Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Tė gjithė gėnjejnė
Tė gjithė gėnjejnė
Sintagma Tė gjithė gėnjejnė ėshtė e vėrteta qė sot ka marrė dhenė.
Kjo e vėrtetė tashmė pėrsėritet kaq shpesh sa mė nuk trajtohet si e tillė, por si barsoletė. Personazhet e barsoletave, qė janė politikanėt, janė deputetėt, janė grupet parlamentare, janė paria e institucioneve, janė... Sa shumė ka!
Gėnjejnė ata tė Kryesisė sė kryesisė sė LDK-sė, sa herė u nevojitet tė keqpėrdorin emrin e dr. Rugovės. Gėnjejnė edhe ata tė LDD-sė.
Asnjėra nga kėto dy palė, tė sė njėjtės bėrthamė, nuk ruajtėn asnjė nga trashėgimia filozofike dhe vizionare e dr. Rugovės. E ndanė partinė me gėnjeshtra, diferencime, me bėrryla e me dajakė, me intriga dhe me djallin e futur ndėrmjet, gjithnjė me fytyra tė paskuqura engjėjsh.
Thanė diēka publike dhe zyrtare deri sot kėto dy palė pėr afirmimin, poe zėmė, tė propozimit tė dr. Rugovės pėr Flamur dhe pėr Himn? Jo.
Vetėm Kolė Berisha, me adoleshencėn pleqnore i zhvlerėsoi deri nė themel kėto propozime dhe, nė vend tė tyre, pret ai dhe pret Kuvendi i Kosovės, tia sjellin tė tjerėt simbolet multietnike tė Kosovės.
Adoleshencėn e tij pleqnore e mbuloi heshtja e tė dy palėve tė sė njėjtės bėrthamė tė ndarė - LDK dhe LDD! Nuk foli e nė flet, heshti dhe heshtė kryetari i ngrirė i LDK-sė, Fatmir Sejdiu, nuk foli e nuk flet, heshti dhe heshtė pėr kėto akademik Nexhat Daci.
Foli vetėm adoleshenca e paskuqur pleqnore e Kolė Berishės: Flamuri dhe Himni, tė kompozuar nga Ibrahim Rugova, e kanė ba jetėn e vet dhe nuk do tė thotė tė jenė ato!
Pastaj, Veton Surroi, i cili shfrytėzon fare mirė adoleshencėn e tillė, jo vetėm tė pozitės, por dhe tė PDK-sė opozitare, foli: Kuvendi i Kosovės ėshtė vonuar shumė dhe po vonohet edhe mė shumė pėr pėrcaktimin e simboleve tė shtetit.
Bile, Sahatēija e ORA-s, nė njė rast, deklaroi se sė paku simbolet e propozuara nga dr. Rugova ekzistojnė dhe ato, me fjalė tė tjera, mund tė pėrfillen.
Edhe pas kėsaj deklarate LDK-ja dhe LDD-ja heshtėn.
Heshtja e tyre, as pro as kundėr, lė tė kuptohet se kėta nuk ia dalin ta kapėrcejnė vetveten e vet morale dhe tė pranojnė se nuk janė tė denjė as tė pėrmendin (o, sa shpesh e pėrmendin pėr interesa tė veta marketingu!), emrin e dr. Rugovės, sepse se kanė guximin moral ta thonė tė vėrtetėn.
Kjo do tė thotė se gėnjejnė tė gjithė dhe pandalshėm.
Kur Alex Andersoni publikisht shpifi kundėr dr. Rugovės, prapė mbi gjithė skenėn politike e institucionale tė LDK-sė e tė LDD-sė, pllakosi heshtja tinėzare, si shenjė pajtimi me kėto shpifje.
Kėta heshtjen e kanė tė vėrtetė, fjalėn e kanė gėnjeshtėr. Lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi, megjithatė, solli publikisht opinionin e tij meritor pėr Presidentin Rugova pėrballė shpifjeve tė tilla denigruese.
Prapė sintagma Tė gjithė gėnjejnė sillet e pėshtillet dhe shquan emra tė pėrveēėm gjithandej me pėrqendrim nė kreun e LDK-sė dhe nė kreun e LDD-sė.
Edhe kur ministrja Tėrmkolli, po e zėmė, u pėrpoq tė thoshte se Flamuri dhe Himni, tė propozuar nga Presidenti historik dr. Rugova, duhet tė trajtohen seriozisht si simbole shtetėrore, pėrsėri nė Kuvend tė Kosovės, qė nga kryetari, grupi parlamentar i LDK-sė dhe deputetėt, mbretėroi, jo vetėm heshtja, si mjet anashkalimi, por u shfaqėn edhe pėrpjekje tė hapėta pėr kapėrcimin injorues tė kėsaj teme.
Po me heshtje tė pėrgjithmonshme u kapėrcye dhe tema tjetėr, e shpaluar po nga kjo ministre, nė Kuvendin e Kosovės, qė tė debatohej se si Veton Surroi e kishte quajtur popullin shqiptar nė Kosovė fashist, siē u hesht dhe su zu kurrė nė gojė prejardhja e pasurisė shumėmilionėshe e Veton Surroit nė Kosovėn e varfėr, pasuri kjo e arritur para, gjatė dhe pas luftės!
Sintagma Tė gjithė gėnjejnė, fatkeqėsisht, sot ėshtė e vėrteta mė e shpeshtė nė skenėn tonė politike dhe institucionale. Kėshtu thonė faktet e pėrmendura dhe ato qė do ė pėrmenden dhe qė do tė jenė edhe mė tė rėnda.
Sylejman ALIU, IliriaPost
|