Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-02-08, 18:40   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Rexhep Qosja Prap tenton ta pėrqaj Kombin

Kryetari kundėr historisė

Rexhep Qosja

Vizita e kryetarit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė Kosovė prej 25- 27 janar, nė mediat e shkruara e elektronike dhe nė opinionin shqiptar tė Kosovės u quajt vizitė historike. Dhe, u quajt, kėshtu, vizitė historike, pėr arsye se u bė nė prag tė ngjarjes mė tė madhe nė historinė e Kosovės, tė ngjarjes sė ėndėrruar nga tė gjithė brezat e atdhetarėve gjatė njė shekulli: nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė.

U harrua se vizitat zyrtare tė politikanėve dhe shtetarėve nuk mund tė quhen historike vetėm pse ndodhin nė ēaste me rėndėsi historike. Vizitat zyrtare tė politikanėve dhe tė shtetarėve edhe mė shumė sesa ēasti me rėndėsi historike i bėjnė historike idetė e tyre, gjykimet e tyre, largpamjet e tyre, vizionet e tyre, mė nė fund, karakteri i tyre i treguar nė ēastet historike.

Vizita zyrtare e kryetarit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė Kosovė, pėrpos se u bė nė prag tė ngjarjes sė madhe, historike pėr popullin e Kosovės dhe pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi, nuk kishte asgjė tjetėr historike. As ide, as gjykime, as largpamje, as vlerėsime, as vizione historike. Pėrkundrazi: ajo kishte shumėēka tė vogėl qė nuk pėrkonte me ngjarjen e madhe, nė prag tė sė cilės ngjau. Fjalimet qė ai mbajti, sė pari nė institucionin mė tė lartė politik tė Kosovės - nė Kuvendin e Kosovės dhe, mandej, nė institucionin mė tė lartė tė arsimit, tė shkencės dhe tė edukimit moral e atdhetar tė rinisė shqiptare - nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, ishin fjalime tipike burokratike, tė cilave u mungonte ajo qė pritej ta kishin: larghedhja nė gjykime dhe shpirtgjerėsia nė vlerėsime.

Nė vend se ta shikonte Kosovėn nga lartėsia mendore dhe morale e kryetarit tė shtetit, qė qytetarėt e Kosovės e quajnė shteti Amė, ashtu siē e shikuan kur ishin nė Kosovė paraardhėsit e tij ish-kryetari Rexhep Meidani dhe ish-kryetari Alfred Moisiu, ai e shikoi nga niveli i njė partie - i partisė sė cilės i takon!

Dhe, shikimi i tillė, i partishėm, madje, palejueshėm i partishėm, i bėri fjalimet e tij intelektualisht boshe, historikisht tė papėrgjegjshme, politikisht polarizuese! Pse mund tė thuhet kėshtu? Mund tė thuhet kėshtu, e para, pėr arsye se kryetari Bamir Topi kishte harruar se Kosova ka bėrė luftė, ka bėrė njė luftė qė nė historiografi nuk ka se si tė quhet ndryshe pėrpos luftė ēlirimtare dhe, e dyta, pėr arsye se ai ishte kryetari i parė i Shqipėrisė, tė cilit gjatė kėtyre 95 vjetėve prej se Kosova i ėshtė shkoqur me dhunė Shqipėrisė, i ėshtė bėrė e mundshme tė flasė para popullit tė Kosovės nė Kuvendin e Kosovės.

__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-02-08, 18:42   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Pėr kryetarin e Shqipėrisė, tė shtetit Amė, lufta ēlirimtare do tė duhej tė ishte Pikėnisja, qė pėrcakton gjykimet dhe vlerėsimet e tij pėr organizata politike, pėr veprimtarė politikė, pėr procese politike, pėr ngjarje dhe tė arritura sot nė Kosovė. Por, kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, sikur kishte harruar se nė Kosovė ėshtė bėrė kjo luftė, se nė uniformė tė njė ushtrie kombėtare, e quajtur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, nė kėtė luftė kanė rėnė afėr dymijė dėshmorė, se nė kėtė luftė shqiptarėt kanė pasur mbi dhjetėmijė tė vrarė, tė masakruar - djem, vajza, fėmijė, pleq, se gati njė milion shqiptarė janė dėbuar me dhunė nga Kosova, disa qindra nga tė cilėt kanė gjetur strehimin, bukėn, mjekimin, kujdesin vėllazėror nė Shqipėrinė shtetėrore.

Nė fjalimin e kryetarit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, nė Kuvendin e Kosovės, as nuk u pėrmend fjala luftė ēlirimtare, as nuk u pėrmend ajo qė e bėri kėtė luftė: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Dhe, sipas tė gjitha gjasave nuk u pėrmend lufta ēlirimtare, sepse kryetarit Bamir Topit nuk ia qitte goja tri fjalėt: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Pse nuk ia qitte goja fjalėn UĒK e di, natyrisht, kryetari Bamir Topi, e di kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, por e dinė edhe ata qė kanė mėsuar pėr qėndrimin e dikurshėm tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė ndaj luftės ēlirimtare nė Kosovė, ndaj Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė kėtė luftė e ka bėrė dhe ndaj Konferencės sė Rambujesė nė tė cilėn merrte pjesė edhe delegacioni i UĒK-sė.

Nė qoftė se i mungoi vetėdija historike pėr tė njohur nga tribuna e Kuvendit tė Kosovės meritėn historike tė UĒK-sė pėr ēlirimin e Kosovės, pėr mbajtjen e Konferencės sė Rambujesė, pėr vendosjen e NATO-s dhe tė UNMIK-ut nė Kosovė dhe, mė nė fund, pėr ngjarjen e madhe nė prag tė sė cilės gjendet Kosova sot: pėr shpalljen a afėrme tė pavarėsisė sė saj, kryetarit Bamir Topi nuk i mungoi gatishmėria qė tė shquajė njeriun e me tė edhe partinė politike qė prej ēastit tė formimit tė UĒK-sė u ngrit kundėr saj, qė bėri shumė pėrpjekje tė komprometonte UĒK-nė para faktorėve ndėrkombėtarė, njeriun qė gjatė bombardimeve u takua me kryetarin e Serbisė - kriminelin e luftės, Millutinoviē, nė Prishtinė dhe me kryetarin e Jugosllavisė sė mbetur - kriminelin e luftės, Millosheviē, nė Beograd, qė nė Beograd para mediave elektronike e kėrkoi ndėrprerjen e bombardimeve si kusht pėr paqe nė Kosovė e kjo domethėnė pėr amshimin e pushtimit serb tė Kosovės dhe qė, mė nė fund, kur u kthye prej Beogradit nė Prishtinė i filloi pėrpjekjet pėr krijimin e qeverisė kuislinge, qė pėrfunduan me pasoja tragjike pėr dikė qė refuzoi tė hynte nė kėtė qeveri tradhtare!

Dhe, kėto janė tė dhėna para tė cilave as historianė, as politikanė nuk mund tė qėndrojnė symbyllur e gojėkyēur kur flasin pėr vitin 1999 dhe pėr pavarėsinė e pritur tė Kosovės.

Sado pėr nga vokacioni i parė – shkencėtar e kjo domethėnė njeri qė do tė duhej t‘u bindej fakteve, kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, mohoi, kėshtu, faktet qė tashmė dihen dhe themeluesin e UĒK-sė dhe nismėtarin e luftės ēlirimtare, Adem Jasharin, pa ngurrim e zėvendėsoi nga mohuesi i tij dhe i gjithė luftės ēlirimtare nė Kosovė!

Dikush do tė thotė se kryetari Bamir Topi, megjithatė, e vizitoi shtėpinė e Jasharajve dhe bėri nderime nė varrin e Adem Jasharit. Kjo, ndėrkaq, nė asnjė mėnyrė nuk e arsyeton fjalimin e tij nė tė cilin u hesht emri i Adem Jasharit, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe lufta ēlirimtare nė Kosovė! Tjetėr ėshtė vizita protokollare e tjetėr ėshtė fjalimi "historik" nė Kuvendin e Kosovės.

Po, nuk ishte fjalimi i kryetarit Bamir Topi nė Kuvendin e Kosovės paraqitja e vetme e tij e papranueshme nė Prishtinė. Paraqitja e tij e dytė e papranueshme ishte ajo nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Kosovės.

Megjithėse rektori i Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, e pėrkujtoi se titulli ‘Dr honoris causa" i ėshtė "ndarė Presidentit Topi si falėnderim pėr mbėshtetjen e parezervė tė shtetit shqiptar ndaj luftės sė drejtė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė gjirin e sė cilės ishin edhe studentėt e kėtij universiteti", kryetari Bamir Topi e quajti tė lejueshme qė edhe kėtu tė flasė si partizan partiak nė vend qė tė fliste si kryetar i Shqipėrisė. Kėtu ai, nė fillim, pėrmendi emrat e disa studentėve pjesėmarrės nė demonstratat historike tė vitit 1981, shumica e tė cilėve sot janė nė politikė dhe i heshti plotėsisht, si tė mos kishin qenė kurrė, studentėt e shumtė tė kėtij universiteti qė dhanė jetėn nė luftėn ēlirimtare si pjesėtarė tė UĒK-sė.

Kjo amnezi morale e kryetarit Bamir Topi, padyshim, nuk ishte e rastėsishme.

Mosmarrėveshja e kryetarit Bamir Topi me luftėn ēlirimtare dhe me UĒK-nė, qė e bėri kėtė luftė, nuk mori fund me kaq. Nė vazhdim tė fjalės sė tij, ai e quajti tė nevojshme tė merret pakėz, por paharrueshėm, me pedagogėt e kėtij universiteti. Dhe, si u mor me ta? Nga radhėt e shumė pedagogėve tė kėtij universiteti ai u lejua tė veēojė shtatė-tetė qė, sipas mendimit tė tij partiak, ishin apo, mė saktė, sipas dėshirės sė tij partiake, do tė duhej tė ishin njerėzit mė tė merituar pėr punėn dhe historinė e Universitetit tė Prishtinės, dikur i quajtur Universiteti i Kosovės. I dinte vetė kėta emra apo ia kishin futur nė fjalim bashkėpunėtorėt e Presidencės a suflerėt e Prishtinės nuk ėshtė e rėndėsishme. E rėndėsishme ėshtė se tre prej kėtyre nuk kishin qenė kurrė pedagogė nė kėtė universitet, kurse njėri nga kėta tė tre, ndėrkaq, edhe nuk mund tė bėhej pedagog sepse kishte tė mbaruar vetėm shkollėn e mesme!

Pse, atėherė, kryetari i Shqipėrisė i veēoi si pedagogė mė tė merituar tė Universitetit tė Prishtinės vetėm kėta shtatėtetė vetje? Pse kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, si pedagogė tė lavdishėm tė Universitetit tė Kosovės i shpalli edhe ata qė kurrė nuk kanė punuar nė kėtė universitet ndėrsa harroi, shpėrfilli, gjithė ata pedagogė, vėrtet, tė merituar - mjekė me doktorata, kimistė, fizikanė, matematikanė, ekonomistė, pedagogė, psikologė, romanistė, anglistė, latinistė, historianė, historianė tė letėrsisė, gjuhėtarė, e tė tjerė, qė ia kushtuan gjithė jetėn kėtij universiteti?

E bėri kėtė vlerėsim tė gabuar, tė paqėndrueshėm dhe tė palejueshėm, kryetari Bamir Topi vetėm e vetėm pse gati tė gjithė ata qė pėrmendi ishin anėtarė tė njė partie nė Kosovė, pse deshi tė shquajė anėtarėt e kėsaj partie politike tė Kosovės pothuaj tė binjakėzuar me Partinė Demokratike tė Shqipėrisė?

E bėri kėtė vlerėsim tė gabuar e tė palejuar kryetari Bamir Topi, sepse deshi tė rishkruajė historinė e Universitetit tė Prishtinės ashtu siē ka kėrkuar kryetari i Partisė sė tij, Sali Berisha, qė tė rishkruhet historia e Shqipėrisė shtetėrore dhe e shqiptarėve nė pėrgjithėsi?

Pse jo? Mbasi nė Kuvendin e Kosovės e "rishkroi" historinė mė tė re tė Kosovės ashtu siē po kėrkon Kryeministri i Shqipėrisė shtetėrore qė tė rishkruhet historia ushtarako-politike e Shqipėrisė shtetėrore, nė Universitetin e Kosovės kryetari Bamir Topi e "rishkroi" historinė e kėtij universiteti!

Ndėrkaq, se do t‘i zbatojė kėrkesat e kryetarit tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, kryetari Bamir Topi e tregoi trefish prej se u bė kryetar i Shqipėrisė. Sė pari, e tregoi kur me nėnshkrimin e tij e shkarkoi kryeprokurorin Theodori Sollakun tė cilin, paraardhėsi i tij, ish-kryetari i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nuk gjeti arsye as kushtetutare, as politike, as morale qė ta bėnte kėtė!

Sė dyti, e tregoi kur me nėnshkrimin e tij e cenoi rėndė autonominė e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, duke shpėrfillur dhe, madje, duke fyer anėtarėt e saj dhe e shkarkoi kryetarin e posazgjedhur ligjėrisht, akademik Rexhep Meidanin!

Sė treti, e tregoi pak para se tė vinte nė Kosovė, kur me nėnshkrimin e tij e bėri tė plotfuqishėm ligjin me tė cilin librat, revistat dhe botimet e tjera shqip tė importuara nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e diaspora dhe librat, revistat e botimet e tjera nė gjuhė tė huaja tė importuara nga bota i ngarkoi me tatim prej 20 pėr qind - e bėri tė plotfuqishėm ligjin paramodern, pra, qė veēon (izolon) Shqipėrinė shtetėrore nga Kosova, viset e tjera kombėtare dhe nga bota nė pikėpamje shkencore, letrare e kulturore, duke cenuar ashtu pėrpjekjet pėr funksionimin e lirshėm tė hapėsirės kulturore kombėtare dhe pėr evropianizimin e krijimtarisė shpirtėrore shqiptare!

Dhe, kėshtu, prej se u bė kryetar i Shqipėrisė, Bamir Topi, me nėnshkrimet e
tij mbi ligjet dhe vendimet e qeverisė sė Sali Berishės i ēoi botės mesazhe me tė cilat u tregua se Shqipėria shtetėrore nuk e ka kaluar fazėn e parė tė demokratizimit; se njė institucion i saj - qeveria, i kontrollon edhe institucionet qė nė demokraci janė tė pavarura - Kuvendin, Kryetarin, Gjyqėsorin; se nė Shqipėri institucionet vazhdojnė tė jenė institucione mikste, me veēori tė pakta tė demokracisė e me veēori tė shumta tė autoritarizmit!

Nuk janė mungesa e pavarėsisė sė tij vepruese si kryetar i shtetit e treguar nė shembujt e sipėrthėnė dhe partishmėria e tij si kryetar i shtetit e treguar papranueshėm nė Kuvendin e Kosovės e nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, tė vetmet tė dhėna qė e bėjnė tė paarsyeshėm nderimin e Bamir Topit me titullin Dr. Honoris Causa. Megjithėse nė arsyetimin pėr dhėnien e kėtij ēmimi thuhet se ai i jepet kryetarit Bamir Topi pėr kontributin e tij personal "pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės", mendja objektive nuk e pranon kėtė arsyetim: kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, nuk shquhet me merita pėr "zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės".

Ai ėshtė zgjedhur kryetar i Shqipėrisė para afėr gjashtė muajsh dhe pėr gjashtė muaj nuk ka mundur tė bėjė shumė "pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės". Gjatė kėtyre gjashtė muajve ai ka pėrsėritur ato qė janė shqiptuar prej diplomatėve, politikanėve e shtetarėve amerikanė dhe evropianė, qė s‘do t‘i shqiptonte kurrė po tė mos i shqiptonin ata. Mė nė fund, tani ėshtė e lehtė tė bėhet "shumė" pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, domethėnė pėr pavarėsinė e Kosovės. Tani pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, pėr pavarėsinė e Kosovės, janė deklaruar pėrfundimisht shtetet prej tė cilave varet ky status: SHBA-tė dhe shtetet e mėdha tė Bashkimit Evropian.

Punėt pėr t‘u bėrė e mundshme qė SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian, mė nė fund, tė deklarohen pėr pavarėsinė e Kosovės janė bėrė pėrpara, para luftės, duke filluar nga viti 1981, e sidomos, gjatė luftės - nė kohėn kur zėri i Bamir Topit pėr Kosovėn nuk ėshtė dėgjuar fare, nė kohėn kur kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, i caktonte Kosovės si status pėrfundimtar autonominė nė kuadrin e Jugosllavisė sė mbetur, kur ai e quante Kosovėn djep qė u takon pėrgjysmė binjakėve tė rritur nė tė shqiptarė e serbė, kur ai furnizonte Malin e Zi e Serbinė me naftė me tė cilėn punonin tanket, autoblindat dhe helikopterėt e ushtrisė e tė policisė serbe me tė cilėt vriteshin tė rinjtė shqiptarė, pjesėtarėt e UĒK-sė dhe masakrohej popullsia shqiptare, kur ai ēohej kundėr Konferencės sė Rambujes!

Siē dihet, pėr punėn e bėrė nė kohėn e duhur pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, nė Shqipėri janė tė merituar tė tjerė e jo Bamir Topi dhe kryetari i Partisė sė tij, Sali Berisha: janė tė merituar, nė radhė tė parė, ish-kryetari i Shqipėrisė nė kohėn e luftės nė Kosovė, Rexhep Meidani, ish-deputeti dhe kryetari i Kėshillit pėr politikė tė jashtme nė Kuvendin e Shqipėrisė, Sabri Godo, ish-kryeministri i Shqipėrisė, Pandeli Majko dhe ish-kryetari i Shqipėrisė, Alfred Moisiu. E tė tjerė.

Nė qoftė se Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė i vendosur tė rishkruajė historinė e re shqiptare ashtu siē po shohim se po bėn nė Shqipėrinė shtetėrore dhe ashtu siē deshi ta rishkruajė kryetari Bamir Topi nė Kuvendin e Kosovės dhe nė Amfiteatrin e Fakultetit tė Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, senati dhe rektori i Universitetit tė Prishtinės nuk do tė duhej ta bėnin kėtė. Jo. Kurrsesi. Universitetet janė institucione tė arsimit, tė shkencės e tė etikės dhe prej tyre duhet tė rrjedhin vendime, gjykime e vlerėsime tė drejta, objektive e tė ndershme, qė mbesin nė histori e jo vlerėsime tė ēastshme konjukturale. Po, mund tė jetė se nderimi i kryetarit dhe i nėnkryetarit tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha e Bamir Topi, tani Kryeministėr dhe kryetar i Shqipėrisė, nuk lidhet fare me zgjidhjen e statusit tė Kosovės!

Ajo qė dėgjuam nė Kuvendin e Kosovės dhe nė Amfiteatrin e Fakultetit tė Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės ėshtė njė histori e falsifikuar dhe njė politikė e partishme, polarizuese, qė nė vend se shėndoshjes morale, u shėrbejnė atyre qė po shohim e po dėgjojmė pėrditė nė jetėn tonė politike, shkencore dhe kulturore: gėnjeshtrave, korrupsionit mendor dhe rėnies shpirtėrore tė shoqėrisė shqiptare. Gazeta Shqip 29.1.2008
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-08, 19:21   #3
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Ku e ke hallin Guri i Madh? Ēka paska thėnė Rexhep Qosja, sipas teje, qė po e "pėrēajka popullin"?
Duhet edhe ti edhe ēdonjėri ta kuptoni njė herė e pėrgjithmonė, se ka njerėz qė gjėrat i shohin realisht e jo me syrin e njė iluzionari, siq janė politikanėt shqipėtar nė pėrgjithėsi dhe njė pjesė e popullit tė mashtruar pas tyre!
Ėshtė mėse e vėrtetė kjo qė e thotė Qosja se Bamir Topi pėr asnjė moment nuk e ka pėrmendur luften e UĒK-sė, para parlamentit tė Kosovės. Edhe kėto momentet historike, nėse nuk ke harruar, Rugova i ka pas pėrmend sa ka qenė kryetar i Kosovės! Nuk e di sa elastike qenka kjo historia e jonė, por njė gjė e di se do tė kėputet diku nėse vazhdojmė tė ia bėjmė qejfin vetes me pallavrat e demagogėve tė mjerė qė po i prijnė popullit tonė!
Gabimi i Topit, qė e thekson edhe Qosja, ka qenė se ėshtė munduar tė i jap merita tė njėjta si atyre qė kanė luftuar ashtu edhe atyre qė nė ēdo mėnyrė e kanė penguar kėtė luftė! Deri me sot nuk kam hasur askund tė lexojė nė historinė e ndonjė populli tė botės, qė pėr ēlirimin e tyre paskan qenė meritor si ata qė luftuan, ashtu edhe ata qė e kanė sabotuar luften!
Popull i mrekullirave jemi ne shqiptarėt!
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-08, 19:29   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga sunshine

pas kti reagimit tuaj qe e kam prit me detyrove me hap temen tjter qe nuk pata deshir se i kontribon perqamjeve edhe pse ėsht e vertet
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-08, 19:45   #5
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Tema kryesore nė shtypin e sotėm shqiptar ishin:

1.Kryeministri Fatos Nano pret rexhep Qosen, dje nė mbrėmje.Nė njė
atmosferė miqėsore ēmalljeje, bashkėbiseduesit folėn gjatė pėr ēėshtjen e
Kosovės, pėr realitetin gjithėnjė e mė tė vėshtirė tė imponuar me forcė nga
politika agresive e Beogradit.
Tashmė ėshtė koha pėr kontakte sa mė tė shpeshta dhe konstruktive nė mėnyrė
qė tė mos i lihet rrugė aventurierėve ose provokatorėve tė ēfardo lloji.
Duhet sa mė tepėr arsye dhe kontroll nervash sepse qėllimi kryesor duhet tė
jetė qė tė kursehen sa mė shumė jetė njerėzish, thanė dy bashkėbiseduesit.
Qeveria shqiptare do tė vazhdojė tė punojė pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė
shpejtė paqėsore dhe tė qėndrueshme tė ēėshtjes sė Kosovės duke shfrytėzuar
tė gjitha mundėsitė e veta pėr tė influencuar nė vendimet e aleatėve
perėndimorė. Veēanrisht SHtetet e Bashkuara tė Amerikės janė nė kėto
momente faktor kyē i zgjidhjes sė krizės, tha kryeministri Fatos Nano duke
vėnė theksin nė kontaktet e shpeshta konstruktive me tė dėrguarit specialė
tė Presidentit Klinton, Tallbot, Hollbruk dhe Gellbard. Nga ana e tij prof.
Rexhep Qosja tha se kontaktet mes Tiranės dhe Prishtinės duhet tė vazhdojnė
tė mbahen nė tė gjitha nivelet sidomos ato intelektuale dhe akademike, por
e rėndėsishme shtoi ai, ėshtė qė vendimet pėr popullin e Kosovės t'i marrin
ato qarqe dhe individė tė cilėt kanė autoritet dhe influencė nė
Kosovė.(Zėri i Popullit faqja e parė).
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-08, 19:56   #6
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

*

"Ēka s’ka n’deti…“

Kėtu s’ėshtė bėrė kurrfarė pėrqarjeje as pėrvajtimi…
*pėrqarje =qarje e shpeshtė, rri vetėm duke qarė
*pėrvajtim = vajtim i shpeshtė, pa pra, vetėm vajtoj

Ajo qė ka shkruar akademik Rexhep Qosja nuk ka pėrmbajtje as pėrqarėse, as pėrvajtuese e as pėrēarėse. Madje as pėrmbajtje kritike. Ėshtė vetėm njė konstatim. Konstatim shumė i saktė. Dhe, si tė tillė nuk mund ta demantojė askush. As kokat mė tė ngritura/ndritura tė kombit e lėre mė ta demantojė ndokushi qė nuk i njeh as shkronjat e alfabetit. Pėrqarje…nc nc nc

***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-08, 20:19   #7
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR

Tema kryesore nė shtypin e sotėm shqiptar ishin:

1.Kryeministri Fatos Nano pret rexhep Qosen, dje nė mbrėmje.Nė njė
atmosferė miqėsore ēmalljeje, bashkėbiseduesit folėn gjatė pėr ēėshtjen e
Kosovės, pėr realitetin gjithėnjė e mė tė vėshtirė tė imponuar me forcė nga
politika agresive e Beogradit.
Tashmė ėshtė koha pėr kontakte sa mė tė shpeshta dhe konstruktive nė mėnyrė
qė tė mos i lihet rrugė aventurierėve ose provokatorėve tė ēfardo lloji.
Duhet sa mė tepėr arsye dhe kontroll nervash sepse qėllimi kryesor duhet tė
jetė qė tė kursehen sa mė shumė jetė njerėzish, thanė dy bashkėbiseduesit.
Qeveria shqiptare do tė vazhdojė tė punojė pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė
shpejtė paqėsore dhe tė qėndrueshme tė ēėshtjes sė Kosovės duke shfrytėzuar
tė gjitha mundėsitė e veta pėr tė influencuar nė vendimet e aleatėve
perėndimorė. Veēanrisht SHtetet e Bashkuara tė Amerikės janė nė kėto
momente faktor kyē i zgjidhjes sė krizės, tha kryeministri Fatos Nano duke
vėnė theksin nė kontaktet e shpeshta konstruktive me tė dėrguarit specialė
tė Presidentit Klinton, Tallbot, Hollbruk dhe Gellbard. Nga ana e tij prof.
Rexhep Qosja tha se kontaktet mes Tiranės dhe Prishtinės duhet tė vazhdojnė
tė mbahen nė tė gjitha nivelet sidomos ato intelektuale dhe akademike, por
e rėndėsishme shtoi ai, ėshtė qė vendimet pėr popullin e Kosovės t'i marrin
ato qarqe dhe individė tė cilėt kanė autoritet dhe influencė nė
Kosovė.(Zėri i Popullit faqja e parė).
Ti zotėri, ose nuk e kupton gjuhėn e shkruar letrare shqipe ose ke ndonjė problem tjetėr!?
Tė lutem, na i sqaro nė pika tė shkurta tendencat e "pėrēarjes" sė popullit sipas teje, nga kėto dy shkrime qė na solle kėtu!!!
Do tė isha personalisht shumė mirėnjohes!
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-11, 15:22   #8
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

O i din i Madhi Akademik mier se kush eshte per luft e kush per fjal haaaaaa
bravo akademik Qosja
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-11, 15:38   #9
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Llap mos ungut se tjeter mendim ka tash Qosja per Bamir TOPIN.Kan nryshu koherat dhe ngjyrat.Bota eshte sot e Kameleoneve !!
Njerezit po kan problem edhe me pasqyren se po ua nderron SURRATIN PER CDO DITE , E ATA KURQYSH ME BESU QE DJE ISHTE I KALTER E SOT I KUQ!!
Slogani i kesaj kohe eshte:

" Mos ma preke karriken se per ftyre pese pare nuk i jap .Ne daq edhe ....ne te!"
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 18-10-11 nė 15:44
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-11, 07:29   #10
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Nje pjese e intervistes se Qoses Topi Topalli
- Profesor, ndėrkohė nė Shqipėri thuajse ka filluar gara pėr presidentin e ardhshėm tė Shqipėrisė. Midis emrave qė lakohen pėr kėtė post janė Sali Berisha, Jozefina Topalli, etj Ju, si mendoni, cila do tė ishte figura mė e pėrshtatshme pėr kryetar tė Shtetit dhe cilės forcė politike do tė duhej t’i pėrkiste ai?

Berisha blektoral!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

- Po ta pėrdorja si mė lirisht togfjalėshin Tuaj “emra qė lakohen”, do tė thosha: Drejt! Tė gjithė ata kanė njė tė kaluar shumė tė lakuar. Sali Berisha? Shqipėria, aēik vendeve tė tjera ish komuniste nė Ballkan, por ngjashėm Rusisė dhe Bjellorusisė, vazhdon tė kryeministrohet jo prej njė ish-komunisti, por prej njė ish-anėtari tė nomenklaturės komuniste! Llukashenkoja i ynė ėshtė ish-sekretar i Partisė sė Punės nė Fakultetin e Mjekėsisė, nė tė vėrtetė nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Dhe, ky sekretar partie, qė vendoste pėr fatin e studentėve dhe profesorėve tė kėtij Universiteti, ishte mik shtėpie i Enver Hoxhės, qė bėnte ēmos tė shfrytėzonte lidhjet me tė bijtė e tij pėr tė krijuar karrierė sa mė tė fortė staliniste. Ky njeri, ky ish sekretar partie, pas komunizmit ishte njėherė kryetar i Shqipėrisė, qė e ēoi Shqipėrinė nė luftė qytetare nė vitin 1997 dhe u pėrmbys pas njė revolucioni demokratik. Si e duron Shqipėria autokracinė blegtorale tė Sali Berishės? Si mund tė lejojė ajo qė tė flitet qė ky njeri tė mbetet edhe mė tej nė pushtet? Madje tė supozohet pėr sė dyti kryetar i shtetit! Absurd! Pėrmbysje e ndėrgjegjes, madje e logjikės, madje e etikės elementare qytetare! Jozefina Topalli? Do kujtuar gjuhėn e saj nė karrigen e kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, sjelljet e saj, privatizimet e saj politike, uzurpimet e saj politike, fyerjet e saj ndaj opozitės, shprehjet e saj aq shpesh infantile, trashtinėn e saj mendore pėr tė mos i lejuar vetes tė mendosh se edhe njė personazh i tillė politik mund tė propozohet pėr kryetare tė Shqipėrisė. Ndihmoji, Zot Shqipėrisė. Ku ke katandisur Shqipėria ime e dashur! keshtu mendon Qosja
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-11, 07:53   #11
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Po , ju ,ku ishit dhe ku jeni sot profesor i nderuar ????
Edhe ju e provuat ne Politike !!
Provuat cka nuk provuat.
Por nenqmimin ,urrejtjen ,fyerjen dhe poshtimin e Atdheut dhe Kombit e bete me se miri.Dhe ,shih per hilen tuaj ,gjithmone duke sulmu emra te pervetshem por kur mblidhen te gjithe se bashku pak kush apo askush nuk mbetet jasht sharjeve tuaja.
Kete me se miri e treguat me Delina Dertin .
E "vrate" per te tregu se Kombi im (ndoshta edhe i yti) eshte vrases.
E "vrate " per te thene se shqiptaret dijn vetem te vrasin .
E " vrate " jo per hire te narracionit por per inate te Shqiperise se sotme !!
Profesor ,kur do te bindeni se kjo toke dhe ky nenqiell rrisin edhe lule. Apo ,ndoshta ,ne shpirtin tuaj nuk ka vend per LULE Shqiptare!!?
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 24-10-11 nė 09:16
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-11, 08:13   #12
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Qosja mori nga qeverija afersisht 200 000 euro per nje prejekt " madhor''
do te thot se ministrija e kultures punon vetem per Qosen!
E tani krize
qfar krize
krize eshte per shqiptare e jo per matrapaze.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-11, 11:24   #13
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Profesor Qosja pergjigjet ne pyetjen e gazetarit dhe shpreh mendimin e vete lidhur me pyetjen qe ia ben gazetari. Asgje me teper.

Sa e kuptova une, pyetja e gazetarit nuk kishte lidhje, madje as aludim, me projektet e Ministrise se Kultures, as me Delina Dertin (ky eshte derti i gurit...) e gjepura tjera absurde qe shkruhen ne kete forum.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-11, 12:47   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

LDK-ja i thotė qeverisė: Financove librat e Qosjes

LDK-ja ka sulmuar Qeverinė e Kosovės se ka ndarė 250 mijė euro pėr veprat e Rexhep Qosjes, tė cilat nuk kanė kurrfarė vlere shkencore. "Nuk mund tė theksohet si pėrparėsi ndarja e 1 milionė eurove pėr implementimin e strategjisė nacionale pėr shkencė, nė ndėrkohė qė 25 pėr qind tė kėsaj vlere apo 250 mijė i janė dhėnė publikimit tė veprave tė Rexhep Qosjes”, ėshtė thėnė nė njė konferencė pėr emdia tė grupit tė ekspertėve pėr ekonomi tė LDK-sė.

Kjo parti e ja quajtur 'qeveri megalomane, me pėrzierje tė kompetencave nė mes tė 6 zėvendėskryeministrave". "Plani ekonomik i Kosovės ėshtė i tipit tė seminareve tė studentėve, tė pėrgatitur gjatė vikendeve duke bėrė kamping, e i cili nuk ka se si tė sigurojė perspektivė ekonomike pėr mė shumė se 40 pėr qind tė tė papunėve dhe 30 pėr qind tė atyre qė jetojnė nė varfėri" kanė thėnė zyrtarėt e LDK-sė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 24-10-11 nė 12:50
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-11, 10:50   #15
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Rexhep Qosja Prap tenton me perqae Kombin

Mustafa thotė se Qosja njė ditė do tė ēmendet

Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) i ėshtė kundėrpėrgjigjur menjėherė akademikut Rexhep Qoja, i cili kishte thėnė se Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės (ASHAK) ėshtė bėrė shtėpi private e LDK-sė.
Kreu i LDK-sė, njėherėsh edhe kryetar i komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, citohet tė ketė thėnė se Qosja e ka kompleks LDK-nė.
“Iu ka vonuar mendimi sikurse revolucioni. Ai ka komplekse nga LDK-ja, njė ditė do tė ēmendet, por nuk ėshtė pėrgjegjėsi e jona”, ėshtė pėrgjigjur Mustafa pėr shkrimtarin dhe akademikun me njė sms.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.