Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-02-06, 03:50   #3
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

3. Njė shembull tjetėr qė mund tė merret gabimisht ėshtė rasti i Moldavisė (tani Republika e Moldovės) dhe Rumanisė. Megjithėse tė njė substrati etnik, pas shembjes sė komunizmit Republika e Moldovės nė mars tė vitit 1994 nuk votoi nė referendum pėr t’u bashkuar me Rumaninė [10]. Mirėpo janė tė shumta arsyet pse ndodhi kjo. Mė poshtė do t’i elaboroj shkurtimisht disa nga to. Nė ish-BRSS politika shoviniste ruse, arriti qė pėrmes kolonizimit dhe shpėrnguljeve tė ndryshme nė mėnyrė tė ndjeshme tė ndėrrojė strukturėn demografike tė shumė republikave sovjetike qė banoheshin nga kombet e tjera. Njė shembull i tillė ėshtė vetė Republika e Moldavisė, ku struktura etnike rumune ka rėnė nė 64% dhe ku asimilimi i popullatės vendase nga politika ruse ka qenė mėse evident [11]. Eksperimente tė shumta janė bėrė me gjuhėn nga ana e pushtetit sovjetik, duke shpikur gjuhėn moldaviane si tė veēantė nga rumanishtja dhe duke ia ndėrruar alfabetin nga latin nė cirilik. Kėto eksperimente kanė zgjatur deri mė 1989, kur zyrtarisht organet e ish Republikes Socialiste Sovjetike te Moldavisė e kthyen alfabetin latin dhe kur pas demonstratave popullore nė vitin 1995, Parlamenti e ndėrroi emrin e gjuhės nga moldavisht nė rumanisht [12]. Gjithashtu rrethanat para mbajtjes sė referendumit kanė qenė tė tilla qė janė pėrcjell me kėrcnime tė vazhdueshme pėr shkėputje tė njė pjese tė territorit moldav (krahina e Tejnistrisė) nė rast tė bashkimit me Rumaninė. Deri nė vitin 1992 aty kanė qenė prezente njėsi tė ushtrisė ruse, tė cilat u larguan vetėm pasi u arrit marrėveshja se Tejnistria do tė bashkohej me Rusinė nėse Moldavia i bashkohej Rumanisė [13]. Rrethana tė tilla gjithsesi se kanė qenė pėrcaktuese pėr zhvillimet politike nė Moldavi. Njė situatė e tillė krijon pėrshtypjen se shembulli i Moldavisė mund tė jetė njė model pėr Kosovėn. Madje edhe kėrcėnimet e sotme pėr ndarjen e Kosovės mund tė anojnė andej. Mirėpo konteksti ėshtė krejt tjetėr edhe nga aspekti historik e edhe ai aktual. Nė Kosovė pėrkundėr tė gjithė politikės shfarosėse dhe kolonizuese qė udhėhoqi Serbia qė nga pushtimi i Kosovės mė 1913, nuk arriti pėr asnjė moment as tė ndėrrojė strukturėn etnike nė Kosovė e as tė asimilojė shqiptarėt. Gjuha shqipe jo vetėm qė mbeti gjallė, por shqiptarėt e Kosovės dhanė njė kontribut tė ēmueshėm nė krijimin e gjuhės standarde shqipe qė pėrfundimisht u vendos nė vitin 1972 dhe qė prej atėherė pėrdoret zyrtarisht nga tė gjithė shqiptarėt. Edhe kur kemi tė bėjmė tek pėrbėrja e popullatės shqiptarėt sot pėrbėjnė gati se 90% tė Kosovės dhe gjithashtu nė raport me numrin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve janė nė njė pėrqindje shumė mė tė madhe sesa qė moldavėt pėrbėjnė popullatėn e pėrgjithshme rumune.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė