Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-09, 07:55   #2
teutaA
Born To Be Wild !!!
 
Anėtarėsuar: 06-01-08
Vendndodhja: Aty ku vlersohet njeriu ,,,
Postime: 11,686
teutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Adelina: Kėngėtaret i kėrkojnė regjisorit klipe si tė miat ...

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Jana
"Mos mė kopjo mua", thotė ajo. Gjatė karrierės sė gjatė ka eksperimentuar me dukjen e saj duke sjellė tek publiku vetėm tė bukurėn. Me njė kėngė dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet pėrsėri pėr fansat e saj. Njė kohė tė gjatė kėngėtarja ėshtė e mbyllur totalisht pėr mediat e shkruara. Kėtė radhė Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumė kohėsh nė njė intervistė pėr "Panorama plus".
Ka pak ditė qė ke publikuar njė kėngė tė re tė cilės i ke realizuar edhe klipin. Na trego diēka mė shumė?

Isha nė makinė, po dėgjoja njė cd dhe dėgjova njė potpuri tė mrekullueshme kėnduar nga perla e muzikės shqipe, Fatmira Breēani. Si admiruese e flaktė e muzikės sonė tė pastėr shqipe, Fatmira Breēani mbetet njėra ndėr legjendat e gjalla tė muzikės shqipe pėr mua, por edhe potpuria mė mrekulloi dhe e dija qė s‘do tė shpėtoja pa e kėnduar. Vendosa kėtė potpuri tė vjetėr tė muzikės autoktone shqipe ta rikrijoj nė zhanrin “Tribal”, njė zhanėr ky shumė modern nė trendėt e fundit tė muzikės botėrore. Realizimi i kėngės u bė nė Zvicėr. U ndava shumė e kėnaqur. Realizimi i klipit zgjati tri ditė dhe dy net, me 4 orė pushim pėr tė fjetur. Nuk mund tė them qė ishte e lehtė, megjithatė duhej tė udhėhiqja njė ekip prej 137 njerėzish, tė koncentrohesha nė vallėzim, kėndim, aktrim, tė gjitha. Regjisori, i cili kryekėput realizoi idenė time, nė fund mė tha: “Nuk e kuptoj pse shumica e njerėzve qė kam punuar me ta, tė kanė prezantuar tek unė si njė njeri problematik. Ti vetėm po e di ēka don”.
Kush u kujdes pėr pamjen?
Unė i kisha skicuar tė gjitha, veshjen, flokėt, grimin e deri nė detajet mė tė vogla. Inspirimi im nė lėmin e bukurisė femėrore mbetet Fadil Berisha dhe ēdo foto e tij qė e shikoj, mė sjell pa fund ide. Disa veshje janė ide tė z. Berisha, dhe ndjehem me fat qė njoh atė njeri. Unė bėra vizatimet, grimeri i vendosi nė fytyrėn time.
Shihet njė Adelinė e transformuar nė disa role, sa tė vėshtirė e kishe?
Unė kam treguar qyshkur qė aktrimin ma ka mėsuar i madhi Sevdai Radogoshi, dhe nuk e kisha vėshtirė tė aktroja. Nė kėtė klip jam inspiruar nga skeēet e tij fantastike ku ai i pari ka luajtur pa problem “femrėn, mashkullin problematik, e pafund karaktere qė unė “ia vodha” dhe i futa nė klip (qesh). Dhe jam mėsuar si tė koncentrohem qė tė futem nė rol, tė mos pėrziej karakteret, e shumė fshehtėsi tė tjera profesionale (qesh).
Pėr ata qė nuk e kuptojnė subjektin e kėngės dhe klipit, na bėj njė sqarim nė pika tė shkurta?
Ka disa porosi. Duke ditur qė jemi ndėr popujt e rrallė nė botė qė respektojmė religjionin e ēdokujt, dhe nė mesin e popullit tonė ekzistojnė edhe katolikė, edhe myslimanė, edhe ortodokse, etj., trajtova pikėrisht respektimin e religjionit tė shqiptarėve. Porosia ime ėshtė e qartė: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”. Nė pėrgjithėsi, mesazhi ėshtė: ”Arti, muzika nuk njohin kufij dhe nė njė diskotekė, nėn tingujt e njė kėnge tė pėlqyer, nė gėzim, shqiptarėt bashkohen tė gjithė. Qoftė mbretėreshė, qoftė kamarier, qofte katolikja me myslimanen, qoftė njė mashkull problematik me njė DJ hebrej, qoftė vallėtare, kushdo qoftė, kėnga e bashkon. Kėtė e kam parė me sytė e mi nė ēdo koncert ku kėndoj. Kombi i pasqyruar pėrmes artit ėshtė universal. Nuk njeh kufinj tė ndarjes, por tė bashkimit.
Kėngėtarėt asnjėherė nuk tregojnė detajet e rėndėsishme gjatė realizimit tė klipeve, do na zbulosh diēka ekskluzive pėr ne?
Nuk di pse fshehin kėngėtaret rėndėsinė e montimit. Nė 90% tė klipeve kėngėtarja bėn njė lėvizje tė vogėl, e cila kur montohet duket si vallėzim perfekt. Ok, unė kėtė nuk e lejova, sepse do dukem qesharake kur nė koncerte tė mia do tė kėrkohej ai vallėzim nga unė, e unė s‘do tė isha nė gjendje ta bėja, por ka njė fshehtėsi nė klip. Ka skena ku shihen nga 2-3, nganjėherė tė gjitha “Adelinat” nė njė skenė tė vetme. Unė kisha 7 dublere qė aktronin rolet e mia para njė kamere tė vetme. Por kjo ėshtė forca e filmimeve. Ka shumė pjesė qė nuk janė futur nė klip, qė unė i konsideroja shumė tė bukura, por regjisori mė tha: “Adelinė, kot po torturon montazherin. Ne kemi material edhe pėr 5 klipe, po tė ishte kėnga 180 minuta, vėrtetė do shfaqej ēdo gjė qė ti dėshiron”.
Projekti shihet qė ėshtė i shtrenjtė, do na tregosh sa kushtoi dhe kush ka financuar?
Nuk parapėlqej tė flas pėr kostot e klipeve, mė duket banale tė lavdėrohem me ēmime tė mėdha. Asnjėherė nė jetė nuk kam pasur klip me buxhet tė ulėt. Klipi ėshtė financuar nga unė, gjė qė shihet nė fillim tė klipit ku reklamohet “Iliada entertaiment”, produksion ku unė jam bashkėpronare.
Mė herėt televizionet gjithmonė projektet e Adelina Ismailit kanė “vrapuar” t’i marrin si ekskluzive, derisa kėtė radhė pamė qė klipin ua kishe lėnė ekskluzivitet fansave, ke mė shumė besim tek ata?
Nganjėherė kam pėrshtypjen qė e teproj me sentimentet, nė botėn e egėr tė shou-biznesit ku kėrkohet vrazhdėsi, por jam nė njė stad jetėsor ku saktėsisht e di se kush vlen pėr mua. Fansat e mi kanė qenė me mua nė tė mirė e nė tė keqe. Kush e meriton mė shumė? Askush. Adelina si kėngėtare ekziston pėr fansat, posaēėrisht pėr fansin tim tė cilit ia besova klipin.
Thuhet qė klipi tashmė ka pushtuar mediat televizive, pėrveē fansave kush tjetėr e ka pasur ekskluzivitetin?
Artisti s‘mund tė ekzistojė pa mediume, dhe as mediumet pa artistėt. “Luftėrat” medium-artist rrisin interesimin pėr tė dyja palėt, deri nė momentin kur kalohet kufiri i kulturės, edukatės dhe mirėsjelljes. Ekskluzivitetin e kanė pasur tė gjithė. Nė tė njėjtėn ditė klipi ėshtė shpėrndarė nė tė gjitha mediumet elektronike, gjė qė nuk ishte aspak e lehtė.
Ndėrkohė edhe pėr intervista je pak e rezervuar, pse?
Nuk jam e rezervuar, por totalisht e mbyllur pėr ēdo media tė shkruar qė ka marrė guximin njėherė nė jetė tė shkruajė gjėra qė mė kanė ofenduar pa bazė. E di qė asnjė nuk varet nga unė, por unė aq mė pak. Pėr fansat gjithmonė jam aty.
“Do not copy me”, mbishkrim i bukur qė mė pėlqeu jashtė mase, kujt i ėshtė dedikuar?
Ishte ide e regjisorit, dhe gati u pėrplasėm sepse nuk pranoja. Ai ka punuar me shumė kėngėtare, njeh karrierėn time mirė, dhe gjatė tėrė kohės kur bėja grimin apo flokėt, mė ngacmonte duke mė treguar pėr kėngėtare qė kur shkojnė tė realizojnė klip, dėrgojnė regjistrime tė koncerteve tė mia. Nė fund mė bindi duke mė thėnė qė ky nuk ishte mesazh vetėm pėr kėngėtaret tona, por edhe pėr mjaft kėngėtare sllave. Mė gjeti pikėn e dobėt dhe pranova si gjysmė nė vaj (qesh). Unė nuk kam pranuar asnjėherė nė kėngė tė lavdėroj veten aman! Tash mė pėlqen ajo ide, qė nė fillim po bėja luftė (qesh). Megjithatė parapėlqej tė vlerėsohem objektivisht nga tė tjerėt.
A i frikoheni reagimit tė “fanatikėve” pėr simbolet religjioze nė klip?
Aq sa ėshtė frikėsuar Skėnderbeu nga dikush! Pra frikohem aspak. Mbi tė gjitha ėshtė shqiptaria.
Lexuesi gjithmonė do tė dijė diēka nga jeta private e Adelinės. Na trego pak?
Si ēdo njeri i gjallė, kam kaluar sfida qė mė kishte caktuar fati, dhe si duket fati mė shpėrbleu. Jeta ime private ėshtė e lidhur me profesionin si asnjėherė mė parė, momentalisht. Jam e lumtur me punėn qė bėj, dhe nė mė dhashtė Perėndia fatin, do tė kem njė jetė normale si ēdo femėr tjetėr. Jeta ime ėshtė mė shumė nė avion e hotele, sesa nė shtėpi. Nė rastet mė tė shėmtuara tė jetės, ngushėllimin e kam gjetur nė lutjen: “Mė dhashtė Perėndia fatin, ashtu siē e kam shpirtin”. Ēdo mund e sakrificė po ndjej qė po shperblehet. Kam zgjedhur njė profesion jo tė lehtė. Por kėtė rrugė kam zgjedhur vet, Zoti mė pėrkrah dhe nuk lejoj askėnd tė ngrejė zėrin kundėr fatit e Zotit.
Ke pasur shumė suksese nė koncerte anė e mbanė ku jetojnė shqiptarėt, je pritur jashtėzakonisht mirė, flitet qė kėto koncerte do tė pėrsėriten? Ku ndjehesh mė sė miri kur kėndon?
Turneu nė Evropė u pėrsėrit, do tė pėrsėritet prapė. Turneu nė Shtetet e Bashkuara do tė pėrsėritet vitin e ardhshėm, nė qofsha shėndosh e mirė. Kosovėn dhe Shqipėrinė i kam lėnė pak keq kėtė vit dhe shfrytėzoj rastin tė kėrkoj falje tė gjithė atyre qė mė ftuan, por e kisha tė pamundur, shkaku i obligimeve jashtė Kosovės. Pa dyshim, mė sė miri ndjehem nė diskotekėn mė tė madhe dhe mė moderne shqiptare, nė “Rinora 4”. Ata njerėz janė pafundėsisht profesionalė, gjithmonė nė hap me trendėt mė tė reja botėrore, kanė qenė pranė meje nė raste tė mira dhe jo tė mira, ėshtė njė klientelė e zgjedhur tė rinjsh shqiptarė dhe tė huaj. Njerėz si kėta na bėjnė tė mburremi qė jemi shqiptarė.
Diēka pėr fund?
Respekto kishė e xhami, admiro tė shenjtėn shqiptari.
hajt kysmet ne boxin day kemi me ta ble nje karrik te re per sken edhe ata mundesisht me masazh kqyrim ne sears ose brick ku te gjejm me lir

ncuk gabim ajo jet nuk eshte per yjet

thenje e dobet per nje kengetare te madhe
__________________
Santa,,,,I'have Been Good ! :P
teutaA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė