Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-02-06, 03:58   #9
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

9. Disa fjalė edhe pėr ēėshtjen e kulturės. Shpesh ėshtė zėnė nė gojė se Tirana e pėrēmon Prishtinėn nė aspektin kulturor dhe se ka filluar tė ndjehet njė lloj inferioriteti kulturor i Prishtinės ndaj Tiranės [27]. Nuk ka dyshim se niveli i komunikimit megjithėse kohėve tė fundit ėshtė rritur ndjeshėm, lė shumė pėr tė dėshiruar. Nė relacionet kulturore nuk ka vend pėr krijimin e inferioritetit tė Prishtinės ndaj Tiranės. Pa lėnė anash problemet e shumta nė komunikim normal, realisht vetėm ata qė vetė nuk pėrfaqėsojnė ndonjė vlerė tė mirėfilltė mund tė ndjehen inferior karshi Tiranės. Mirėpo nuk duhet tė harrojmė se shumė nga vlerat qė Tirana promovon kanė edhe pjesėn kosovare nė to. Shumė nga personalitetet e shquara tė kulturės shqiptare sot qė janė produkt i Tiranės kanė prejardhje nga Kosova. Inva Mula ėshtė nė kėtė drejtim ėshtė shembulli mė i mirė. Sa tė varfėr janė nė aspektin kulturor tė gjithė ata qė duan tė krijojnė njė komb tė ri, e qė nuk do tė mund tė ishin krenar me Inva Mulėn, sepse nuk e konsiderojnė si pjesė tė kulturės sė tyre ”kosovare”.
E keqja mė e madhe qėndron nė faktin se qė njė kohė tė gjatė nė Prishtinė dhe nė pėrgjithėsi nė Kosovė mbretėron njė atmosferė mbytėse kulturore dhe intelektuale. Madje Tirana ka bėrė shumė mė shumė sesa ne kėto vitet e fundit pėr promovimin e disa vlerave tona, qė i bėjnė nder kulturės shqiptare, tė cilat i kishim harruar. Mos tė harrojmė Tirana e ngjalli Nexhmije Pagarushėn duke e kthyer nė skenėn e jetės kulturore me tėrė fuqinė e vlerave qė ajo pėrfaqėson; mos tė harrojmė se aktorin mė tė madh shqiptar Bekim Fehmiun, tė harruar nė Kosovė, Tirana e ngjalli si sfinksin dhe e ngriti mė 2002 gati se nė mit nė spektaklin “Ta duam mė shumė Shqipėrinė”. Ishte dhe ėshtė edhe spektakli i madh “Ethet e sė Premtes Mbrėma” qė tregoi se kėngėt e kėndej kufirit nuk janė fare inferiore dhe dėgjohen e kėndohen nga rinia e Shqipėrisė londineze. Grupet muzikore tė tė gjitha zhanreve janė mjaft tė dėgjuara edhe atje. Madje kohėt e fundit repi kosovar ėshtė shumė i dėgjuar dhe kėrkuar nga rinia e Republikės sė Shqipėrisė. Nė edicionin e sivjetmė tė Kėngės Magjike, kėngėtarėt nga Kosova zunė dy vendet e para, ndonėse personalisht nuk kam ndonjė simpati ndaj vlerave muzikore qė prezanton fituesja e vendit tė parė nė kėtė festival. Nė konkurset e bukurisė nė tė cilat janė specializuar njė pjesė e shoumenėve nga Tirana, kosovaret deri mė tani kanė zėnė dy herė vendet e para dhe me dhjetėra herė kanė hyrė nė treshen e artė. Tė mos injorojmė realitetin. Sivjet nė bienalen e Venedikut Republika e Shqipėrisė ėshtė pėrfaqėsuar nga Sislej Xhafa njė artist pejan me renome ndėrkombėtare.
Tė gjitha kėto nuk do tė thotė se janė tė kėnaqshme, pėrkundrazi, por janė fakte qė mohojnė se nė Tiranė ka ndonjė rezistencė tė organizuar karshi Prishtinės, nėse eliminojmė nga ky trajtim ndonjė xhelozi dhe kapric artistėsh. Kritika ēka ėshtė e vėrteta duhet t’u drejtohet institucioneve kulturore tė shtetit shqiptar dhe atyre tė Kosovės nė mėnyrė qė mė mirė dhe mė me produktivitet t’i shfrytėzojnė rrethanat e krijuara nė mėnyrė qė ta optimalizojnė bashkėpunimin dhe integrimin kulturor [28]. Ėshtė e pahijshme qė ne shqiptarė nga frika e tė huajve, qė ėshtė njė frikė nga inferioriteti i bėjmė njė autocensurė tė pakuptimtė bashkėpunimit tė thelluar kulturor dhe arsimor tė kanalizuar pėrmes institucioneve. Autocensura institucionale nė komunikimet ndėrshqiptare ėshtė bėrė njė pengesė qė vėrtet duhet hequr shpejt qafe. Nė veēanti njė barrė e madhe u bie institucioneve tė shtetit shqiptar qė tė jenė mė aktive nė mėnyrė qė kultura e shqiptarėve jashtė Shqipėrisė londineze tė jetė mė e pranishme nė Shqipėri (tė jetė njė konkurente qė avanason kulturėn kombėtare) dhe kėshtu kjo kulturė tė ndjehet sa mė e integruar brenda kulturės kombėtare. Mirėpo sipas tė gjitha gjasave pėr momentin punėn e vet ėshtė duke e bėrė ekonomia e tregut, e cila duan apo nuk duan politikanėt tanė do t’i detyrojė nė njė tė ardhme jo tė largėt tė shpejtojnė projektet e integrimeve mė tė thelluara nė fushat pėrkatėse. Nė fund tė fundit nevoja ekonomike do tė jetė pėrcaktuese edhe pėr realizimin e projektit tė bashkimit kombėtar, jo vetėm si koncept kulturor, por mbi tė gjitha ekonomik dhe sė fundi politik. Dhe nė situatėn e ardhshme e cila veē sot po konturohet gradualisht por me shumė probleme siē u theksua mė lartė, Tirana dhe Prishtina do tė jenė dy qendrat mė tė mėdha kulturore, politike dhe ekonomike shqiptare, qė nė konkurrencė do tė zhvillohen, por edhe do tė ndikojnė nė ngjalljen e qendrave tė tjera, si Shkodra, Prizereni, Gjakova, Gjirokatstra, Korēa, Vlora e Tetova, e qė sot janė nė margjina tė jetės kulturore, politike dhe ekonomike shqiptare.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė