Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-05-08, 19:25   #182
AKT
 
Avatari i AKT
 
Anėtarėsuar: 15-06-05
Vendndodhja: Ana e Malit,Komuna e Ulqinit
Postime: 156
AKT e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: POEZI DHE PROZE...VETEM PER TY....QE JE KETU...ATJE.

mos...

mos mė kėrko mė nė adresėn e vjetėr
ndrrova mendje,u largova nga aty
nesėr mos mė kėrko ku me ke lėrė
mbeti dera qė ti e ke ndry...

mos mė thirrė mė,nė tė njėjtin emėr
e ndrrova sot,gjurmėt tė i fshijė
mos mė kujto mė as nė ėndėrr
se ku do shkoj as vet se dij...

mos mė pėrmend mė,prap tė lutem
harro se dikur tė desha si fėmi
nė drejtim tjetėr,prap po ngutem
kėrkoj tė gjejė tjetėr dashuri...

mos mė kujto mė,pėr ty kam vdekur
si hije nate largė do qėndroj
dashuria jonė burim i shterrur
shpetim pėr shpirt tani kėrkoj...

tani...mė fal pėr fjalėt qė i kam thėnė
qė gjumin e natės ta kam prishur
mė fal pėr shqetėsimin qė ta kam bėrė
me zemėr tė pastėr por kokė tė prishur...



* * *

nuk mė pėshpėrit mė
sikur sufleri nė veshin tim...
nuk i ndigjoj mė fjalėt TĖ DUA ZEMĖR
ke harruar se u deshėm
mbeta kujtim
nuk mė thėrret mė as nė emėr...

tė u mėrzitėn vallė...
rrėfimet gjerė nė mėngjez
pėrkėdheljet e ngrohta buzė dritares sonė
cicėrrima e zogjėve
qė na vinte nė veshė
kujtoj pyetjet e pafunda shpirt ti a mė don...

u ndamė e u harruam...
dhe prap mbetėm vetėm
se ashtu ke dashur qė kur ke lindur
nga kujtesa yte sa shpejt unė po tretem
mė beso nga ti...jo nuk e kam pritur...



Rrugėt qė i ndau njė murė...

Ishte vjeshtė,pothuajsefundi.Ishte ftohtė atyre ditėve.Ti,parakaloje buzė paralelės sime dhe mė pėrshėndesje me kokė dhe me buzėqeshje qė ende e mbaj nė mend.E kam fiksuar nė mendjen time...Unė tė vija pas dhe takoheshim kudo,duke mos e ēarė kokėn se ashtu shkaktojmė thashėthemet e kota ,qė ishin ves i asaj kohe.Edhe kėtė e kam fiksuar nė mendjen time...Ti atyre ditėve,kishe veshur njė xhaketė tė zezė dhe njė shall tė bardhė tė hijeshonte fytyrėn...e mbaje dorėn nė xhepė kurse me tjetrėn lajmėroheshe kalimtarėve nė korridorin e shkollės.Ashtu tė mbaj unė nė mend.Mbaj edhe ēaste tjera por seē mė janė ngulitur disa hollėsira kote nė mendjen time dhe kujtesa i sjellė tek unė kohė pas kohe...nuk e kam tė qartė pėrse.Ty,tė mėrziste zili i orėve tė fundit.Gjithmonė i ke urryer orėt e fundit .Tregoje mėrzi dhe dėshpėrim kur nisėshe pėr nė kabinetin buzė atij ku unė mėsoja...sepse mėsimdhėnėsit e asaj kohe ishin mė me influencė se sot dhe nuk toleronin zvarritjen e zakont qė e kishim ves tė gjithė...tė kujtohet?
Kthehesha nė klasėn time dhe vėshtroja nga dritarja.Mė kaplonin mendimet thellė e mė thellė deri sa nuk ndigjoja mė zhurmėn e lehtė dhe pėshpėritjet e atyre qė kisha pranė...mė zgjonte vetėm zėri i rreptė i profesorit tė muzikės.
-Ti...nė bankėn e fundit...he,ti...mos ke rėnė nė dashuri.Ashtu mė tėrhiqej vėrejtja por fjalėt e fundit tė tija i tejkalonte gazi orkestral i nxėnėsve qė mezi prisnin ēlirim dhe qeshje qoftė ajo edhe kot.Unė,mė duket se jam skuqur ca...ndoshta edhe kam harruar,nuk mė kujtohet mirė.Por e dij qė vėshtroja nga shoqa e bankės qė mendonte se isha dashuruar nė bukurin ec saj vėrtet mahnitėse...ajo ulte kokėn dhe turpėroheshim sė bashku.
Kaluanė ditė dhe muaj...zili i pushimit tė gjatė na bashkonte mė shumė.Askush nuk e dinte se ne kishim ra nė dashuri.Thashėthemet filluan por kėsaj here iu bėmė dredhi dhe i kishim devijuar sė bashku nė drejtim tė gabuar,sepse ashtu donim...Ty tė lidhnin me njė tjetėr kurse mua me shoqen e bankės...Ti mėsoje nė njė dhomė tjetėr,krejt pranė...na ndante njė murė,qė nė fund u bė sikur ai i Berlinit.Uroj qė njė ditė tė rrėzohet edhe ai murė qė na ndau pėrgjithmonė...
AKT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė