Sonte, Liverpool arriti te shkruaj histori.
Eshte ekipi i pare ne historine e Kupes se Kampioneve qe arriti te permbys rrezulltatin 0-3, te barazoj, dhe te arrij te fitoj Kupen pas ekzekutimit te penalltive.
Liverpoolit iu deshten jo me shume se 7 minuta qe te permbys epersine e thelle te Italianeve, 0-3.
Goli i shenuar nga Anglezet, ri-ngjalli lojtaret e Liverpool-it, duke u paraqitur nje futboll krejt ndryshe nga ai i pjeses se pare. Pas golit te shenuar Anglezet pothuajse morren cdo gje ne dore te tyre, duke kontrolluar lojen ne minutat vazhduese te kohes se rregullt.
Pas pesimit te 3 golave te shpejte, Milan perpiqej te merrte veten nga tronditja qe kishte pesuar, por pa pasur mundesi te rrezikonin porten e Liverpool-it. Ne anen tjeter Liverpool perpiqej te vihej ne kontroll te ndeshjes.
Milan ka mundur fare lehte te shenonte golin e fitores vetem 2 minuta para perfundimit te pjeses se dyte shtese, pasi Shevchenko, nuk arrin te shenoj nga 3-4 metra. Gjuajta e tij u prit nga portieri Dudek (per te cilin ishte intervenimi me i mire ne krejt ndeshjen).
Pas ekzektutimit te penalltive, Liverpool, ishin me te sakte duke trimufuar, 3-2, per tu stolisur per te 5 here ne historine e Klubit me Kupen e Kampioneve.