14-09-11, 22:40
|
#1
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Papastėrtia nė vendet publike
Kujdes kur prekni sende ne vende publike
Pervec tasteve te ndotura ne ashensore dhe bankomate, ka edhe disa vende te cilat jane cerdhe e baktereve dhe te cilat nuk duhet ti prekni nese deshironi te ruani shendetin.
Mesatarisht nje person i rritur mund te preke rreth 30 gjera per me pak se nje minute, duke perfshire edhe ato qe kane shume baktere, si fikesi i drites, dorezat ne dyer, telefonat dhe telekomandat, prandaj per kete arsye eshte shume e rendesishme ti kushtoni rendesi higjienes ne shtepi. Megjithate, ne vendet publike i kushtohet me pak kujdes pastertise se artikujve prandaj gjithsesi lani duart pas prekjes se sendeve ne vijim.
Menyja ne restorant
Jemi te sigurt qe asnjehere ne jete nuk keni pare qe dikush pastron menyte. Nje hulumtim ka treguar qe viruset te cilet shkaktojne ftohjen dhe gripin ne siperfaqe aq te forta mund te mbijetojne edhe 18 ore. Nese restoranti ku jeni duke shkuar eshte i njohur, kini parasysh qe mijera njerez e perdorin menyne e njejte dhe ne kete menyre perhapin mikrobet. Prandaj kujdesuni qe menyja te mos preke pjaten ose enen tuaj per ushqim, dhe ne menyre te obligueshme lani duart para se te filloni te hani.
Kriporet
Eshte e vertete qe shume njerez nuk i lajne duart para ushqimit. Derisa ju ndoshta jeni shume i paster, dikush qe para jush i ka perdorur kripen dhe piperin ndoshta nuk eshte edhe aq, ndersa bakteret keshtu transmetohen me lehte. Me e mira do te ishte qe para perdorimit te kriporeve, uthulles apo vajit ti fshini me pecete higjienike te laget ose me xhelin per larje te thate te duarve.
Sapunet ne kafene
Rreth 25 per qind e sapuneve ne restorante dhe kafene jane plot me mikrobe! Ndoshta tingellon cuditshem qe edhe ne sapune ka plot bakterie, por ky eshte rezultati i hulumtimit te kryer para pak kohe. Mbajtesit e sapuneve rralle pastrohen, bakteriet perhapen ne ta dhe kalojne ne sapun. Prandaj duart duhet ti lani me uje te rrjedhshem te ngrohte rreth 20 sekonda, dhe nese keni me vete xhel per larjen e duarve qe permban alkool gjithsesi perdoreni.
Dorezat ne dyert e tualetit
Edhe pse veshtire qe mund te hyni ne nje tualet publik dhe te mos prekni dorezen, lani duart dhe kapni dorezen me leter higjienike. Edhe pse dikush mund te thote qe jeni duke e ekzagjeruar, mos ia vini veshin, sepse keshtu do te mbroheni nga semundjet.
Copat e limonit
Sipas nje hulumtimi te vitit 2007, gati 70 per qind e copave te limonit qe sherbehen me pije ne kafene dhe restorante permbajne disa patogjene. Kur hulumtuesit kane porositur pije ne 21 restorante kane zbuluar madje 25 bakterie te ndryshme, duke perfshire escherichia coli. Nese nuk deshironi te rrezikoni, thjesht thoni kamerierit tua sjelle pijen pa te.
Karrocat ne supermarkete
Dorezat ne karrocat e supermarketeve jane te perkryera per mikrobe. Numri i tyre eshte i njejte me ato qe hyjne ne tualete publike. Prandaj eshte shume e rendesishme qe pas blerjes ti fshini duart me peceta te lageta, dhe ti lani mire sapo te vini ne shtepi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|