Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-13, 18:24   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njė histori dashurie.

Koha ka kaluar. Ndoshta kemi ndryshuar, e ndoshta kur te te shoh perseri pas disa vitesh, s'do arrij te te njoh dot me.

Endrrat e bukura u fiken, e pamundur duket gjithcka tani, por ato dite cmendurie egzistuan.
Degjova diku se dashuria eshte miqesi ndertuar mbi zjarr. Ndoshta ky zjarr me kishte prekur edhe mua. Ky zjarr qe si shkrepse i mjaftoi cmenduria e moshes. Rrahjet e zemres, shikimi, netet kur yjeve endrrat do tua tregoja, tani me duket se i kam lexuar ne nje perralle. Sa keq qe perralles iu gris faqja e fundit ku shkruhej "...dhe ata jetuan te lumtur pergjithmone..."

Pergjithmone?

Kete fjale dua ta fshij nga fjalori. Asgje nuk eshte pergjithmone. Cdo casti i vjen fundi, dielli fshihet diku per t'i hapur rrugen pastaj erresires, qe ndonjehere do te plasaritet nga hena dhe yjet. Por vjen momenti qe mengjesi do te filloje perseri. Dhe vete jeta ka vendosur nje prag qe e ndihmon kunder fjales "pergjithmone", edhe natyra ka krijuar ligjet e saj. Ndaj frikesohem ta them e ta shkruaj kete fjale, sepse eshte nje nga ato gjerat abstrakte qe kur i degjon per here te pare ve doren ne zjarr dhe betohesh sepse u beson.

E tille ishte dhe ajo ndjenje qe provova per ty. Abstrakte. Por cuditerisht tani qe i rikthehem kujtimeve dua te buzeqesh. Se ne fund te fundit s'eshte krim te lejosh zemren te rrahe. S'eshte krim as te besosh. As te enderrosh.

Ne nderkohe ti po iken.Vertet po iken? Si keshtu? Mes renkime dallgesh, pa lene gjurme. Ti endrra ime e keputur. Si po iken keshtu? Jam une qe po te flas,nje gjethe vjeshte perlotur ne nje qiell blu.

Mora ne pyetje arsyen time dhe i kerkova te me thoshte se cfare ishte! Kjo pyetje e ka hutuar gjithmone.
I lire nga vuajtet ende nuk ka lindur njeri.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė