Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-12-07, 12:27   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

“A e dini se ēdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, ne hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quajm Shqypni”At Anton Harapi (1888-1946) Nju Jork, 3 shtator 2003 / Nga Klajd KAPINOVA Njė sqarim i “vogėl” pėr lexuesit shqiptarė Kam lexuar para disa kohe me njė kujdes tė veēantė njė shkrim kuptimplotė tė publicistit tė mirėnjohur z. Mergim Korēa, nė gazetėn shqiptaro-amerikane “Illyria” nė Manhattan Neė York. Ju pėrgėzoj i dashur bashkėatdhetar, qė jeni shumė i shqetėsuar pėr mosfutjen e emrit tė veprės martire tė At Anton harapit nė fazėn e kanonizimit, qė Selia e Shenjtė nė Vatikan aplikon pėr meshtarėt e Krishtit. Dhe pikėrisht pėr atė ushtar besnik tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, qė me sandale dhe varfėri qendroi pranė dhe mes popullit tė vet, ku gjithnjė pėr te Shqipnia ishte NJI. U privua nga kjo e drejtė e merituar, pikėrisht franēeskani i pėrvujtė, qė u pushkatua barbarisht me fjalėt e Krishtit nė gojė: “Fali o Zot se nuk dijnė ēka bajnė”, “Rrnoft Krishti Mbret!”, “Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!”. Keni shumė tė drejtė i nderuari z. Korēa, kur thoni, se me At Antonin, do tė ndodhė njėsoj sikurse i ngjau Padre Piu-t, i cili, kur ishte nė jetėn tokėsore thoshte: “La Benedizione del Signore scenda su di te, sulla tua casa e su tutte le persone a te care”. Atėherė ē’vlerė ka pendesa, kur veprimi i padrejtė, pėr mosshėnimin e emrit nė listėn e martirėve shqiptarė ėshtė bėrė me dėshirėn e njė individi apo “komisioni” shqiptarėsh. Askush nuk ka drejtė t’i jap tė gatshėm nė tabaka Selisė sė Shenjtė, ku meshtar e meriton apo jo, qė tė bėhet martir i lterit! Me sa di unė, Komisioni i Rishqyrtimit tė Aktit tė Martirizimit tė Klerikėve Katolikė nė kohėn e masakrave tė komunizmit (sikurse nė tė gjithė vendet diktatoriale dhe komuniste tė ish - Evropės Lindore) nga Vatikani, ka kėrkuar prej Konferences Ipeshkvnore tė Kishės Katolike nė Shqipėri dokumentet (tė marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dėshmi me deklarata autentike nga pėrsona qė dėshmojnė vėrtetėsinė e faktit tė kėrkuar, dhe jo tė paragjykohet nga gjyqi i dytė shqiptar, etj. “komisioni” apo individė, kushdo kjoftė, duhet t’i ketė parė pikturat ose arkivat, qė i kushtohen pushkatimit tė klerikėve katolikė, njė prej tė cilėve ėshtė edhe At Anton Harapi. Frati i pushkatuar e i anatemuar pa mėshirė, ka nevojė qė tė qitet nė shesh me dokumente autentike dhe jo tė marrė tė gatshme nga zyrat e ekzekutorėve etėrit dhe bijtė e tė cilėve ende drejtojnė Shqipėrinė dhe ende nuk kanė bėrė “mia culpa” pėr krimet qė kanė bėrė kundėr njerėzimit dhe popullit tė vet. Veprimi i njėanshėm dhe me tendenca diskriminuese qė kanė pėrdorur sot servilėt e sistemit qofshin kėto dhe me petk meshtarak, ėshtė njė shkelje ndaj martirėve tė krishtėrimit qė e kanė derdhur gjakun e tyre pėr ungjillizimin e popullit dhe dashninė e besimtarėve shqiptarė. Shpesh po abuzohet pa tė drejtė pėrmes njė fotografie, ku ka dalė frati qė ka kaluar nė amshim At Anton Harapi me njė gjeneral gjerman Fitstum asokohe tė Luftės Dytė Botėrore... Mirėpo, kushdo e di, se e gjithė hierarkia qė ka 10 vjet pushtet shpirtėror nė Shqipėri (25 Prill 1993-2003), pas vitit 1993 me pėrjashtim tė Shkėlqėsisė sė Tij imzot Zef Simoni Ipeshkėv (qė ka vuajtur kalvarin komunist pėr 12 vjet nė Spaē, Burrel, Sarandė, etj.), pėrsa i pėrket historisė sė martirizimit tė prelatėve tanė, nuk i njohin, dhe mendoj se nuk kanė tė drejtė tė vendosė apriori.
Nuk ėshtė vonė tė bėhet dorėzimi i materialeve pėr fratin Anton Harapi nė Vatikan, mbasi drejtėsia herėt ose vonė do tė triumfojė... Do tė vijė njė ditė qė madhėshtia e Pader Anton Harapit, tė rritėt ashtu sikurse ngjau pas shumė dekadash me shenjtin Pader Piu-n. Faqet e historisė, tė mbshura me male kufomash tė pafajshme nga kmerėt e kuq tė polpotit tė Tiranės sė kuqe tė diktatorit largkjoftė, me heshtjen e tyre stoike po flasin dhe kėrkojnė drejtėsi. Opurtiniteti e konformizmi me xhelatėt ekzekutorė qė janė sot nė pushtet pas revolucionit jevgjito-komunist tė vitit tė zi 1997, do tė shkrihet si kripa nė ujė...


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-12-07, 12:27   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Nė njė natė tė errėt e tė vranėt, u hapėn gropa tė mėdha kolektive. U gjakosėn qielli e toka, u thanė trungje shumėvjeēare. U vranė nga komunistėt, bijtė e kėsaj toke, qė shquheshin pėr nga lartėsia shpirtėrore, pėr nga zgjuarėsia e trimėria. Shumė klerikė katolikė u pushkatuan me gjyq fars dhe pa gjyq, u burgosėn, internuan dhe zhdukėn pa lėnė asnjė gjurmė. U vranė mizorisht 8 kryeipeshkėvij, 4 ipeshkėvij, 53 priftėrinj dioqezanė, 25 franēeskanė, 10 jezuitė, 10 seminaristė. Ata sė bashku kishin bėrė 881 vjet burg ose gati 9 shekuj vuajtje. Ata sė bashku kishin kryer 450 vjet studime nė 24 universitete tė ndryshme. Kėtė fat tė zi kishte edhe At Antoni. Nė kėtė mėnyrė, historia njerėzore mbetet njė meteor, qė shndritė pėrjetė veprėn e prelatėve tė kishės dhe tė kombit shqiptar tė mbisalvuar. Asnjė pėrkujtimore shkencore nuk ėshtė bėrė pėr pėrkujtimin e veprės dhe jetės sė tij nė dobi tė shqiptarizmės sė kulluar. Tash 14 vjet nė Shqipėri dhe pėr mė tepėr nė vendlindje nė qytetin e Shkodrės, nuk ėshtė bėrė asgjė, as nga Urdhėri Franēeskan qė e ka pėr detyrė tė pėrkujtojė martirėt e Shėn Franēeskut, njė shembėlltyrė e tė cilit ishte edhe frati shqiptar At Anton Harapi. Vetėm nė Prishtinė, revista kulturore “Jeta e Re” nė vititn 1997, i ka pėrkushtuar njė numėr tė veēantė At Anton Harapit. Asnjė pendesė, nuk ka nga ata autorė qė dje e mallėkuan me shkrime turpi dhe sot pėrsėri po rishkruajnė me metorėn e “realizmit social-komunist”, “Historinė e Letėrsisė Shqipe” (Antologjinė) dhe tė ashtėquajturėn “Histori e Populli Shqiptar” (2002), ku domonojnė “Prof.dr.” e komunizmit. Tashmė hipokrizia ka dalė sheshit dhe po han bukėn e marres sė vet nga pushtetarėt socialkomunist qė janė bėrė padronė shpirtėrorė, kulturorė, fizikė dhe ekonomik nė vendlindjen tonė e pėrtej saj... Kush ishte dhe mbeti At Anton Harapi Ai lindi nė Shirokė tė Shkodrės, mė 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Ēiles, shtoi gėzimin e familjes qė jetonte buzė valėve tė Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, tė cilin e kishte traditė. Nė fėmijėri bashkėmoshatarėt e thėrrisnin Gaspėr, sepse ishte i pagėzuar me kėtė emėr. Qė nė moshė tė re hyri nė Kolegjin e Jezuitėve dhe mė pas nė Kolegjin Franēeskan, qė ishte dhe mbeti shtylla e traditės sė mirėfilltė kombėtare shqiptare, duke qenė pėrherė njė pikė e mirėfilltė referimi pėr tė gjithė gjeneratat e mėvonshme, qė dolėn nga kjo qendėr e rrezatimit tė fortė tė gurrės sė pashtershme popullore fetare e atdhetare. Vocėrraku, aty mori njohuritė elementare tė teologjisė, rriti cilėsinė e mendjes sė vet, duke fisnikėruar zemrėn me kulturė fetare, u mėkua me dashurinė e thellė pėr Atdheun. Si fėmijė dallohej pėr mirėsi, butėsi, pėrshpirtėri, duke qenė njė dashamirės, me vepra tė lloj-llojshme mėshire. Rezultatet e larta nė shkollė i mundėsuan adolishentit tė menēur, tė vijojė studimet e larta nė disa qytete tė rėndėsishme tė Austrisė, qė njihen si metropole tė rrezatimit tė kulturės sė lashtė e bashkėkohore botėrore. Kėtu rregullisht studio nė Villach tė Tirolit, Salezburg dhe Shvarc pėr degėn adhuruese tė tij teologji. Ai ishte njė enciklopedi qė ecte me dy kėmbė mbasi, preferonte shumė tė ishte nė kontakt me bibliotekat, si njė frekuentues shumė i rregullt dhe i azhurnuar me tė gjithė median e huaj evropiane qė vinte nė kėtė bibliotekė. Pranė profesorėve tė mirėnjohur austriakė dhe tė traditės fetare vendase, kėtu studioi pėr degėt e adhuruara teozofi e filozofi, ku menjėherė pėrfitoi njė kulturė tė shėndoshė oksidentale, dije tė qėndrueshme, pėrpikmėri tė dalluar tė stilit gjerman, qendresė tė shpirtit tė hekurt franēeskan.
Duhet vėnė nė dukje se pikėrisht gga ky element i vlefshėm franēeskan, rezulton, se franēeskanėt nėtė tėrėsi, pa kursim derdhin energjitė e tyre nė kulturė, dije, pėrparim, cilėsi me vullnet pune dhe inisiativė tė lirė pėrsonale.
Kėsisoj, mbi tė gjitha nė unitet dominoi bashkimi i tė gjithė virtyteteve pozitive, duke plotėsuar mė tej shpirtin e pastėr franēeskan, me tė cilin frati ynė ishte i edukuar qysh nė fillim... Gaspėri i ri, bėhet At Anton Harapi nė Shqipėri. Dijet e thalla akademike, qė ai i kishte akumuluar gjatė viteve tė studimeve akademike, nuk do ta tulatshin kujtesėn e tij tė freskėt, por do tė shpėrthenin valė - valė, gjithnjė nė nivele tė reja rritjeje, me njė dinamikė pėr t’u pasur zili, tė cilat falė aftėsive pėrsonale, do t’i reflektonte me finesė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:28   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Argumentet qė buronin nė mėnyrė tė natyrshme, nė ēdo kohė dhe rrethanė, do t’i parashtronte me njė logjikė tė hekurt gjermane. Kjo ishte aftėsi profesionale vetėm e njė gjeniu tė rrallė. Dhe njė njeri i tillė, dy herė nuk do tė pėrsėritet nė tokėn shqiptare. Mbi freskinė dhe mendimin e gėrshetuar filozofik, pėr stilin e matur karakteristik, tė lidhur me rrjedhshmėri, Dom Kolec Prenushi, na ofron para 67 vjetėve kėto rradhė vlerėsimi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janė kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund tė jetė i thatė, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem” (Shih, “Hylli i Dritės”, 1936, fq. 583). Pėr tė gjithė ata qė hodhėn vrerė, pėr jetėn dhe veprėn e At Antonit (kujtojmė se posaēėrisht pėr tė ulur figurėn e martirit shqiptar franēeskan, pseudoshkrimtari Skėnder Drini, pėr tė pėrfituar poste dhe “merita”, zhgarravitė me urretjen e tij latente, dramėn pėrvese “Shembja e hidhujve” me pėrsonazh kryesor tė ashtėqujtunin “Harapi i Shkodres”, duke fyer edhe mė tej me skenarin e filmit dhe libretin e drames me te njejtin titull figuren e At Anton Harapit. Me ardhjen e demokracisė ky shkrim nė vend qė tė bėnte “mia culpa” u shpėrblye pėr bėmat e tij si Atashe Kulturor nė Konsullaten e Shqipėrisė nė Turqi shėnimi im K. Kapinova), qė vraponte shpejt pėr tė pėrhapur paqen, dashurinė pėr njeri - tjetrin, e drejtėsinė midis njerėzve, do tė ishte me vend, qė nga thellėsia e shekujve, t’u pėrgjigjemi me njė fjalė tė urtė tė skalitur nga Paskal: “Ndėrgjegja, ėshtė libri mė i mirė moral qė kemi dhe me tė cilin, duhet tė kėshillohemi mė shumė”. Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarėve pėrparimtarė europianė, qė nė shumicė asokohe kishin nė zotėrim shartet e Provincės Franēeskane (shek. XII - XIII), qė po hidhte shtat me palcė e fizionomi shqiptare, tėrėsisht me taban solid, e cila gradualisht kishte ēelur gonxhe, qė shpėrthyen nė tė ardhmen lulėzimin e kulturės amtare shqiptare, ku nė rezonancė dominonte fryma e ngrohtė franēeskane “lutu e puno”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:29   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Veprimtaria fetare e atdhetare Nė vitin 1910, At Antoni kthehet nė Shqipėri dhe shugurohet meshtar, duke qenė deri nė flijim meshtar besnik i zhgunit tė Shėn Franēeskut e popullit qė e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve, ku, kishte mėsuar qysh I vogėl. Si I ri, kishte ide e objektiva tė veēanta, duke I kanalizuar nė njė shtrat tė vetėm, formimin dituror tė rinisė sė ardhshme, me metoda tė tilla, ku, dallohet universaliteti I dritės, pėr t’i ndriēuar tė gjitha sė bashku pa dallim bindjesh, pėrkatėsish, krahinash, origjinė edukimi, lloje shkollash, duke nisur qė tė edukoj kėsisoj njerėz me virtyte, ku mirėsia, dashuria, feja, nacioni tė jenė bashkėudhėtarė tė pandashėm gjatė gjithė jetės tek shqiptarėt. Gjatė tetorit tė vitit 1912 deri nė prill 1913 (vite tė trazimeve tė mėdha tė Luftės sė Parė Botėrore), I pėrkushtohet shėrbesave fetare nė kishėn “Zoja Rruzare” nė Arrėn e Madhe nė Shkodėr, ku ishte edhe Kuvendi Franēeskan. Nė kėtė lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfėrinė e tejskajshme, tė cilėn e pėrjetonte vetė, mes banorėve pa dallim feje. Viti 1916, pėr banorėt malėsorė tė Dukagjinit, ishte njė vit I vėshtirė, vit I sėmundjes epidemike tė kolerės, ku, njerėzit njeri pas tjetrit vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranė nga frika e lėngatės. Por meshtari karizmatik, me shpirt tė pastėr fisniku, u gjend si shėrbetor pranė tyre, pėr t’i ngushėlluar dhe ndihmuar.
Frati 25 vjeēar, me ndjenja tė holla tė humanizmit, ecte nė kėmbė, nėpėr katunde tė thella e tė ashpra malore, nė tė gjitha shtėpitė e bjeshkėve tė thepisura tė Dukagjinit (Malėsia e Mbishkodrės), pėr tė shpėtuar nga vdekja e sigurtė malėsorėt, duke I ndihmuar drejtpėrdrejtė nga ana profilaksike kundėr kolerės, kėsaj murtaje tė fillmshekullit XX, qė kishte pėrpirė miliona jetė njerėzish nėpėr botė... Viti 1918, fratin e Urdhėrit tė Shėn Franēeskut (vendosur nė Arbėri nė shek. XIII), e gjeti famullitar nė katundin Grudė. Binomi “Fe e Atdhe”, qe aorta e zemrės sė tij, e Gruda ishte terreni, ku edhe njė herė shpalosi zgjuarėsinė dhe dituritė e thella enciklopedike, tė cilat spikaten sipas mendimit tim, nė dy rrafshe: sė pari, nė fushėn e gjėrė politike, ku, pėr interesat e larta tė nacionit pranonte tė flijohej, pėr tė mirėn e pėrbashkėt; sė dyti, spikat me sukses nė lėmin e letrave shqipe, duke pasur pendė e mendim tė mprehtė, tė cilat admiroheshin nga qarqet preferuese tė sferės sė letrave albanologjike. Pėr tė tillė publicist, me polemikė rezultative dhe mendime tė reja, pohohet me tė drejtėn e qytetarisė, se epoka e njerėzve tė mėdhenj vulos me gjurmėt e veta tė pashlyeshme, ku, kėtu dallohen mirė njerėzit e ndritur, qė denjėsisht i pėrfaqėsojnė, nė paradėn e sė cilės, bėn pjesė edhe emri i ndritur i At Anton Harapit. Pa hyrė nė hollėsira e zgjatje tė tepėrta, nė kontekstin e kėtij shkrimi modest, dua tė nėnvizoj idenė e ndonjė mediokri, qė e trajton apo vlerėson si sakrilegj bashkėpunimin e Kishės Katolike nė Shqipėri me problemet nacionale, kur dihet historikisht, se nė shekuj kemi tė pėrcaktuar parimet kryesore tė kėtij uniteti nga etėrit dhe dijetarėt e shquar tė Kishės. Nė kushtet kur populli ynė jetonte errėsirėn mė tė gjatė mesjetare dhe njėkohsisht tė shoqėruar me plot kalvare pėrsekutimi, nėn pushtimin mė tė egėr tė barbarėve otomanė, nė veēanti klerikėt katolikė (nė trojet etnike shqiptare dhe shtetin amė), kanė qenė sistematikisht gjatė shekujve vetėdija e nacionit shqiptar, duke sjellė pėrherė zgjimin e ndėrgjegjės sė mirėfilltė nacionale. Nė kėtė kohė, shekull pas shekulli, kultura shqiptare u ngrit nė nivele tė reja, brenda kishės sonė, por qė gjatė pėrbuzjes sė gjatė, zėvendėsoi me dinjitet Akademinė e Parė Shqiptare brenda universit shqiptar. Sa pėr ilustrim, po sjellim njė shembull, tė cilin esencialisht po e trajtoi mė poshtė. Nė veprėn mė tė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės: “Angazhimi ynė shoqėror”, nė mėnyrė filozofike, autori i saj, prof. Giorgio La Piera (1904-1977), nėnvizon: “Nga pikėpamja katolike, politika ėshtė veprimtaria udhėheqėse e jetės njerėzore, qė ushtrohet nga shteti, gjinia ose nga klasat me plotėsinė e problemeve shpirtėrore dhe materiale tė individit dhe komunitetit”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:29   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Kėto dije tė kohės, I kishte si vizione tė kjarta At Anton Harapi dhe po udhėtonte nė rrugė tė sigurtė. Ai, pėrherė mendonte e vepronte nėn shembullin e idealeve, qė i kishte si pika referimi, se “...njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: “Lumin e ep deka kunoren e ven varri”, - shkruan nė parathanien e vepres “Andra e Pretashit”, studiuesi i afėrt i tij Gjin Duka (alias At Daniel Gjeēaj)... Ai njohu me tė gjitha pėrmasat e saj zonėn e Grudės sė Malėsisė sė Madhe, koloritin e gjallė tė zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinė origjinale tė trevave kreshnike tė marra nė studim, pra tėrėsinė klasike tė kulturės sė pasur nacionale ende tė palėvruar asokohe... Nė kėtė mjedis tė ri dhe tė pėrshtatshėm pėr mendjen dhe punėn e tij me pasion lindi dhe u rrit romani “Andra e Pretashit”, qė vlerėsohet nga vetė biografėt mė tė afėrt tė autorit, si njė ndėr kryeveprat e dorėshkrimeve, qė i la si pasuri tė paēmuar Atdheut tė vet. Ai ruajti me mjeshtėri kompozimin unik tė njė vepre letrare.
Midis malėsorėve tė zonės sė Vajzės sė Kastratit (Malėsi e Madhe), spikat njohja e hollė e psikologjisė sė njerėzve, kultura e pasur dhe e gjerė fetare, si bari I popullit, duke qenė pėrherė nė shėrbim tė tij, pėr t’i pajisur ata me nivele tė reja tė civilizimit pėrparimtar. Zelli pėr kulturė qytetare ishte pjesė e edukatės, falė aftėsive tė lindura dhe tė kultivuara nė fushėn pedagogjike, pėr rininė shqiptare brenda famullisė, ku, ai posaēėrisht kontribuoi ēdo ditė nė formimin e tė krishterėve katolikė tė ndėrgjeshėm, tek e ktheu atė nė qendėr tė rėndėsishme tė akumulimit tė diturive tė reja perėndimore. Nė rrafshin politik, mbeti njė zbulues i gjallė i fatit tė popullit shqiptar. Nė kujtesėn e historisė, kanė mbetur tė pashlyera shumė ngjarje, qė gjithsesi kanė emrin e kontributit tė meshtarit tė shqiptarizmės. Nė kohėn e turbullirave politike, midis tė cilave ishte mbėrthyer kontinenti i Europės, Fuqitė e Mėdha, hartonin harta tė reja, ku, pa tė drejtė, Shqipėrisė sė vogėl gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njėra pas tjetrės disa treva tė trungut amė. A mund tė heshte frati i urtė, pėrballė kėsaj masakre, qė u bėhej ditėn pėr diell tokave shqiptare!? Normalisht, qė jo. I veshur me zhgun, me nismėn e vet, organizon menjėherė tre bajrakė, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe pėrmes tyre, i dorėzon Memorandumin e pėrgatitur nga ai vetė nė vitin 1918, komandantit francez nė Shkodėr (asokohe nė Shkodėr, kishin zyren e tyre konsullore 7 pėrfaqėsi tė huaja). Nė bashkėpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe “Poetin Nacional” At Gjergj Fishta OFM, harton njė Peticion, tė nėnshkruar nga 200 pėrfaqėsues tė tre bajrakėve, drejtuar pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes nė Paris, Ministrave tė Jashtėm tė ShBa-sė, Anglisė, Francės dhe Italisė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-12-07, 12:30   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: I harruari i paharrueshėm: At Anton Harapi ofm, martir i fesė dhe i shqiptarizmės sė

Nė pėrkrahje tė negociatave diplomatike, pėrfaqėsuesit e Grudės, Hotit e Triepshit nė Shkodėr, organizuan demostratėn te Ura e Maxharrit, duke brohoritur: “Hot e Grud kekan betue Pa gjak malet mos me i l’shue...” Frati ynė, kishte moq e dashamirė, duke bashkėpunuar ngushtė me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeēovin, Ēerēiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtėn, Imzot Vinēenc Prennushin, At Donat Kurtin, Dr. At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilė Mosin, Mehmet Shpendin, etj., nė Jug e Veri tė Shqipėrisė. Cicėroni i oratorisė nacionale nė ligjeratat fetare e nacionale “Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryqzuem n’Kryq per Fe e Atdhe” At Daniel Gjeēaj (1913-2002) Nė ligjeratat e tij tė famshme, tė mbajtura nė “Parisin e vogėl”, sikurse njihej nga intelektualėt asokohe qyteti kulturdashės Korēa, ndėr tė tjera At Anton Harapi u shpreh: “Jam fetar, por kam tager dhe detyr shoqnor”. E rėndėsishme pėr At Antonin, ishte fati i nacionit dhe i martirėve, tė cilėt pėr vemendjen qė i kushtonte rėndėsisė sė tyre, ishin pjesė e jetės sė tij. Populli i Shkodrės, kurrė s’do ta harrojė pėrshėndetjen e fundit tė titulluar: “Dy lotet e nji betimi”, si shembull i oratorisė klasike shqipe, nė pėrcjelljen e eshtrave tė martirėve nacionalė Mustafė Qullit dhe Ēerēiz Topullit, shtrėnguan duart nė shenjė betimi nacional: “Pėr nji Shqipni tė bashkueme e tė lidhun me idealin e herojve”. Ajo qė i jep konture tė plota portretit tė tij, ėshtė se ishte dhe mbeti si teolog, konferencier me mendim tė freskėt e cilėsi tė spikatur, ku nė mėnyrė tė dukshme shquhet nė drejtime parėsore fetare e nacionale. Gojėtaria e tij, ishte pėrherė e kjartė nė mendimet e shprehura, arsyetimin e lidhur mbi bazėn e njė logjike tė kristalizuar e tė ngjeshur mirė, ku ēfarėdo qė tė lexosh nga erudicioni solid, tė bie nė sy tema e kuptueshme dhe e pėrshtatshme e veprave qė shkroi dhe kumtesave historike qė ligjėroi para njerėzve me nivel pėrgatitjeje e dije tė ndryshme kulturore.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.