Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-09-11, 17:28   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Shtetet e civilizuara mė tė fuqishme pėrballė terrorizmit


Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, nė 10 vjetorin e sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ka lėshuar njė deklaratė pėr media, pėrmes sė cilės ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e popullit tė Kosovės pėr viktimat, tė mbijetuarit dhe familjet e tė gjithė njerėzve qė pėsuan nė kėtė ngjarje tragjike.





“Ngjarjet e 11 shtatorit 2001 pėrbėjnė aktet mė tė rėnda terroriste kundėr shtetit simbol tė lirisė dhe demokracisė, kundėr vlerave demokratike tė botės sė civilizuar, tė cilat kėrcėnuan nė mėnyrėn mė tė ashpėr paqen dhe sigurinė botėrore”, ka thėnė Hoxhaj.

Ai ka theksuar se kėto ngjarje tė cilat goditėn popullin amerikan dhe mbarė botėn demokratike, shėnojnė njė etapė tė re tė angazhimit kundėr kėrcėnimit terrorist.

“Dhjetė vjet pas kėtyre sulmeve, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shtetet e civilizuara tė tė gjithė globit, janė mė tė fuqishme, mė tė pėrgatitura dhe mė tė bashkuara pėrballė terrorizmit, i cili pėrbėn kėrcėnimin mė tė madh ndaj shoqėrisė moderne demokratike”, ka thėnė ministri.

Hoxhaj ka deklaruar se populli i Kosovės tashmė e ka shndėrruar kėtė pėrvjetor nė ditė tė kujtesės dhe respektit pėr SHBA-tė, aleates themeltare tė shtetėsisė sė Kosovės.

Me kėtė rast, ministri ka rikonfirmuar vullnetin e palėkundur tė Republikės sė Kosovės pėr pėrmbushjen e angazhimeve tė saj pėrkrah shteteve demokratike aleate, dhe pėr tė kontribuuar nė pėrmbylljen me sukses tė luftės kundėr terrorizmit duke garantuar nė kėtė mėnyrė lirinė, demokracinė dhe paqen nė botė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante