Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-11, 09:35   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dita e tmerrit

Dita e zezė e 11 Shtatorit



Frank Shkreli


Amerika dhe pothuaj e gjithė bota kujton kėtė tė diel 10-vjetorin e sulmeve terroriste tė 11 Shtatorit tė vitit 2001, nė Nju Jork, nė Uashington dhe nė Pensilvani. Mėngjesin e asaj dite tė zezė tė vitit 2001, terroristėt islamikė tė Al Qaidės rrėmbyen katėr aeroplanė pasagjerėsh. Dy aeroplanė goditėn godinat binjake tė “World Trade Center” nė Nju Jork. Njė aeroplan tjetėr u pėrplas nė godinėn e Pentagonit afėr Uashingtonit dhe aeroplani i katėrt, pasagjerėt e tė cilit u kacafytėn me terroristėt, e qė besohet se kishte pėr objektiv Shtėpinė e Bardhė, u pėrplas nė njė fushė nė Shansksvill tė shtetit Pensilvania. Sulmi terrorist i 11 Shtatorit ishte mė i rėndi nė historinė e Amerikės duke shkaktuar pothuaj tre mijė viktima tė pafajshme nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumė vende tė tjera tė botės, pėrfshirė edhe tre shqiptarė, Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.

Anė e mbanė Shteteve tė Bashkuara, nė qytete tė mėdha e tė vogla, do tė mbahen ceremoni pėrkujtimore me kėtė rast, por nė Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani mbahen ceremoni tė posaēme pėrkujtimore, pasi kėto ishin vendet qė pėsuan sulmet e rėnda terroriste. Presidenti i Shteteve tė Bashkuara Barack Obama do tė vizitojė tė Dielėn kėto tri qendra, ku sipas zėdhėnėsit tė Shtėpisė sė Bardhė, Xhej Karni -- Presidenti do tė nderojė kujtimin e atyre qė kanė humbur jetėn dhe do tė nderojė tė gjithė ata qė iu pėrgjigjen kėsaj tragjedie, si zjarrfikės, policė e tė tjerė, duke humbur jetėn e tyre dhe shumė veta qė rrezikuan jetėn pėr tė shpėtuar tė tjerėt - nė njė ditė qė ėshtė ngulit pėrgjithmonė nė mendje e nė zemėr tė amerikanėve. Thuhet se Presidenti Obama do tė nderojė nė kėtė ditė edhe ushtarakėt tė cilėt kanė shėrbyer nė luftėrat e mėvonshme nė Irak e nė Afganistan, si dhe nė vende tė tjera, nė pėrpjekje pėr tė zhdukur terroristėt pėrgjegjės pėr ato sulme tė dhjetė vjetėve mė parė.

Burimet zyrtare thonė se megjithėse autoritetet federale dhe vendore pohuan se ekziston njė “kėrcėnim i besueshėm, por i pakonfirmuar terrorist” me rastin e 10-vjetorit tė sulmeve terroriste tė 11 Shtatorit, 2001, Presidenti Obama dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė nuk e kanė nė mend tė ndryshojnė planet e udhėtimit pėr tė nderuar viktimat nė Nju Jork, nė Uashington dhe nė Pensilvani. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, gjatė njė fjalimi nė Nju Jork, e pėrshkroi kėrcėnimin si njė raport se “al-Kaida po pėrpiqet pėrsėri tė dėmtojė amerikanėt dhe nė veēanti tė vejė nė shėnjestėr Nju Jorkun dhe Uashingtonin”.

Presidenti Obama do t'i drejtohet kombit me njė fjalim tė shkurtėr gjatė njė ceremonie nė Qendrėn e Arteve “Kenedi” nė Uashington mbrėmjen e 11 Shtatorit, gjatė tė cilit, sipas agjencisė sė lajmeve Asociejted Pres, Presidenti Obama pritet t’i thotė kombit dhe botės se Amerika ėshtė mė e fortė se sulmet e Al-Qaidės ose se ēdo kėrcėnim tjetėr ndaj atdheut. Sipas Asociejted Pres, e cila citon zėvendės kėshilltarin e presidentit pėr ēėshtje tė sigurimit kombėtar, Ben Rodės, Presidenti Obama do tė nėnvizojė faktin se si ka ndryshuar jeta pėr shumė familje tė prekura nga sulmet e 11 Shtatorit, si edhe pėr forcat e armatosura, tė cilat gjatė kėsaj periudhe nė Irak dhe nė Afganistan, kanė humbur mbi gjashtė mijė anėtarė tė tyre dhe janė plagosur mbi 45-mijė tė tjerė.

Ish-Presidenti Xhorxh W. Bush, qė ishte president nė kohėn e sulmeve terroriste dhjetė vjet mė parė, do tė jetė sė bashku me Presidentin Obama gjatė ceremonisė pėrkujtimore nė Nju Jork. Ishte presidenti Bush, ai i cili pas sulmeve terroriste dhjetė vjet mė parė, i shpalli luftė terrorizmit botėror, duke filluar sulmet kundėr Al Qaidės si edhe luftėrat nė Irak dhe Afganistan, e tė cilat i vazhdoi edhe Administrata e Presidentit Obama, pėrpjekje kėto qė mė nė fund ēuan nė kapjen dhe vrasjen e kryeterroristit Osama Bin Laden.

Edhe ish Kryebashkiaku i Nju Jorkut nė kohėn e sulmeve terroriste kundėr qytetit tė tij, Rudi Gjuliani do tė jetė gjithashtu i pranishėm nė ceremonitė pėrkujtimore nė Nju Jork. Zoti Gjuliani, i cili u dallua pėr lidershipin e tij gjatė sulmit kundėr godinave binjake tė Nju Jorkut dhe ėshtė quajtur si kryebashkiaku i Amerikės, komentoi nė njė artikull mbi kėtė pėrvjetor, botuar nė gazetėn kombėtare Usa Today, duke thėnė se “Mėsimi qė mund tė marrim nga sulmet e 11 Shtatorit, ėshtė se Amerika me tė vėrtetė ėshtė njė vend unik e i jashtėzakonshėm. Ne i bėmė ballė sulmit armiqėsor mė tė rėndė nė historinė tonė, qėllimi i tė cilit ishte tė na shkatėrronte. Dashuria jonė pėr lirinė dhe pėr njėri tjetrin na ka dhėnė njė fuqi pėr tė cilėn jemi habitur edhe ne vetė.... Ne nuk duhet tė harrojmė kurrė fytyrėn e ligė dhe tė pakuptueshme tė sė keqes sė asaj dite... Por ama, nuk duhet tė harrojmė as dashurinė e thellė dhe dhembshurinė e pamasė tė treguar atė ditė pėr njėri tjetrin. Sot, dhjetė vjet mė vonė”, shkruan Zoti Gjuliani, “lufta vazhdon dhe kujtimet (e asaj dite) mbeten tė ngulitura nė themelet e karakterit tonė kombėtar”.

Nė njė kryeartikull botuar sot gjithashtu nė gazetėn Usa Today nė kujtim tė 11 Shtatorit, Presidenti Obama - siē duket nė njė pėrpjekje pėr tė shfaqur ndjenjat e shumicės sė bashkėkombėsve tė tij nė kėtė pėrvjetor - shkruan se “nė ditėn qė tė tjerėt u pėrpoqėn tė na shkatėrronin, ne vendosėm tė ndėrtonim... Si komb, ne pėrballemi me shumė sfida, dhe si qytetarė tė njė shoqėrie demokratike ne angazhohemi nė debate tė ashpra e rigoroze mbi tė ardhmen e vendit. Por, ndėrkaq, le tė mos harrojmė kurrė mėsimin e marrė nga tragjedia e dhjetė vjetėve mė parė - se ndryshimet midis nesh s'janė asgjė nė krahasim me ato qė na bashkojnė... Si njė familje amerikane, Shtetet e Bashkuara do tė dalin nga sprovat dhe sfidat edhe mė tė forta se pėrpara. Kjo ishte Amerika e 11 Shtatorit dhe e ditėve qė pasuan. Dhe kjo ėshtė Amerika qė mund dhe duhet tė jetė gjithmonė”.

Dhjetė vjet mė parė, jeta ndryshoi pėr tė gjithė ndoshta pėr gjithmonė. Sulmet kundėr godinave binjake nė Nju Jork, nė Pentagon dhe nė Pensilvani ishin krime qė u dėnuan nga e gjithė bota e qytetėruar. Kėto sulme tė djallėzuara, dhjetė vjet mė parė kundėr njerėzve tė pafajshėm, i pruri amerikanėt ballė pėr ballė me njė dhunė tė tmerrshme e pothuaj tė pa parė deri atėherė nė brigjet e Amerikės. Kėto dhjetė vjet nuk ishin tė lehta, pėrkundrazi, pėr Amerikėn ishin njė periudhė shumė e vėshtirė dhe plot mos marrėveshje e nganjėherė grindje nė lidhje me mėnyrėn se si tė luftohet terrorizmi dhe si tė mbrohet sigurimi kombėtar dhe ēfarė ēmimi duhet tė paguhet pėr kėto pėrpjekje, qoftė nė kosto jete ushtarėsh e financash nė njė kohė deficitesh buxhetore, sidomos kur vjen puna tek angazhimet ushtarake nė Irak e Afganistan. Ky debat ka gjasė tė vazhdojė pėr njė kohė tė gjatė, pasi edhe lufta kundėr terrorizmit nuk do tė pushojė pėr derisa tė ekzistojnė njerėz tė cilėt nė organizatėn e Al Kaidės kanė gjetur strehim dhe frymėzim urrejtjeje kundėr njerėzimit. Nė kėtė pėrvjetor, Amerika kujton dhe nderon viktimat e terrorizmit dhe nė tė njėjtėn kohė ri-angazhohet pėr tė mundur tė keqen dhe pėr tė mbrojtur tė pafajshmit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė