, me tha, hiq, gjerat ne ekonomi nuk jane mire, papunesia eshte shume e madhe, nje pjese e madhe e popullsise jetojne ne skamje, por do rregullohen, e rendesishme eshte te na njohin sa me shume shtete, se te tjerat i rregullojme ! Mu kujtua loja e famshme e politikaneve kosovar se duhet dhe po punojme per njohje te reja, por nuk duhet dhe s'po punojme per hallet e popullit.
Kjo taktike kishte pas nje sukses shume te madh tek ai zoteria qe takova une, ai ishte nje, por jane me mijera, apo shumica dermuese e popullsise.
Te mbash popullin ne pritje te njohjes dhe shtimit te numrit te shteteve qe e njohin ate, ti flasesh gjithe diten per politiken nderkombatare, ta matufosesh ate me lajme dhe fallsitete te ndyra partiake dhe politke dhe te harrosh tu kujtosh atyre se kane halle , kjo esht shume per te qare dhe qeshur njekohesisht. Nje popull qe nuk mendon per hallet e tij por me shume flet per "hallet" e Hashimit dhe Ramushit, te flasesh se kush eshte me i mire nder keta te dy dhe mos te flasesh per asnje moment per hallet tuaja, kjo eshte me verte nje tragjedi qe po ndodh me popullin e varfer shqiptar ne kosove.

Kjo lloj Politike imponuese qe kane ndermarre "lideret" kosovare, po e largon popullin nga realiteti, kur te shikojne se e kane njohur 100 shtete, me siguri shumica prej tyre do kene vdekur nga uria apo nga ndonje shak tjeter qe qeveria e kosoves as nuk merr mundimin ti permende.
Ky eshte nje realitet i zymte qe s'mbulohet me njohje dhe me perralla politike.

A thua kur te behen 100 a do kemi nje ekonomi me te mire dhe standarte me te mira jetese... ?

Une them jo !
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga BE LK : 31-08-09 nė 10:10
BE LK Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė